Alexey Navalny, lideri i opozitës ruse dhe kritiku i hapur i Kremlinit, i cili ndërroi jetë sot në burg, në një dokumentar të CNN në vitin 2022, ka treguar mesazhin e tij në një skenar të mundshëm nëse vritet.
Në film, regjisori Daniel Roher pyet Navalny se çfarë mesazhi do të dëshironte t’i linte popullit rus nëse do të vritej.
“Mesazhi im për situatën kur vritem është shumë i thjeshtë: mos u dorëzo”, tha Navalny në anglisht.
Më pas, Roher i kërkoi t’i përgjigjej në rusisht.
“Kam diçka shumë të qartë për t’ju thënë. Nuk ju lejohet të dorëzoheni”, tha Navalny. “Nëse vendosin të më vrasin, do të thotë se ne jemi tepër të fortë. Ne duhet ta përdorim këtë fuqi, të mos dorëzohemi, të kujtojmë se jemi një fuqi e madhe që po shtypemi nga këta njerëz të këqij.
“Ne nuk e kuptojmë se sa të fortë jemi në të vërtetë. E vetmja gjë e nevojshme për triumfin e së keqes është që njerëzit e mirë të mos bëjnë asgjë. Pra, mos jini joaktiv.”
Roher më vonë i tha David Rind të CNN në podkastin “Tug of War” pse i kërkoi Navalny të ndërronte gjuhë.
“Mendova se fuqia e kësaj ishte mjaft domethënëse dhe simbolike, sepse ai tani është në burg në një gulag jashtë Moskës,” tha Roher. “Fjala e fundit e këtij presidenti të mundshëm le të jetë për popullin e tij.”
A clear and brave message from @navalny in case the regime should kill him. pic.twitter.com/zOEoFZheEG
— Carl Bildt (@carlbildt) February 16, 2024