Ballina Kronika Biznesmeni i njohur grek i martuar me shqiptare ekzekutohet me breshëri kallashnikovi...

Biznesmeni i njohur grek i martuar me shqiptare ekzekutohet me breshëri kallashnikovi dhe i vihet zjarri brenda makinës

Një biznesmen i njohur grek u ekzekutua me breshëri plumbash mbrëmjen e kësaj të mërkure. Persona të panjohur i kishin ngritur pritë vdekjes biznesmenit Christos Gialia, i cili pasi u qëllua me kallashnikov dhe u vra në makinë, në Mandra i vunë zjarrin dhe e dogjën me qëllimin e dukshëm për të zhdukur çdo gjurmë që mund t’i zbulonte. Sipas informacioneve të para, në fakt autorët kanë qëlluar me kallashnikov teksa makina ishte në lëvizje, në rrugën “Agias Aikaterinis”.

Karakteristikë e organizimit të sulmit vrasës është se ata kanë djegur makinën dhe viktimën e tyre, për të mos rrezikuar të lënë gjurmë. Vrasja ka ndodhur në një distancë më pak se 200 metra nga shtëpia e biznesmenit dhe vlerësohet se autorët kishin ndjekur lëvizjet e tij. Policia ka nisur kërkimin për gjetjen e autorëve që u larguan me motor.

Automjeti është gjetur në rrugën “Agia Aikaterini” në Mandra dhe zjarrfikësit kanë tentuar të shuajnë zjarrin në vendngjarje. Nga hetimet, pranë mjetit të djegur u gjetën gëzhoja, ndërsa brenda mjetit u gjet një kallashnikov, i cili vlerësohet të jetë arma e vrasjes që autorët e kanë hedhur pas ekzekutimit. Pak metra më tutje është pikasur një tjetër makinë e djegur, me gjasë e autorëve. Viktima ishte pronar i kompanive të tregtimit të mishit me qindra punonjës. Në të njëjtën kohë, ai ishte pronar dhe agjent i tre skuadrave të futbollit, përkatësisht AO Trikala, Paneleussiniakou dhe Mandraikos.

Prita vrasëse ndaj ish-bashkëshortes

Në vitin 2018, ish-bashkëshortja e tij është vr

@tn.lajmelokale
@tetovanews