Dy ukrainase kanë ndërruar jetë gjatë natës së kaluar në Tiranë.
Kanë ndërruar jetë shtetasit ukrainase Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova.
Ukrainaset dyshohet se kanë ndërruar jetë nga mbidoza e ilaçeve.
Mësohet se gratë kanë kërkuar edhe ndihmën e një farmacisteje përpara se të ndërrojnë jetë dhe kur ajo nuk i ka ndihmuar me Xanax, ata e kanë kafshuar punonjësen e farmacisë në dorë.
Ukrainasit kishin marrë banesë me qira ditore. Ata kanë hyrë në Shqipëri në muajin maj.
Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, policia jep detaje: Kanë konsumuar mbidozë ilaçesh
Janë gjetur pa jetë trupat e dy vajzave ukrainase në zonën e Selvisë në kryeqytet.
Dyshohet se dy vajzat kanë konsumuar mbidozë ilaçesh.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe.
Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.
Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.