Ballina Bota Alarm pas atentatit ndaj Trump, Mbreti Charles dhe mbretëresha Camilla largohen me...

Alarm pas atentatit ndaj Trump, Mbreti Charles dhe mbretëresha Camilla largohen me urgjencë pasi një person u pa mbi çati

Mbreti Charles i Britanisë dhe mbretëresha Camilla u larguan pasi një figurë misterioze u pa në një çati aty pranë, disa orë pas atentatit ndaj Donald Trump.

Charles dhe Camilla po vizitonin St Helier, Jersey, raportoi Mirror, kur një anëtar i ekipit të tyre të sigurisë vuri re kërcënimin e mundshëm. Disa sekonda pasi çifti mbretëror kishte folur me banorët vendas, ata u dërguan në një hotel aty pranë ndërsa u kryen kontrolle mbi personin.

Incidenti u shpall një alarm i rremë pasi oficerët folën me të dyshuarin dhe bënë një kontroll të historisë. Tensionet ishin të larta pasi erdhën dy ditë pasi një person i armatosur u përpoq të vriste Donald Trump gjatë një mitingu në SHBA.

Më herët u raportua se njeriu që tentoi të vriste Donald Trump, kishte synuar fillimisht Kate Middleton. Sipas një raportimi të Daily Mail, hetimi nga autoritetet amerikane zbuloi se Thomas Matthew Crooks kishte bërë një kërkim në internet për Princeshën e Uellsit, përpara se të vazhdonte përfundimisht në atentatin ndaj ish-presidentit të SHBA.

Hetimi i FBI-së tregoi se Crooks kishte shkarkua” fotot e Kate Middleton në dy telefonat e tij celularë dhe në kompjuterin e tij. Obsesioni i tij me familjen mbretërore është zbuluar nga informacionet e rrjedhura në lidhje me materialin elektronik që ai kishte në dispozicion. /vizionplus.tv