Pritja tashmë ka marrë fund për tifozët shqiptarë që kanë ndjekur prej kohësh ëndrrën për të bërë tifo për kombëtaren kuqezi në një kompeticion ndërkombëtar. Sfida e parë do të jetë përballë një kundërshtari luksi siç është Italia.
“Mediaset Sport” shkruan se Shqipëria është një skuadër që e njeh shumë mirë kampionatin italian, por në të njëjtën kohë sipas saj nuk duket të jetë rrezik për skuadrën italiane. Për këtë ajo bazohet në një raport të ekspertëve të SisalTipster, sipas të cilit Italia ka një avantazh të qartë ndaj 11-shes së Sylvinhos.
Në një analizë të emrave si gazetarët Gianluca Di Marzio dhe Fabio Caressa apo edhe ish-futbollisti Massimo Ambrosini ata i japin 68% shanse fitores së Italisë.
Shpresat për të parë një Shqipëri fitimtare janë 12%, ndërsa barazimi kuotohet në 20%. Të dhënat sipas saj konfirmohen nga performanca e Italisë në debutimin në Kampionatin Evropian. ©LAPSI.al