Franca ia doli të merrte tri pikët e para në këtë Europian, përballë një Austrie që e vuri shumë në vështirësi.
Fitorja për “tre gjelat” erdhi falë një autogoli të Wober në minutën e 38-të.
Djemtë e Deschamps e rrezikuan 11 herë portën e austriakëve, megjithatë pa ia dalë të shënonin.
Ndërkohë, kontrolli i topit ishte i barabartë për të dyja skuadrat.
Me këtë rezultat Franca dhe Holanda ndajnë vendin e parë në grupin D me nga 3 pikë secila. /vizionplus.tv