NATO nuk është dhe nuk do të jetë pjesë e konfliktit në Ukrainë, tha të mërkurën kancelari gjerman Olaf Scholz.
“Samiti i NATO-s do të diskutojë forcimin e rolit të tij në koordinimin e mbështetjes për Ukrainën dhe trajnimin për forcat e armatosura ukrainase”, i tha Scholz Bundestagut në lidhje me samitet e BE-së dhe NATO-s, të cilat do të mbahen në 27-28 qershor dhe 9-11 korrik.
“Është në të njëjtën kohë e qartë, dhe mendoj se është e rëndësishme të theksohet se për shkak të asaj që po bëjmë, NATO nuk do të jetë pjesë e konfliktit. Ne nuk do ta kalojmë atë vijë dhe nuk po e kalojmë”, sqaroi ai.
Kancelari Scholz argumentoi se ka unanimitet në NATO për këtë çështje.
Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Uashington më 9-11 korrik. Zyrtarët amerikanë kanë deklaruar vazhdimisht se Kievi nuk do të marrë një ftesë për t’u bashkuar me Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut në samitin e Uashingtonit. /vizionplus.tv