Moti i lig që kaploi shumë vende të Kosovës ditën e sotme ka shkaktuar goxha dëme, sidomos në sektorin e bujqësisë.
Kokrrat e mëdha të breshrit shaktuar dëme edhe tek veturat e qytetarëve dhe tek shtëpitë e tyre.
E një nga komunat më të prekura është Hani i Elezit.
Qytetari Hajrullah Kalisi, tha në Edicionin Special në Klan Kosova tha se deri më tani dëmet kanë arritur në vlerën e mbi 5 mijë eurove.
“Kemi dëme në mbulesat e serrave. Kemi dëme edhe në pemë, pemë të imëta, sidomos në dredheza”, tha ai.
“E kemi të dëmtuar edhe xhamin e makinës. I kemi të dëmtuar kulmat e dy shtëpive, bile tek vëllai, uji ka hyrë edhe brenda”, tha Kalisi në Klan Kosova.