“Ne sot falënderojm nga zemra përkrahjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili duhej të jet sot në mesin tonë, por e dini që ka disa zhvillime andej në Ballkan e dini që kemi një element problematik në vazhdimsi në Ballkan i cilki po vazhdon të bëjë probleme. Millosheviqi sot nuk është por pinjollët e tij vazhdojnë të jenmë andej dhe të krijojnë shqetësime. Dhe sot në fatkeqësi të shqiptarëve në momente të caktuara kur disa politikanë të korruptuar andej qoftë në Prishtinë, Shkup apo Tiranë, kur kanë ndonjë shqetësim se duhet të ndodh ndryshimi, ata bëjnë një telefonat si tek ai kuizi “Milioneri”, e thirrin mikun e tyre dhe fatjkeqësisht miku i tyre gjendet në Beograd. Edhe sot në maqedoni kur duhet të ndodh ndryshimi, ndodhi një telefonat e tillë dhe fatkeqësisht për zhvillimet që ndodhën me manovrat më të mëdha që i bën Serbia në kufi me Kosovën ja pamundësuan Albinit të Vetvendosjes që të jetë këtu, por nuk ja pamundësuan Albulenës së Vetvendosjes që të jetë në mesin tonë”, deklaroi lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami gjatë fjalimit të tij në Berlin.
Ballina Aktualitet VIDEO+FOTO/Kasami nga Berlini: Telefonuan në Beograd ta ndalojnë Albinin, por nuk e...