Ballina Top Lajm “Kam kancer”, Kate Mideltton shokon Britaninë

“Kam kancer”, Kate Mideltton shokon Britaninë

Pas shumë aludimesh, thashethemesh, e të pavërtetash, më në fund princesha e Uellsit Kate Mideltton ka folur për herë të parë për “zhdukjen” e saj për disa muaj dhe mos shfaqjen para publikut.

Princesha Kate ka deklaruar se është duke u kuruar nga kanceri, sëmundje e cila fatmirësisht është kapur që në fillim, pas disa analizave të bëra.

Në një videomesazh për publikun Kate Mideltton thotë se në fillim është shokuar kur u përballë me sëmundjen, por që sot fatmirësisht ndihet e fortë dhe po lufton çdo ditë për të mposhtur të keqen.

“Jam mirë dhe po forcohem çdo ditë e më shumë”, dekalroi Kate Mideltton.

Detajet e kancerit nuk janë bërë të ditura, por Kensington Palace thotë se ka besim se princesha do të shërohet plotësisht.

Deklarata e princeshës shpjegon se kur ajo bëri një operacion abdominal në janar, nuk dihej që kishte kancer.

“Sidoqoftë, testet pas operacionit zbuluan se kanceri ishte i pranishëm. Prandaj ekipi im mjekësor më këshilloi që duhet t’i nënshtrohej një kursi të kimioterapisë parandaluese dhe tani jam në fazat e hershme të këtij trajtimi,” tha princesha.

Ajo tha se po mendonte për të gjithë ata që janë prekur nga kanceri, duke shtuar: “Për të gjithë ata që përballen me këtë sëmundje, në çfarëdo forme qofshin, ju lutemi mos e humbni besimin apo shpresën. Nuk jeni vetëm”.