Intervista televizive e ish-zëvendëskryeministrit në arrati, Arben Ahmetaj është thjesht një dëshmi tjetër se sa i thellë dhe i qelbur është moçali i “elitës” politike shqiptare.
Që afera e incineratorëve, ashtu si shumë afera të tjera koncesionesh apo PPP-sh mban erë të qelbur korrupsioni dhe amoraliteti, kjo dihet nga njerëzit e mirëinformuar, por nga ish-zv/kryeministri priteshin fakte dhe dokumente komprometuese që do të provonin atë që ka ndodhur në dëm të shoqërisë dhe përgjegjësinë e atyre që kanë luajtur fijet në prapaskenë.
Ish-zv/kryeministri nuk bëri asgjë publike në këto drejtime dhe, realisht, as nuk duhej pritur ta bënte
Sepse ai ka qenë vetë aty ku “piqej hallva”.
E vërteta është se zoti Ahmetaj është thjesht vetëm njëri prej politikanëve të korruptuar që gjenden me shumicë në të gjithë krahët politikë.
Kjo është edhe arsyeja që, në intervistën e tij, ai ishte sipërfaqësor, alibik dhe i pandershëm.
Megjithatë, ato pak gjëra që tha, nuk janë krejt të pavlera.
Shihni më poshtë editorialin e përgatitur nga DITA.