Ballina Aktualitet VIDEO: Kush është realisht Arben Ahmetaj dhe enigma e 60 milionë eurove

VIDEO: Kush është realisht Arben Ahmetaj dhe enigma e 60 milionë eurove

Intervista televizive e ish-zëvendëskryeministrit në arrati, Arben Ahmetaj është thjesht një dëshmi tjetër se sa i thellë dhe i qelbur është moçali i “elitës” politike shqiptare.

Që afera e incineratorëve, ashtu si shumë afera të tjera koncesionesh apo PPP-sh mban erë të qelbur korrupsioni dhe amoraliteti, kjo dihet nga njerëzit e mirëinformuar, por nga ish-zv/kryeministri priteshin fakte dhe dokumente komprometuese që do të provonin atë që ka ndodhur në dëm të shoqërisë dhe përgjegjësinë e atyre që kanë luajtur fijet në prapaskenë.

Ish-zv/kryeministri nuk bëri asgjë publike në këto drejtime dhe, realisht, as nuk duhej pritur ta bënte

Sepse ai ka qenë vetë aty ku “piqej hallva”.

E vërteta është se zoti Ahmetaj është thjesht vetëm njëri prej politikanëve të korruptuar që gjenden me shumicë në të gjithë krahët politikë.

Kjo është edhe arsyeja që, në intervistën e tij, ai ishte sipërfaqësor, alibik dhe i pandershëm.

Megjithatë, ato pak gjëra që tha, nuk janë krejt të pavlera.

Shihni më poshtë editorialin e përgatitur nga DITA.

@tn.lajmelokale
@tetovanews