Ballina Top Lajm Të shtëna në Moskë/ Persona të maskuar hynë në sallën e koncerteve...

Të shtëna në Moskë/ Persona të maskuar hynë në sallën e koncerteve dhe hapën zjarr, MË SHUMË SE 40 PERSONA TË VRARË BRUTALISHT (FOTO, VIDEO)

Të paktën 40 persona u vranë dhe 100 u plagosën, sipas kanalit Baza Telegram të cituar nga Novaja Gazeta, në të shtënat në sallën e koncerteve në Krasnogorsk, afër Moskës. Rreth 200 persona janë ende brenda.

Pesë burra të maskuar dhe të armatosur kanë hapur zjarr në sallën e koncerteve në ‘Crocus City Hall’, duke lënë të vdekur të pakën 40 persona dhe 100 të plagosur.

Sulmi terrorist në Moskë: Të paktën 40 të vdekur dhe
Agjencia e lajmeve Tass shkruan se sulmuesit përdorën mitralozë.

Ria Novosti thotë se personat e armatosur gjithashtu “hodhën një granatë, duke ndezur një zjarr”, e më pas kanë qëlluar ndaj qytetarëve.

Në momentin e sulmit, qindra njerëz ishin të pranishëm në sallën e koncerteve, shumë u evakuuan.

Nga pamjet që shihen në rrjetet sociale, personat e armatosur qëllojnë pa mëshirë ndaj njerëzve me armë.

Më 7 mars të kaluar, ambasada amerikane në Moskë paralajmëroi për sulme të mundshme terroriste brenda 48 orëve, veçanërisht në vendet e mbushura me koncerte.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, ka reaguar për sulmin terrorist në sallën e koncerteve në Moskë, duke i përshkruar imazhet “të tmerrshme”.

“Mendimet tona janë me viktimat”, ka thënë më tej Kirby.

Pamje të rënda nga momenti i sulmit brenda në sallës së koncerteve në Moskë! Agresorët qëllojnë pa mëshirë ndaj qytetarëve

Një sulm terrorist ka ndodhur në Moskë, brenda një salle koncertesh. Siç shihet nga pamjet që janë publikuar në rrjetet sociale, persona të maskuar janë futur brenda sallës dhe kanë hapur zjarr duke vrarë qytetarë pa mëshirë.

Sipas mediave ruse, të paktën 12 persona u vranë dhe 35 u plagosën. Agjencia e lajmeve Tass shkruan se sulmuesit përdorën edhe mitralozë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews