Ballina Kronika Arrestohet një person për kanosje ndaj gazetarëve të portalit “Mitropol”

Arrestohet një person për kanosje ndaj gazetarëve të portalit “Mitropol”

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se është arrestuar personi i dyshuar me iniciale F.A,. nga Vushtrria, me dyshimin se i njëjti ka kanosur gazetarët e portalit “Mitropol” nga Mitrovica, për shkak të një shkrimi të portalit për vendosjen e një mini-parku argëtues në sheshin e Vushtrrisë.

“Me këto veprime i dyshuari ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I dyshuari, me vendim të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh”, thuhet në njoftim.