Ukraina pritet shumë shpejt të marrë raketa të reja me rreze të gjatë veprimi që do t’i mundësojnë asaj të sulmojë pozicionet ruse të vendosura larg vijës së frontit, shkruan Daily Mail.
Raketat e prodhuara nga Boeing dhe Saab, të cilat lëshohen nga toka, kanë një rreze veprimi prej 160 kilometrash dhe mund të përdoren së bashku me raketat balistike amerikane ATACMS që kanë një rreze veprimi prej 300 kilometrash.
Një zyrtar amerikan i njohur me këtë çështje tha se është e mundur që Shtetet e Bashkuara mund të kenë dërguar disa nga GLSDB-të në Ukrainë që të mërkurën.
Politico shkruan se GLSDB-të janë testuar prej muajsh dhe se as Amerika nuk i ka në arsenalin e saj. Amerika ka një version që lëshohet nga ajri, por jo atë që lëshohet nga toka.
The first batch of new American high-precision long-range GLSDB bombs is arriving in Ukraine already today, Politico informs. GLSDB produced by Boeing and Saab companies have a range of up to 150 km, actually on the graph – how it works. pic.twitter.com/CEOk8vNG19
— Getty (@Getty776) January 31, 2024
GLSDB-të do të mbërrijnë në Ukrainë në një kohë kur ushtria ukrainase ka nevojë të madhe për municion. Bashkimi Evropian tha të mërkurën se do të dërgojë 500,000 njësi municionesh në Ukrainë, jo milionin që kishte premtuar.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme Josep Borrell këmbënguli se Bashkimi do të dërgojë më shumë se një milion copë municione në Ukrainë deri në fund të vitit.
Gjegjësisht, pritet që industria evropiane e mbrojtjes të rrisë edhe më shumë prodhimin e municioneve.
Ndihma ushtarake për Ukrainën do të jetë një nga temat kryesore të samitit të anëtarëve të Bashkimit Evropian, i cili do të mbahet të enjten.