Kryetari i Komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu ka reaguar pas vrasjes së sotme në fshatin Bogovinë.
Statusi i plotë
Me shqetësim të madh sot kam pranuar lajmin për rastin tragjik ku humbi jetën bashkëqytetari jonë Agim Xhemaili.
Në emrin tim dhe në emër të gjithë qytetarëve të komunës së Bogovinës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Xhemaili, shpirti i tij u prehtë në paqe.
Njëkohësisht, apeloj tek të gjithë qytetarët që të shprehin gjakftohtësinë e tyre në raport mes vete, që ngjarje të tilla tronditëse mos kemi në të ardhmen dhe të gjithë të funksionojmë në frymën e mirëbesimit.