Ballina Aktualitet Ia ndaluan emisionin, Adelina Ismaili paralajmëron se do ta publikojë intervistën me...

Ia ndaluan emisionin, Adelina Ismaili paralajmëron se do ta publikojë intervistën me hoxhën Drilon Gashi

Pas vendimit të RTK-së për të ndaluar transmetimin emisionit të Adelina Ismailit e cila kishte të ftuar teologun Drilon Gashi, këngëtarja reagoi me një postim duke thënë se do ta publikojë këtë episod në llogarinë e saj në Facebook.

Ismaili gjithashtu bëri të ditur se transmetimi i këtij episodi të emisionit të saj “Show i së premtes” do të bëhet të dielën.

“Miq të mi. Emisionin e plotë ‘Show i së premtes’ me mysafir teologun Drilon Gashin, do ta publikojmë nesër në Facebook-un tim. Unë besoj ende në liri”, shkroi ajo në një postim në Instagram.

“Unë jam Adelina e vogël që këndonte ‘Me dy gishta përmbi sy të kërkoj demokraci’ me Zanfinen 5 vjeçare, nën hundët e milicisë. Unë jam Adelina e ‘Lavdi ushtari im’ në kohë lufte. Unë jam Adelina e ‘Ushtrinë time do ta bëj’ e pasluftes. Unë jam ‘Sajzeza’ e ‘Amaneti’. Unë jam ‘Skenderbeu’ e ‘Konstantini’ Unë nuk frikësohem, por zhgënjehem. Dhe ngritem prap. Unë jam nënë e cila nuk beson në robëri. Unë jam grua e cila vdes vetëm për dashuri. Jam motër krenare. Jam bijë e kësaj toke, tjetër nuk kam. Jam Adelina juaj tash e 38 vite. Ju uroj shikim të këndshëm nesër. Një fitore e vogël në një rrugë të gjatë. Nga zemra faleminderit për mbështetjen”, theksoi këngëtarja e njohur shqiptare.

Intervista e mëhershme:

@tn.lajmelokale
@tetovanews