Zvicra ka triumfuar përballë Hungarisë, duke e nisur me “këmbë të mbarë” rrugëtimin e saj në “Euro 2024”.
Ndeshja u zhbllokua nga Zvicra, por rezultati u barazua nga hungarezët.
Por, epërsia e Zvicrës nuk u ndal deri në golin e dytë.
Nuk mungoi as goli i tretë, këtë herë nga 27-vjeçari Breel Embolo, i cili “vulosi” fitoren.
Golin e dytë për zviceranët e shënoi asistuesi i golit të parë, Aebischer, i cili shënoi në minutën e 45-të të takimit.
Golin e parë për Zvicrën e shënoi Duah në minutën e 13-të të ndeshjes pas një asistimi fantastik nga Aebischer.