Një 58 vjeçar në Prrenjas është mbytur në rezervuar. Denoncimi është bërë nga kushëriri i tij , i cili rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm ka telefonuar në polici për të treguar se ai dhe familjarë të tjerë kishin gjetur veshjet dhe biçikletën e 58 vjeçarit jashtë rezervuarit.
Denoncuesi ka patur dyshime se 58-vjeçari nga fshati Katjel është vetëmbytur në rezervuar.
Ndërkohë, pas kërkimeve intensive, polumbarët që asistuan shërbimet e Stacionit të Policisë Prrenjas, mundësuan gjetjen e trupit të 58-vjeçarit.
58 vjeçari, ishte larguar nga banesa që prej mëngjesit të ditës së djeshme (24 prill). Ndërkohë në vendngjarje, mbërritën menjëherë polumbarët e RENEA-s të cilët së bashku me familjarët nisën punën për gjetjen e trupit të 58 vjeçarit. Pas disa orëve kërkime u bë e mundur gjetja e trupit të shtetasit Xhevahir Durbaku.
Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit. /vizionplus.tv