Ishulli japonez i Shikoku është goditur nga një tërmet me magnitudë 6.4. Sicc shihet edhe në video lëkundja kja qenë e fortë, duke krijuar panik te qytetarët.
Pas goditjes nuk ka pasur një raportim për të lënduar apo viktima, ndërsa nuk pritet të ketë as një goditje nga cunami pavarësisht se epiqendra ishte pranë detit.
BREAKING:
6.4 magnitude earthquake strikes southern Japan
— Visegrád 24 (@visegrad24) April 17, 2024
Duke goditur në një thellësi prej 50 kilometrash, epiqendra ishte në kanalin Bungo, një vijë që ndan ishujt Kyushu dhe Shikoku. Tronditja sizmike u ndje në një zonë të gjerë të Japonisë perëndimore.