Analisti Xhelal Neziri në Daily Click në TV21 tha se Hristijan Mickoski shumë shpejtë do të krijojë qeveri stabile. Sipas tij, 58 mandatet e fituara i kanë siguruar VMRO-DPMNE-së komoditet, ndërsa si partner shqiptar të koalicionit qeverisës Neziri thotë se e sheh VLEN-in.
“Edhe BDI-ja, mendoj Fronti Europian e ka pasur të qartë se nëse VLEN merr mbi 10 deputetë, ndërkohë që VMRO-DPMNE merr mbi 50 deputetë , dhe të dyja bashkë arrijnë të formojnë një shumicë madje minimale , atëherë çështja e qeverisë është çështje e kryer, kur VMRO-DPMNE ka marrë 58 deputetë, që i jep një pozitë për të krijuar qeveri me cilën parti që të dojë , jo vetëm me VLEN, vetëm ZNAM, ose vetëm me Levicën, është pozicion shumë komod i Mickoskit”.