Një shqiptar është dërguar me urgjenncë në spitaline Korinthisë në Greqi, pasi është goditur nga një shtyllë.
Mediat greke raportojnë se shqiptari ka qenë duke punuar në momentin që një nga shtyllat që kanë qenë duke montuar në rrugë është rrëzuar dhe e ka goditur në kokë.
Sipas mediave 50-vjeçari shqiptar është transportuar në spital, me lëndime të rënda dhe një hematomë të madhe në kokë.
Shqiptari do të dërgohet në një spital të Athinës sipas të njëjtave burime. Ndërkohë ka nisur një hetim nga autoritetet për rastin në fjalë.