Gazetari dhe opinionisti nga Kosova, Berat Buzhala, ka vazhduar të komentoj zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut.
Buzhala shkruan se bashkësia ndërkombëtare, Amerika dhe Gjermania, nuk kanë asgjë kundër që në qeverinë e ardhshme të jenë VMRO-DPMNE dhe VLEN-i.
Sipas Buzhalës, VMRO-DPMNE ka shumë vota saqë është e pashmangshme që ata të jenë në pushtet, ndërsa ky subjekt nuk ka dalë publikisht dhe të thotë se jemi me Rusinë, andaj, thotë ai, ndërkombëtarët nuk kanë asgjë kundër që VMRO të rikthehet në pushtet.
Buzhala shkruan se parimi fitues me fitues në Maqedoni është shkel më herët, pikërisht nga BDI-ja.
“Ky precedanti qe duhet partia ma e madhe maqedone me partine ma te madhe shqiptare eshte tradhtuar para disa vitesh, kur partia ma e madhe maqedone u pat lane ne opozite. Apo? A ju kujtohet? Sigurisht qe ka rendesi edhe rezultati final i zgjedhjeve, por une analizen po e bej ne baze te rezultatit te zgjedhjeve presidenciale. E ka peshen e vet edhe numri i deputeteve shqiptare qe do te futen ne Kuvend, nga te dy blloqet shqiptare. Nese dallimi eshte shume i madh, sigurishtë qe eshte veshtire i injorueshem blloku me i madh shqiptar, por nese dallimi eshte dy tre deputete, atehere kurrkush nuk ka me te pyet se cila parti shqiptare ka dale simbolikisht e para”, shkruan Buzhala.
Për Buzhalën kërcënimet se Maqedonia do të shkatërohet ose ndahet nese ky ose ai subjekt nuk futet ne qeveri, janë navie dhe qesharake.
“Dihet kush e ndane e kush e mbane bashke kete shtet”, shkruan Buzhala.