Ballina Aktualitet Athina kërcënon Shkupin për integrimin, Mitsotakis: Rruga e Maqedonisë drejt Europës kalon...

Athina kërcënon Shkupin për integrimin, Mitsotakis: Rruga e Maqedonisë drejt Europës kalon nga Greqia

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka lëshuar një tjetër paralajmërim për Maqedoninë e Veriut  pas përdorimit të vazhdueshëm  të termit “ Maqedoni” dhe jo “Maqedoni e Veriut” nga presidentja  Gordana Siliakovska  dhe kryeministri  Mickoski.

“Kur filloni të tërhiqni litarin, bëhuni gati nëse ai këputet” – ishte kjo deklarata e kryeministrit grek  në një intervistë për gazetën  vendase “TA NEA”.

“Dhe nëse del nga kursi i rënë dakord,  le ta dijë se do ta gjejë të mbyllur rrugën drejt Europës. Rruga kalon nga Greqia dhe respektimi i së drejtës ndërkombëtare”, tha Mitsotakis.

Shefi i qeverisë greke  foli edhe per mardheniet  me Turqinë, ndërsa  theksoi se provokimet janë ndalur dhe kanë nisur diskutimet.

“Kam thënë para dy vitesh se  provokimet ndalojnë dhe fillojnë diskutimet.  Dhe tani edhe zoti Erdogan ka marrë këtë rrugë. Greqia nuk i harron mosmarrëveshjet e saj me Turqinë . Megjithatë, kjo  nuk do të thotë se duhet të jetojmë me gishtin në këmbëz gjatë gjithë kohës”, u shpreh ai.

Ai po ashtu vuri në dukje bashkëpunimin  me Turqinë në fusha të ndryshme .

 “Dhe për shkak se disa njerëz në Greqi dhe Turqi ushqehen me krizën greko-turke, pyesni kritikët tanë për rezultatet e politikës sonë, të cilët shohin reduktimin e flukseve të imigracionit. Ose banorët tanë ishullorë që kanë parë rritjen e ekonomive lokale nga vizat për vizitorët turq. Shihni edhe pozicionin e Greqisë në kontekstin ndërkombëtar. Konfrontim, apo një përpjekje për të bashkëjetuar me fqinjin tonë, kur pak më poshtë Lindja e Mesme është në zjarr dhe në zemër të Evropës është ndezur lufta?”, tha kryeministri grek.

Më 13 maj kryeministri grek Kyriakos Mitcotakis vizitoi Ankarane ku u takua me homologun turk Erdogan. Pavaresisht se bisedimet  mes tyre u zhvilluan në një atmosferë të mirë, gjatë deklaratave të tyre të përbashkëta u shfaqën mosmarrëveshje  kryesisht per  minoritetin turk në Greqi dhe luftën Izrael – Hamas. /vizionplus.tv