Ajo quhet Alba Renai e prezantuar për publikun në vjeshtën e 2023, është prezantuesja e re e një pjese të programit televiziv spanjoll Survivientes, versioni spanjoll i “Ishullit të njerëzve të famshëm”. Reality show do të transmetohet në TeleCinco, një televizion i menaxhuar nga “Mediaset España”.
Prezantuesja është krijuar nga Inteligjenca Artificiale. Edhe zëri i saj nëpër video duket i modeluar nga softueri. Zëri nuk përputhet me lëvizjet e gojës dhe fytyra e Albës është më ndryshe se në foto. Reagimi i përdoruesve nuk është shumë i ngrohtë. Ndër komentet më të shpeshta janë ata që pyesin se pse produksioni nuk zgjodhi të fokusohej tek një prezantuese e vërtetë.
Prezantuesja artificiale ka mbi 8,800 ndjekës në Instagram. Ajo u prezantua në Instagram vitin e kaluar me disa fotografi jo shumë realiste, megjithëse cilësia e imazheve të krijuara nga AI është përmirësuar shumë kohët e fundit.
View this post on Instagram
Në profilin e saj në Instagram thuhet se jeton në Madrid dhe profili i saj përmban foto nga ngjarjet sportive e deri te ngjarjet sociale, gjithashtu nuk mungojnë postimet e sponsorizuara për të promovuar produkte të ndryshme.
Pas këtij imazhi virtual është kompania BE A LION, një degë e Mediaset España, pronare e Telecinco. Reality shoë transmetohet çdo javë me prezantuesen e krijuar nga AI.