Sot varroset Zejnije Gubetini–Gashi, e cila u vra aksidentalisht natën e 26 marsit në rrugën Jeronim de Rada të Prishtinës.
Varrimi i saj do të bëhet në orën 15:15 në varrezat e qytetit në lagjen Arbëri (Dragodan).
“Me dhimbje të thellë, njoftojmë familjen, shoqërinë dhe miqtë se sot, më datën 27.03.2024, nga dora kriminale e grupeve mafioze në Prishtinë, si një kalimtare e rastit, u vra motra jonë (qika e axhës) Zejnije Gubetini Gashi. Varrimi i të ndjerës do të zhvillohet nesër, më datën 28.03.2024, me ikindi (15:15) në varrezat e qytetit Arbëri (Dragodan).”, thuhet në njoftimin e familjarëve.
Ndryshe, Gubetini- Gashi ishte dërguar me urgjencë në QKUK, mirëpo e njëjta nuk arriti që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ndërroi jetë të mërkurën në spital.