Ballina Bota KUSH SI VOTOI LIDHUR ME REZOLUTËN PËR GJENOCIDIN NË SREBRENICË

KUSH SI VOTOI LIDHUR ME REZOLUTËN PËR GJENOCIDIN NË SREBRENICË

Nga Xhelal Zejneli

Serbi, të ka shkelur koha.Je evogël për të qenë e madhe!

Në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork u miratua propozimi që 11 korriku të shpallet “Ditë ndërkombëtare e përkujtimit dhe e shënimit të gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë”. Prej gjithsej 193 shteteve, për aprovimin e Rezolutës  votuan 84 shtete. Kundër ishin 19 shtete, ndërsa abstenuan 68 sish. Në momentin e votimit, 22 shtete nuk ishin të pranishëm në sallë.

*   *   *

Rezolutën e mbështetën shtetet: Afrika e Jugut, Andora, Arabia Saudite, Australia, Austria, Bangladeshi, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Britania e Madhe, Brunei, Bullgaria, Çadi, Çekia, Danimarka, Egjipti, Ekuadori, Estonia, Fixhi, Finlanda, Franca, Gambia, Guajana, Guineja Bisao, Gjermania, Holanda, Indonezia, Iraku, Irani,  Irlanda, Islanda, Italia, Ishujt e Gjelbër (KaboVerde), Japonia, Jemeni, Jordania, Kanadaja, Katari, Kili, Koreja e Jugut, Kolumbia, Kosta-Rika, Kroacia, Kuvajti, Letonia, Libia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malajzia, Malavi, Mali i Zi, Malta, Maqedonia e Veriut, Mauritania, Mianmari, Mikronezia, Moldavia, Nigeri, Norvegjia, Pakistani, Pallau, Polonia, Portugalia, Rumania, Ruanda, Salvadori,  San-Marino, Senegali, Sierra-Leone, Singapori, Sllovenia, Spanja, Suedia, ShBA-ja, Shqipëria, Tanzania, Tunizia, Turqia, Ukraina, Uruguai, Xhibuti, Zambia, Zelanda e Re dhe Zvicra.

Kundër rezolutës votuan shtetet: Antigua-Barbuda, Bjellorusia, Dominika, Eritreja, Esuatini, Grenada, Hungaria, Ishujt Komore, Kina, Koreja Veriore, Kuba, Mali, Nauru, Nikaragua, Republika Demokratike e Kongos, Rusia, Sao-Tome-e-Principe, Serbia dhe Siria.

Abstenuan shtetet: Algjeri, Angola, Argjentina, Armenia, Bregu i Fildishtë, Ishujt Bahama, Bahrejni, Barbadosi, Benini, Butani, Bocuana, Brazili, Burundi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Etiopia, Filipinet, Gaboni, Gana, Greqia, Guatemala, Guineja, Guineja Ekuatoriale, Gjeorgjia, Haiti, Hondurasi, India, Kamboxhia, Kameruni, Kazakistani, Kenia, Kiribati, Kongo, Laosi, Lesoto, Libani, Madagaskari, Maldivet, Meksika, Mongolia, Mozambiku, Namibia, Nepali, Nigeria, Omani, Panamaja, Papua Guineja e Re, Paraguai, Peru, Qiproja, Republika Dominikane, Seishelet, Sen-Kits, Sen-Lui (në Afrikë), Sen-Vincent, Sllovakia, Ishujt Solomon, Sudani Jugor, Sri-Lanka, Sudani, Surinami, Tajlanda, Taxhikistani, Togoja, Trnidad-e-Tobago, Tuvallu, Uganda, Vietnami dhe Xhamajka,

Në momentin e votimit nuk ishin të pranishëm në sallë 22 shtete: Afganistani, Afrika Qendrore, Azerbajxhani, Belize, Bolivia, BurkinoFaso, Ishujt Marshall, Izraeli, Kirgizia, Liberia, Mauriciusi, Monako, Maroku, Samoa, Somalia, Timor Lindor, Tongo, Turkmenia, Uzbekistani, Vanuatu, Venezuela, Zimbabve.

*   *   *

Rrjedha e seancës në Asamblenë e Përgjithshme të KB-ve

Me dokumentin, 11 korriku shpallet Ditë ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë,  dënohet mohimi  i  gjenocidit  si dhe  glorifikimi i  krimeve të luftës. Propozues të dokumentit ishin Gjermania dhe Ruanda, të mbështetura prej tridhjetë vendeve bashkë-sponsorë. Para se të bëhej votimi, përfaqësuesja e Gjermanisë në KB, AntjeLendertse(1963- )i ftoi shtet që ta mbështesin rezolutën, duke theksuar se ajo “nuk është e drejtuar kundër askujt, e posaçërisht jo kundër Serbisë”.

Ajo theksoi se “rezoluta ka të bëjë vetëm me kryerësit e gjenocidit”, duke shtuar se “gjatë luftës kanë pësuar të gjitha bashkësitë etnike “. Qëllimi është që “të njihen të gjitha viktimat”.

Beogradi zyrtar doli kundër aprovimit të rezolutës, duke pohuar se në këtë mënyrë populli serb do të shpallej “popull gjenocidal”.  Në Sarajevë ndërkaq, rezolutën e konsiderojnë si një rast që do të bënte të mundur vazhdimin e pajtimit.

Në korrik të viti 1995 pjesëtarët e Ushtrisë së Republikës Serbe vranë Srebrenicë8.372 vetë, midis tyre edhe fëmijë. Srebrenica ndodhet në Republikën Serbe, e cila është një prej dy entiteteve të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Përkundër aktgjykimeve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (GjNPJ), të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe të gjykatave të vendit, për gjenocidin në Srebrenicë, edhe pas tri dekadave, ka dallime në pikëpamje.

 

*   *   *

            Prej vendeve evropiane, kundër rezolutës ishin Serbia, Rusia, Bjellorusia dhe Hungaria. Prej shteteve të mëdha, kundër rezolutës votoi vetëm Kina.

Rezolutën e mbështetën të gjitha vendet e Evropës Perëndimore, të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë – Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Prej vendeve evropiane, abstenuan vetëm Gjeorgjia, Armenia, Qiproja, Greqia dhe Sllovakia.

*    *   *

Me të filluar seanca e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, u kumtua se Vanuatu, një vend i vogël ishullor diku kah Australia, e ka tërhequr bashkë-sponsorimin e rezolutës.

Si vend propozues i rezolutës, e para e mori fjalën përfaqësuesja e Gjermanisë AntjeLendertse. Ajo tha: “Nisma duhet t’u tregojë respekt ndaj viktimave  dhe t’u  ofrojë mbështetje  të mbijetuarve.  Shënimi i 11 korrikut si Ditë ndërkombëtare  e përkujtimit të  Srebrenicës duhet të bëjë të mundur shënimin vjetor të ditës në KB  dhe të përmbajë gjuhën kundër mohimit të gjenocidit”. Ajo shtoi se kryerësit e krimeve siç është gjenocidi, janë përgjigjur para gjykatave.

Për gjenocidin ndaj të paktën 8.372 boshnjakëve dhe për krime të tjera të luftës në rajonin e Srebrenicës, mbi 50 vetë janë dënuar me rreth 700 vjet burg.

Me dënim të përjetshëm, përpos tjerash edhe për shkak të Srebrenicës, janë dënuar ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Serbe, gjeneral RatkoMladiqisi dhe ish-kryetari i Republikës Serbe, RadovanKaraxhiqi.

“Çfarë porosie do t’u dërgojmë  brezave të ardhshëm  po qe se nuk  tregojmë respekt  për  viktimat”, pyeti diplomatja gjermane AntjeLendertse. Ajo shtoi se “rezoluta e ka mbështetje e vendeve të mbarë botës, përfshi edhe të Ballkanit Perëndimor”.

Në mesin e tridhjetëbashkë-sponsorëve janë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut.

*   *   *

            Para votimit dhe pas tij, diplomatëve të Asamblesë së Përgjithshme të KB-ve, iu drejtuan përfaqësuesit e një numri shtetesh. Ambasadori i Kinës pranë KB-ve, FuCong, midis tjerash tha se Kina do të votojë kundër rezolutës. Anën e Serbisë e mbajti edhe përfaqësuesi i Rusisë pranë KB-ve VasiliNebenzja.

            Beogradi zyrtar dhe autoritet e Republikës Serbe të MiloradDodikut edhe më tej mohojnë se në Srebrenicë është kryer gjenocid. Sipas tyre, kemi të bëjmë, jo me gjenocid por me “krim të tmerrshëm”.

E mbështetur edhe nga Rusia, Serbia në mënyrë aktive loboi kundër aprovimit të rezolutës në Kombet e Bashkuara.

Vuçiqi vajti në Nju-Jork me bekimin e patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Irinej dhe me lutjen në tempullin e Shën Savës në Beograd, ku morën pjesë edhe krerët politikë të Republikës Serbe.

Vuçiqie mori fjalën, si para votimit për rezolutën, ashtu edhe pas tij. Gjatë gjithë kohës, nuk arrinte ta fshehë zemëratën. Në momente të caktuara, ishte  edhe teatral. Harroi se nuk ndodhej në pallankat e Serbisë.

Para votimit për rezolutën, Dodiku tha: “Po qe se rezoluta miratohet,Republika Serbe do të ndërmarrë procesin  e  ndarjes paqësore  të Bosnjës dhe Hercegovinës. Fuqitë Perëndimore deshën t’ua veshin serbëve gjenocidizmin dhe t’ua imponojnë diskualifikimin moral.

*   *   *

Vuçiqi dhe bashkëpunëtorët e tij nuk dëshirojnë ta pranojnë se epoka e SlobodanMilosheviqit ka mbaruar. Po kështu do të perëndojë edhe epoka e VladimirPutinit. Serbia ka ngecur në kohën e IlijaGarashaninit, të JovanCvijiqit, të Vasa Çubriloviqit, të NikolaPashiqit, të Karagjorgjeviqëve, të Rankoviqit, të DobricaQosiqit, të Milosheviqit, të VojislavSheshelit dhe të epigoneve, si TomislavNikoliqi, Vulini.

Akademia Serbe e Shkencave dhe e Arteve dhe Lidhja e Shkritarëve e Serbisë – heshtin. Serbia ka mbetur pa intelektualë, pa mendim kritik, pa mendim alternativ, pa shkrimtarë, pa filozofë. Në Serbi mbizotëron diktatura, njëmendimi politik dhe ideologjik. Serbia ndodhet në anën e kundërt të demokracisë. Ajo vepron në kundërshti me tendencën historike. Atë e ka shkelur koha. Ajo është në konflikt me të gjithë, me Kroacinë, me Bosnjën dhe Hercegovinën, me Malin e Zi, me Kosovën. Hiç më mirë s’qëndron me Maqedoninë e Veriut, me Bullgarinë. Në konflikt me të gjithë fqinjët. Serbia s’ka forcë t’i kthehet vetvetes, ta kërkojë fajin në vetvete. Ideologjia serbomadhe, e ashtuquajtura Botë Serbe nuk është veçse irracionalizëm. Ide ultranacionaliste, retrograde dhe anakronike në Evropën e shekullit XXI! Politikanët serbë thonë: “Integrimi i Serbisë në BE s’ka alternativë”. Po si do të integrohesh në familjen evropiane kur në Asamblenë e Përgjithshme të KB-ve i gjithë kontinenti votoi për rezolutën, për të mos thënë, kundër Serbisë. Miratimi i rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë paraqet grusht vdekjeprurës për Serbinë. Nokaut. Udhëheqja e përtashme serbe që ndjek hap pas hapi politikën e zjarrvënësit të gadishullit, Milosheviqit, e ka marrë në qafë Serbinë, i ka marrë në qafë të rinjtë,   brezat e rinj.

Nga shqetësimi i madh, miratimin e rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, Vuçiqi u përpoq ta relativizojë dhe ta minimizojë, duke thënë se numri i shteteve që votuan për të, nuk ishte i madh.

Serbi! Kundër rezolutës dolën jo më shumë se 18 shtete. Bashkë me ty bëhen 19 sish. Mos u kruaj me Gjermaninë Vuçiq, se po të mos ishin investimet gjermane që arrijnë rreth 10 miliardë euro, Serbia sot do të kishte krizë buke. Në 15 vitet e fundit, Serbia arrin të sigurojë bukën, jo me investimet ruso-kineze, por me ato perëndimore. Serbi, ti je mosmirënjohëse. Je e vogël, për të qenë e madhe! Ambiciet i ke në shpërpjesëtim me përmasat.

Lideri i partisë opozitare Partia e Lirisë dhe e Drejtësisë, DraganGjilas, miratimin e rezolutës në Nju-Jork e quajti “dështim i ri i Vuçiqit”. “Pas kësaj,ai nuk mund të mbetet kryetar i Serbisë. Serbisë  nuk i duhet  një kryetar që lufton,  por një  kryetar që fiton, ndërsa Vuçiqi vazhdimisht humb dhe gjithmonë fajtorë janë të tjerët  –  kurrë s’janë fajtorë, as ai, as bashkëpunëtorët e tij . Serbia është  e  lodhur  prej dështimeve të vazhdueshme,  prandaj është koha  që ‘prijësi i madh’, i cili i ka humbur të gjitha betejat, më në fund të shkojë në histori”.       Le ta sheh bota se me çfarë Serbie gjenocidale kanë pasur punë shqiptarët!

TEKSTI PËRFUNDIMTAR I REZOLUTËS PËR SREBRENICËN, DËRGUAR ASAMBLESË SË PËRGJITHSHME TË KOMBEVE TË BASHKUARA

            Propozimi përfundimtar i Rezolutës së KB-ve për gjenocidin në Srebrenicë u harmonizua dhe iu dorëzua kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Pas shumë konsultimeve inkluzive, Propozimi përfundimtar i Rezolutës ‘Dita ndërkombëtare e refleksionit dhe e komemoracionit të Gjenocidit në Srebrenicë 1995” nga ‘cross-regionalcoregroup’, iu dërgua kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të KB-ve dhe të gjitha misioneve të përhershme në KB”.

Teksti përfundimtar i propozimit të Rezolutës:

“Duke u prirë nga Karta e Kombeve të Bashkuara, nga Deklarata universale për të drejtat e njeriut dhe nga Konventa për parandalimin dhe dënimin e krimit të gjenocidit, duke iu referuar Rezolutës 819 të Këshillit të Sigurimit të datës 16 prill 1993 me të cilën Srebrenica shpallet zonë e sigurt, Rezolutës 827 të datës 25 maj 1993 për formimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (GjNPJ) dhe Rezolutës 1966 të datës 22 dhjetor 2010 për formimin e Mekanizmit ndërkombëtar rezidualpër gjykatat penale, duke i përkujtuar   të gjitha aktgjykimet e GjNPJ-së, e sidomos tetë prej tyre të cilët përmbajnë aktgjykime dënuese për krim gjenocidi ndaj myslimanëve boshnjakë të kryer në Srebrenicë në vitin 1995, veçanërisht aktgjykimin e Kolegjit ankimor të GjNPJ-së të datës 19 prill 2004 (GjNPJ kundër Kërstiqit), Mekanizmin ndërkombëtar rezidual për kolegjin ankimor të gjykatave penale, aktgjykimi i datës 8 qershor 2021 (GjNPJ kundër Mladiqit), aktgjykimin e Mekanizmit ndërkombëtar rezidual për kolegjin ankimor të gjykatave penale të datës 20 mars 2019 (GjNPJ kundër Karaxhiqit), Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) të datës 26 shkurt 2007 e cila përcaktoi se veprat e kryera në Srebrenicë paraqesin vepra gjenocidale, duke konfirmuar kundërshtimin tonë të fuqishëm të pandëshkueshmërisë së gjenocidit, të krimeve kundër njerëzimit, të krimeve të luftës dhe të shkeljeve të tjera të të drejtës ndërkombëtare humanitare dhe të të drejtës ndërkombëtare të njeriut dhe duke theksuar në këtë kontekst përgjegjësinë e shteteve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për këtë qëllim të hulumtojnë rrënjësisht dhe të ndjekin penalisht, në përputhje me detyrimet juridike ndërkombëtare relevante të tyre dhe me të drejtën në vendet e tyre, personat përgjegjës për vepra të tilla, për të shmangur përsëritjen e tyre dhe për të arritur një paqe të qëndrueshme, drejtësi, vërtetësi dhe pajtim për të cilën nevojitet pjesëmarrja e viktimave dhe e të mbijetuarve si dhe e anëtarëve të familjeve të tyre si çështje me peshë qendrore, duke përshëndetur përparimin e rëndësishëm që kanë bërë në vitet e fundit gjykatat ndërkombëtare lidhur me luftën kundër pandëshkueshmërisë dhe sigurimit të përgjegjësisë për gjenocid, për krime kundër njerëzimit, për krime lufte dhe për krime të tjera të papara, të arritur nëpërmjet sistemit të jurisprudencës penale ndërkombëtare, në këtë pikëpamje çmon kontributin e posaçëm të GjNPJ-së dhe thekson rëndësinë e gatishmërisë së bashkësisë ndërkombëtare për të ndërmarrë aksion kolektiv nëpërmjet Këshillit të Sigurimit, në përputhje me Kartën dhe bazuar në rastin e veçantë, me qëllim që akoma më shumë të sigurohet përgjegjësia për gjenocid dhe për parandalimin e tij.

Duke përsëritur se përgjegjësia penale, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare për krimin e gjenocidit, është individuale dhe nuk mund t’i vishet cilitdo grup etnik, religjioz apo ndonjë grupi tjetër, apo bashkësi si tërësi.

Duke marrë parasysh rolin e këshilltarëve specialë të sekretarit të përgjithshëm për parandalimin e gjenocidit dhe përgjegjësinë për mbrojtje; dhe duke theksuar rëndësinë e brifingjeve të rregullta për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe të së drejtës ndërkombëtare humanitare, si dhe për gjuhën e urrejtjes dhe nxitjen në ngritjen e hershme të vetëdijes për gjenocid potencial, po ashtu duke vënë dukje se procesuimi i personave përgjegjës për gjenocid dhe për krime të tjera ndërkombëtare në sistemet kombëtare të jurisprudencës, përfshi edhe Gjykatën e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe të GjNPJ-së, si dhe Mekanizmin ndërkombëtar rezidual për gjykata penale, mbetet qendrore në procesin e pajtimit kombëtar dhe në ndërtimin e besimit dhe për përtëritjen dhe ruajtjen e paqes në Bosnjë dhe Hercegovinë, duke pranuar edhe më tej faktin se bashkëpunimi i fuqishëm rajonal ndërmjet prokurorive shtetërore ka një rëndësi thelbësore për nxitjen e paqes, të drejtësisë, të së vërtetës dhe të pajtimit midis shteteve të rajonit, duke konstatuar se në vitin 2025 do të shënohet tridhjetë vjetori i gjenocidit në Srebrenicënë të cilën humbën të paktën 8,372 jetë, mijëra të tjerë u shpërngulën, ndërsa familjet dhe bashkësitë i devastuan (i shkatërruan):

 

  1. Vendos që 11 korriku të shpallet Ditë ndërkombëtare e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë 1995 e cila do të shënohet çdo vit;
  2. Dënon pa rezervë çfarëdo mohimi të gjenocidit në Srebrenicë si një ngjarje historike dhe i fton shtetet anëtare t’i ruajnë faktet e përcaktuara, duke përfshirë edhe nëpërmjet sistemeve të tyre të arsimit, duke zhvilluar programe përkatëse, po ashtu në shenjë përkujtimi, me qëllim të parandalimit të mohimit dhe të shtrembërimit të fakteve dhe të dukurisë së gjenocidit në të ardhmen;
  3. Po ashtu pa rezervë i dënon veprimet të cilat i madhështojnë personat e dënuar për krime lufte, për krime kundër njerëzimti dhe për gjenocid nga gjykatat ndërkombëtare, duke përfshirë personat përgjegjës për gjenocidin në Srebrenicë;
  4. Thekson rëndësinë e përfundimit të procesit të gjetjes dhe të identifikimit të viktimave të tjera të gjenocidit në Srebrenicë dhe varrosjes dinjitoze të tyre dhe bën thirrje për vazhdimin e procesuimit të atyre kryerësve të gjenocidit në Srebrenicë të cilët pritet të ballafaqohen me drejtësinë;
  5. U bën thirrje të gjitha shteteve që t’u përmbahen plotësisht detyrimeve të veta sipas Konventës për parandalimin dhe dënimin e krimit të gjenocidit, siç është e zbatueshme dhe të drejtës zakonore ndërkombëtare për parandalimin dhe dënimin e gjenocidit, kundrejt respektimit të detyrueshëm të vendimeve të ICJ-së;
  6. Kërkon prej sekretarit të përgjithshëm të përcaktojë programin e informimit me titullin “Gjenocidi në Srebrenicë dhe Kombet e Bashkuara”, duke filluar me veprimtaritë dhe me përgatitjet e veta për 30-vjetorin në vitin 2025, edhe më tej kërkon nga sekretari i përgjithshëm që t’ua tërheqë vëmendjen për këtë rezolutë të gjitha shteteve anëtare, të organizatave të sistemit të Kombeve të Bashkuara dhe të organizatave të shoqërisë civile për respektim përkatës;
  7. U bën thirrje të gjitha shteteve anëtare, organizatave të sistemit të Kombeve të Bashkuara, organizatave të tjera ndërkombëtare dhe rajonale dhe shoqërisë civile, duke përfshirë organizatat joqeveritare, institucionet akademike dhe pjesëmarrësit e tjerë relevantë për ta shënuar Ditën ndërkombëtare, duke përfshirë shënimet dhe veprimtaritë e veçanta në shenjë përkujtimi dhe respekti ndaj viktimave të gjenocidit në vitin 1995 në Srebrenicë, si dhe edukimin përkatës dhe veprimtaritë e ngritjes së vetëdijes së publikut.

Përktheu XhelalZejneli