Ballina Sport Dueli i shumëpritur, boksieri shqiptar synon fitoren ndaj rivalit në arenën e...

Dueli i shumëpritur, boksieri shqiptar synon fitoren ndaj rivalit në arenën e Mynihut

Më 20 Prill, në Mynih, Gjermani, zhvillohet një ‘superduel’, i boksit profesionit, në peshën Cruiser dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga “BMW Arena”.

Jurgen Uldedaj-Damir Beljo, do jetë përballja kryesore e eventit, këtë herë për një gjerdan tjetër ‘WBA Continetal Europian’.

Kjo ndeshje premton emocione dhe luftë të fortë në ring.

I lindur në Shqipëri dhe me banim në Gjermani, 26-vjeçari Jurgen Uldedaj po shkëlqen në skenën e boksit profesionit, ku deri më tani ka koleksionuar 15 fitore (6 prej tyre me Knock Out) dhe 1 humbje në 16 ndeshje të zhvilluara.

Uldedaj, ish Kampion i botës në dy federatat kryesore: WBO Youth dhe WBC Youth dhe Kampion aktual në IBO Mediterranean, kërkon fitoren e 16-të.

Damir Beljo, ish-kampioni i Europës në WBO, me 27 fitore dhe vetëm një humbje, synon suksesin e 28-të.