Ballina Bota Zjarre masive në Nju Meksiko dhe Kaliforni, zhvendosen mijëra banorë

Zjarre masive në Nju Meksiko dhe Kaliforni, zhvendosen mijëra banorë

Dy zjarre të regjistruara të martën, detyruan të paktën 7,000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre në një zonë malore të New Mexico në jugperëndim të SHBA-së, ku shkatërruan më shumë se 500 ndërtesa.

Zjarret massive shpërthyen të hënën në një zonë rurale, rreth një orë e gjysmë larg nga kufiri me Meksikën. Flakët kanë rrethuar kryesisht fshatin Ruidoso, banorët e të cilit u evakuuan me nxitim.

“Unë po u kërkoj menjëherë banorëve të Ruidoso dhe zonave përreth tij që të qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare për të minimizuar rrezikun,” tha guvernatori i shtetit Michelle Luhan Grisham, duke shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Zjarri është intensiv dhe u përhap shpejt, sipas përditësimit të fundit.

Situata po përmirësohet, por autoritetet kanë frikë se erërat e forta do të komplikojnë përpjekjet për shuarjen e zjarrit.

Në të njëjtën kohë, në Kaliforni, gjithashtu në pjesën perëndimore të SHBA-së, është ndezur zjarri më i madh me të cilin është përballur ky shtet këtë vit, në një zonë rurale në veriperëndim të Los Anxhelosit. Që nga e shtuna ka shkatërruar mbi 60 kilometra katrorë bimësi. Dje ishte vetëm 24% i kontrolluar, sipas shërbimit zjarrfikës.

Valët e hershme të të nxehtit kanë shtuar shqetësimet në Perëndimin Amerikan.

Në fillim të qershorit në këtë pjesë të vendit janë shënuar temperatura rekord të larta për këtë sezon. Mërkuri preku 44 gradë Celsius në Las Vegas, Nevada dhe 50 në Death Valley, Kaliforni.