Një shtetas polak, emri dhe inicialet e të cilit janë publikuar, ishte në kontakt me shërbimet e inteligjencës ruse dhe po i ndihmonte ata të përgatisnin një përpjekje kundër presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Personi i quajtur Pavel K. dyshohet se ishte ngarkuar me mbledhjen dhe dërgimin e informacionit në shërbimin e inteligjencës ushtarake të Federatës Ruse, kryesisht për të ndihmuar agjencitë e inteligjencës ruse të planifikojnë një tentativë të mundshme për vrasjen e një udhëheqësi të shtetit të huaj, Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, tha në një deklaratë zyra e prokurorit polak.
Pavel K. u deklarua i gatshëm për të ndërmarrë veprime në emër të shërbimit të inteligjencës ushtarake të Federatës Ruse dhe kishte kontakte me qytetarë të Federatës Ruse që janë të përfshirë drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë, thuhej më tej.
Varshava u informua për veprimin e Pavel K. nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës. Sipas Prokurorit të Përgjithshëm ukrainas Andriy Kostin, personi i arrestuar kishte për detyrë të grumbullonte dhe t’i transferonte shtetit sulmues informacione në lidhje me sigurinë e aeroportit Rzeszow-Jasionka, në Poloninë juglindore, ku Zelensky shkon kur udhëton jashtë vendit. /vizionplus.tv