Pas një hetimi të gjatë, policia italiane arrestoi një 35-vjeçar shqiptar me banim në Bolzano.
Burri ishte i punësuar në një kompani transporti, jetonte në lagjen Kaiserau, kishte një leje qëndrimi dhe gjithashtu zotëronte një garazh në lagjen Don Bosco. Megjithatë, të ardhurat e tij nga puna e rregullt me sa duket nuk i mjaftonin.
Siç zbuluan oficerët e rendit, ai grumbulloi “rrogën” e tij duke poseduar mallra tw vjedhu dhe duke shpërndarë drogë. Gjatë kontrollit në garazh, efektivët e rendit gjetën dy biçikleta elektronike të shtrenjta, të cilat ishin vjedhur në qytet pak ditë më parë.
Ata tashmë u janë kthyer pronarëve të ligjshëm. Hetuesit kanë sekuestruar edhe 11 kilogramë marijuanë dhe një shumë prej 2990 euro.
Ai akuzohet për marrjen e pasurive të vjedhura dhe trafik droge. Hetimet janë duke u zhvilluar për të identifikuar kanalet e mundshme të shitjes dhe mbështetësit.
Kuestori Paolo Sartori i hoqi lejen e qëndrimit shqiptarit në mënyrë që ai të dëbohej më pas nga vendi.