Emisioni investigativ ‘Piranjat’ i ka ngritur një kurth një pedofili 40-vjeçar nga Peqini.
Algerti i kishte shkruajtur redaksinë së ‘Piranjave’ për të bërë një denoncim, por në fakt kjo nuk ishte arsyeja por ngacmimin e gazetareve, ku ka nisur mesazhe erotike dhe imazhe pornografike.
Gjatë bisedës me gazetaren investigative Kamila, ai pranon se kishte seksualisht një vajzë minorene në lagjen e tij.
Ky mesazh bëri që gazetarët t’i merrnin seriozisht mesazhet e 40-vjeçarit dhe lënë në takim me të në dhomë hoteli të improvizuar në periferi të Tiranës, që në fakt ishte redaksia e emisionit investigativ ‘Piranjat’.
Në momentin që ai u fut në zyrë u shfaqën para tij të gjitha ‘Piranjat ‘duke i ofruar një pritje mjaft të ngrohtë dhe ‘të përzemërt’ .
Por kur kuptoi se ishte në kurth ai largohet duke vrapuar nga redaksia dhe gazetarja e ndjek pas.