Babë dhe bir, Roland dhe Elidon Hoxha kanë ndërruar jetë nga shpërthimi i fuqishëm në Lushnjë ditën e sotme, në një fabrikë në ndërtim.
Vinçieri Roland Hoxha alias Landi Verçani (kanë ndërruar mbiemrin për arsye dokumentash) ndodhej sëbashku me djalin e tij Elidon Hoxha në kantierin ku po ndërtohej fabrika duke punuar.
Burime për Vizion Plus bënë me dije se gjatë punimeve babë dhe bir ndodheshin të dy brenda në vinç, dhe në një moment mjeti i tyre prek telat elektrikë, çka solli dhe shpërthimin e madh.
Roland Hoxha humbi jetën në vend, ndërsa djali i tij rrugës duke u transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndëkrohë për shkak të shpërthimit u plagosën edhe 5 perosna të tjerë, mes tyre edhe deputeti socialist Bujat Çela i cili ju nështrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe më pas u nis me urgjencë drejt Tiranës.
Mësohet se deputeti Çela ndodhej në pronën e tij në momentin e shpërthimit, e cila ka qenë ngjitur me kantierin e ndërtimit.
Shefi i urgjencës të spitalit të Traumës, Gjovalin Bushi, në një prononcim për mediat ka treguar lidhur me gjendjen shëndetësore të pacientëve që mbetën të plagosur nga shpërthimi sot në Lushnjë.
Mjeku tha se një 41 vjeçar, i identifikuar si Sokol Lumi ka arritur në gjendje kritike dhe ka hyrë menjëherë në sallën e operacionit, ku aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje në kokë, pasi ka hematoma në dy anët.
Ndërkohë edhe deputeti i PS Bujar Çela, pas ekzaminime qe ishin bërë në spitalin e Lushnjës është ri-ekzaminuar me detaje, skaner e analiza te tjera ku ka rezultuar me dëmtime të shumta bë pjesën abdominale dhe në mushkëri, është konkluduar nga ekipi mjekësor për ndërhyrje kirurgjikale , operacion i cili me gjasë do të jetë i gjatë, shpjegoi shefi i Urgjencës, Gjovalin Bushi.
“Deputeti është intervenuar në kirurgjinë e Lushnjës, kanë parë dëmtime të mëdha. Këtu e riekzaminuam dhe tani sapo u fut në sallë. Ka dëmtime te barku, ka edhe brenda në abdome. Si gjendje deputeti që nga momenti që erdhi dhe tani është stabël. Ka shumë dëmtime, metalike që duhet të largohen…”, tha shefi i Urgjencës së Traumës Gjovalin Bushi.