Ballina Sport Shqipëria sonte nis garën në “EURO 2024”, ja sa tifoz shqiptarë pritet...

Shqipëria sonte nis garën në “EURO 2024”, ja sa tifoz shqiptarë pritet të jenë prezent në stadium

Mbrëmjen e sotme, kuqezinjtë do ta fillojnë misionin e tyre në ‘Euro 2024’.

Sonte duke nisur nga ora 21:00, Shqipëria do të sfidojë Italinë, pra kampionin momental të Evropës.

Mbi 50 mijë shqiptarë pritet të jenë brenda stadiumit në përkrahje të djelmoshave kuq e zi, të cilët kërkojnë të surprizojnë ‘Azzurët’ e Luciano Spallettit.

UEFA ka përzgjedhur gjermanin Felix Zëayer si gjyqtarin kryesor të kësaj sfide. 43-vjeçari do të ketë si ndihmës Stefan Lupp dhe Marco Achmuller.

Daniel Siebert do të jetë arbitri i katërt, ndërkohë që asistent i parë i VAR-it është zgjedhur Bastian Dankert. Të gjithë gjermanë.

I vetmi jo gjerman është holandezi Rob Dieperink, asisenti i dytë në dhomën VAR.