Ballina Aktualitet Ali Ahmeti „nauk do t`ndaje“ për opozitë: Fitorja dhe legjitimiteti i plotë...

Ali Ahmeti „nauk do t`ndaje“ për opozitë: Fitorja dhe legjitimiteti i plotë i takon vetëm Frontit Europian!

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, në një postim në profilin e tijë, ka falenderuar të gjithë qytetarët për mbështetjen e dhënë për zgjedhjet presidenciale dhe thotë se fitorja dhe legjitimiteti i takon vetëm Frontit Europian!

Postim i plotë:

Të nderuar qytetarë,
Ju faleminderoj nga zemra për votën tuaj në zgjedhjet parlamentare të 8 majit që nxorri fitues të padiskutueshëm Frontin Europian dhe kauzën tonë europiane me 19 mandate deputetësh, madje duke na bërë forcën e dytë politike në vend.
Faleminderoj të gjithë aktivin politik të Frontit në të gjitha njësitë zgjedhore për kontributin e tyre në këtë rezultat të shkëlqyeshëm zgjedhor.
Këtë besim tuajin ju premtoj se nuk do ta zhgënjejmë, do të vazhdojmë të jemi garanca e vetme e orientimit euro-amerikan të vendit, mburojë e
përhershme nga ndikimi i dëmshëm rus dhe faktor i padiskutueshëm i zhvillimit të vendit në rrugën e duhur.
Fitorja dhe legjitimiteti i plotë dhe i vërtetuar me mbi 31.000 votat e juaja diferencë dhe 19 mandate deputetësh i takon vetëm Frontit Europian!
Bashkë drejt misioneve të rradhës!

VIDEO bonus:

@tn.lajmelokale
@tetovanews