PËRPJEKJE PËR BASHKIM
AI:
Përshëndetje cauc e majr, shaum huxhum ke marrë..!
A mund t’ndalësh vetëm pak, të t’i thom do fjalë..?!
S’di ka t’najsi si tët thom, e kom ni muhabet
Se do dit’ e muj për taaj, m’mbajti ni siklet
AJO:
S’ka problem po ne t’jese, muhabeti blic
Sa për sikletin tët kallzoj, nauk jom doktoric
Veç kallzo ma frajk xhi kije, beri sa ma shkurt
Se s’kom vakët t’ndalëm gjat, jom shaum te u gjut.
AI:
Majr at’her nëse gjutësh, ta lomë ni dit qetër
Se un ket xhi du ta thom, osh meselje e vjetër
M’duhet vakët pak ma shaum, ta kallzoj me ngaa
Osht ni xho shaum serioze, ka t’boj me sevdaa
AJO:
Taj be djal n’bafçire vitin, pak ma majr çulloe
I ke bo bajgi do vjet, sa ni tabëll voe
A t’kom thoon mos m’u vardis, t’lutem rahat lem
Si s’tvajn mbare plak je bo, vërsnajk me babën tem.
AI:
Ke teptajs me kto vjetët, kom ra n’hall për besë
Për ta bo ni tabëll voe, m’duhen ene pesë
Ndoshta taaj t’dukem plak, po kit i kom n’rregëll
Jom i shajshet verë e dimën, si reçeli n’tegëll.
AJO:
M’ke çu t’çeshi more djal, me ato fjok si xhungëll
Taj mund ijësh en reçel, po pi at me kungëll
Mundish t’bohesh pekmez moni, jase marmallat
Po prap s’ije shija jem, hiç mos e hakat
AI:
Fundi fundit xhi ka lidhje, mosha en bukuria
Sot për sot vu intereson, lluksi en pasuria
Jase t’kese dëni t’njofshët, mbrenda n’fakultet
T’i kapërceni kit provimet, pa asni zamet
AJO:
Nuk o bash çashtau si thaue, paske marrë dallash
Duhet ta dijsh se dashuria, nauk osh kash e lash
Nauk e di sa ke mbroj, si ije me shkollën
Po kshau si ije te folë, e paske hup busollën
AI:
S’e kuptoj xhi ka lidhje, shkolla xhi kom sos
Kriesorja n’kto xhi foli, jom shaum serioz
Nauk i çes pi mendës teme, duken ashiqare
Jon te na çesh kit dunjoja, neve s’na vajn mbare
AJO:
Haj ma majr mo hijm ma fell, mos i ngatrojm llafet
Se s’ka mbet un e taj, t’i dritojm hesapet
Ka kush mirret me arsimin, en me fakultetët
Për ket punë osht ministri, ene deputetët.
AI:
Eee shtaj me ket bindje, ja vune kapakin
Fjalët tauja bombastike, e dridhën sokakin
Nejse s’kimi faj ne, xhi imi shashtajs
Tajmi madh ene bërllokët, na kanë qorrllandajs.
AJO:
Sa për kto s’m’intereson, se s’osht gajlja jeme
Nime punët nauk na bojn, po mos dil pi teme.
Rrafsh ne bohet kit dunjoja, menden nauk e vras
Tajm e fjakë me u bo, krajën s’e kthi mbas
AI:
Ju xhi mbahi shkollovona, e na shajtni mend
Nauk e kini për qeder, se s’kimi asni rend
N’vend se t’dilni napër shehër, përdit’ t’protestoni
Ini bo si ato dhent e zeza, xhi i ka hup çoboni
AJO:
Shtaj halis e vërtetova, se s’ije normal
Me kto fjalë m’ke përgjaa, si arausha n’mal
Fjalët si kallamboç, ke zonë t’i shkoklitish
A për çket m’paske ndalë, mu tëm gjedolitish
AI:
Ngjo tekho taj cauc e majr, me façët si pjeshka
M’bohet qijfi xhi ije kshau, kraje-fortë si breshka.
Ju xhi e çoni punën kadale, ini ma stabile
Amo çat’her kur e vendosni, nauk boni moo hile.
AJO:
Mo tt mbaje hiç umuti, veçse e kom vendos
Un me taj asniher bashk, deti t’bohet kos
Kot hakatën sën m’bindish, more pilivon
Ene udhët me mi shtrau, taj kit me allton
AI:
Mos ma pre fjalën mëniher, si tortën me thajk
Taj kshau si ja ke najs, do përdridhesh frajk.
Ene ni xho ta kallzoj, xhi s’e dijke taj
Me kit t’majrat jom te rrau, si begi n’saraj.
AJO:
Shaum majr, gëzohem, boj lum e shiqir
Se jetojke me kit t’majrat, si beg a vezir
Nëse e xhej njerin xhi zemra ma ka dasht
Do isha e knaçët t’rrojsha, n’kolibe me kasht’
AI:
Mbaje vitin se ni dit, kur do bona bashk’
De kuptojsh se kto fjal’, t’i kom thonë me ashk
Taj s’beson po ni dit, kto kur di kujtojsh
De hash vitin pi sikletit, s’do dish xhit bojsh
AJO:
Lene se shaum e tepron, en fjalët kërkund
Plus për t’ardhmën tonë, konke i sigurt
Nauk e di sa herë tët thom, m’vajn keç vërtetë
Sa i përket lidhjes tonë, s’ka asni isharet
AI:
Njen diku si me thonë, nauk kije çaç faj
Si ije te paa ene vet, fjalët i çes menxaj
Po xhi t’i boj zemrës tem, xhi rahat nauk raj
Sa her xhi t’zateki taaj, shkrojhet si kallaj.
AJO:
Parës t’fola si inson, pse m’çon shtaj t’bërtas
Shekulli nizet e njo ka mbroj, a taj ke mbet mbas.
Duhet t’shkrujsh poezi, t’bohesh romantik
Fjalët t’i gjedhish ma majr, pak me gramatik
AI:
Juve caucave tona, tatari va mart veshtën
Stinën e pranverës, e ngatroni me vjeshtën
Kini zonë t’ja lidhni nalt, çollomin n’katror
Hem doni tu dojna, hem s’namirrni n’dorë
AJO:
M’fal se t’thom po çktau, hiç se ke gjodit
Se ene ju me t’njejtat shprehje, na kini mërzit
Tu i pregadit fjalët për ne, mbajti ditë e nat
Masande kur na i thoni, bohi shaum bajat
AI:
Mjer për caucat tona, si dalën për majdoni
Jon bo mo Zot ma keç, si kuklla bostoni
Si ato xhi i venë te ara, për t’i tremë bilbilat
Ukubet me pantulle t’çerta, mbas jon varë fitilat
AJO:
Ene ju me antena n’vesh, ngjoni muzik hip-hop
Majcën për cing t’dunjosë, e kini bo cop m’cop
Kohës fundit kini çit ni modë, bohi kit me fasha
Xhi me paa ibret ka traupi, hoshaf me tatuazha
AI:
S’ka vend pa vu vontha, mbrenda e përjasht
Fjokët tollovaj pa kreh, si kopa me kasht
Me ni vakët sa majr caucat, si lulet n’pranverë
Nime ishin pak ma t’mshelta, amo kishin vlerë
AJO:
Si do dumë ne do hecim, kërkuj nauk i tremna
Ene juve u ka hup burrnoja, ini bo si femna
Haj ma majr mo foli shaum, mo hij napër ferra
Sën i mbani pantullët tuja, ini bo pe…”
AI:
Un kesh shaum serioz, taj vetëm me tallje
At’her haj për t’majr se shkova, ene kërkoj falje
Un temën e bona, at xhi e kisha borxh
Do vaje ni kohë taj shaum dëm gërkojsh
HAJDE KA ÇIFLIKI
Po kendon ni shpez’ e heshme,
te ni deg’ bresliki
Në do djal te majr mi cauco,
hajde ka Çifliki
Njerzit e kataundit toon,
e kan’ ni zakon
Veç caucat e majra i marren,
ka jon e ka s’jon
Caucat e vajseve qera,
kur hijn ne bilik
Dit’ e nat’ Zotit i luten,
t’martohen n’Çiflik
Caucat e vajseve qera,
luten per kismet
Kit per ktau fjoket i shkulin,
taj s’e dij xhi pret?!
Per t’ardh ktau oj delije,
lute ma shaum nonen
Kur t’vajsh pi heshemllajkit,
kitve t’va vesh komen
Shtat’ kataunde jon okolla,
ne imi n’midis
Kush ka ardh ta vizitoje,
j’osh duk si Paris
Un e di se taj do çeshish,
dët duken kot kto llafe
Ama sa shpaj ka kataundi jot,
ne kina veç kafe
N’okolinë e Dervendit,
ne ma t’majret ina
Kit me letra Italije,
djemt me limuzina
Beri mbas çafes e kres,
dikush sa s’tka hik
Sa ta sosish fakultetin,
drejt hajde n’Çiflik
Nauk e mar vesh taj xhi thau,
fjalën “romantik”
Un për taaj e kom vu nuftin,
do vajsh ktau en pik.
PËR DASHNOJN
Ni shoç ni dit m’pajti,
me fjalët e moja
Ta thom ni mendim,
se xhi osht dashnoja?
Thash: m’ke ngushtau,
se s’osh çaç kollaj
Jon dorzau fillozofat,
e le mo un e taj
Bile gabim e kanë disat
kur i përdorin do fjalë:
“Kit kit amo nauk harrohet,
kurrë dashnoje parë”
T’vu kallzoj atine
(xhi për mu grashajtin)
Osht si dhom’t e caullve,
xhi pa dhajmt u pajkin
Sall me ni dashnoj,
s’duhet t’përfundojsh
Sa ma shaum t’duësh,
çaç ma majr osh
Mo thoni se me ket,
du t’kallzohem frajer
Me kto fjalë palidhje,
ja fajti pi n’korner
Ket e kanë vërtetau,
en me histori
Don Zhuani, Bajroni,
Kazanova i ri
Dashnoja desha t’thom,
ene vet e dini
Osht e ombël si mjalta,
a shkrajhet si tlini
Osht si at’her caullët,
kur hanë çokollatë
S’e lajnë gjojn’ xhi shijen,
ta mbanë ma gjatë
Ajo dëniher osht,
si me t’kap tërçethët
Kur teptajsën t’çeshish,
a s’e di pse t’çeshët
Etheve asaj kërkush,
s’mund t’u përmbahet
Si at’her kur najsën t’kaajsh,
a s’e di pse t’kahët
Dikush thot o dhajmt,
amo jo çaç e feell
Si me t’shpau fërfërja,
ose dëni feer
Njeri dashuraut s’osht,
kurniher rahat
Zemra i rreh shpesh,
ka ni mij her n’sahat
Ma t’ngatraume ni se,
xhi e ka dashnoja
Kur do t’i thaush xhitnauk,
a bash t’mirret gjoja
A halà s’e kini msau,
xhi osh ajo virone
Këngtarët u çaanë te këndau,
me t’njejtën mekome..?!
Un për viti mendoj se ajo,
s’ka përkufizim
Se dëniher osht smundje,
dëniher shërim
DASHNOJA, DIKUR ENE SHTAJ
Me brezat e shtajshëm,
ka ndrishau dunjoja
Kan pajk shaum vlerat,
o prajsh en dashnoja
Di fjalë d’va thom t’rijve,
xhi kan shaum çollom
Për dashnojn xhi sot,
e marrën napër komë
S’kishim at’her fejsbuk,
telefon as zile
Amo dashnoja ka konë,
e pastër pa hile
Ajo at’her ka zrajt,
si dritë alitrike
Si thoni ju shtaj,
dashni platonike
Pak donjonës n’ballkon,
t’ju dukte shtati
En mëniher e pajtshim:
sa osht sahati.?
Ka konë shaum zamet,
t’i nxhesësh di zemra
Po masandi dashnoja,
o ndaje njen thembra
Njoni tha: “shaum t’hupët,
s’kini konë askund”
Thash: xhi t’bojm t’shkretët,
çaç kimi mund
A ju çfar burrash ini,
xhi mbahi frajera
Prajtni dëni cauc,
t’vu mbashroje me sheqera
Ne nauk imi rajt si ju,
me çokolina
Xhi u thoni dashnoreve:
ije si Anzholina
Ato e dishin xhi jon,
s’kish nevoj për fjalë
Ja “hona pesmdhajët”,
ja “follonza n’mal”
Me shpajrt prajtni d’vaje
“shën Valentini”
Ta kallzoni vitin se,
kushedi kush ini
Duhet ka pak ti kallzoni,
cilësitë e burrit
Psh: koftë nevoja për taj,
i dal para pampurit
Ju caucat e shtajshme,
s’dini xhi kërkoni
Nauk çulloni njeri t’majr,
vu intereson aifoni
Boll ni gollf e kan,
doni t’kese xhip
Si me punau i shkreti,
n’shtetin Misisip
S’ka rëndësi për i mençët,
si osht me karakter
Mjafton t’jese pasanik
ene pak frajer
Poezi në të folmen e Tetovës, motivuar nga Ismail Kadarè.
DO PAJKA SHAJVI…
Do pajka shajvi raan mbaj xhom
Hapasëz për taaj malli m’muur
Tet kujtau u doxha, u bona shkrom
Vitin e ndaj, i kputët kom e duur
Do pajka shajvi raan mbaj xhom
Kujtajmi për taaj m’erdh si dëni eer
Jom mbajt te mendau si budall prom
Kosem gjoja duhena a s’shajfna asniher
Ka thon ma para axha Heraklit:
T’vdekmit me t’vdekmit, t’xhallët me txhallët
Amo m’duket se hiç s’e ka gjodit
Se taj mu kshau m’ke lonë varët
Nauk e di dje, a ishe taj sagllomë
T’pash me ni qetër n’shehër tu shotajt
Pi vnerit, s’i kom mshel sajt prom
Dunjoja ka e prapa m’u vërtajt
Me hesap kjo punë do jese halis
Isharetët m’dalën kot jom te hakat
Bile pi inatit…taj xhi m’ke kësdis
Emnin dë ta prajshi, n’xhom xhi e kom hukat
ASKUSH SI UNË…
Kit xhi ke thonë e besoj
Pa asni dredhaaj
Muhabetin xhi bomë at nat’
Se kit t’duën taaj
Dajxhët, tezet, majnxhallarët
Ene disa halla
Kit kataundi qosh e m’qosh
Sa kini muhalla
Ene gratë plaka t’kojshisë
Kur t’lavdron taj nona:
“Lumja une, cauca mo mcau
T’vu ape xhilpona”
Kur shkon n’shehër, n’fakulltet
Sa zripën pi kombi
Ndalën njerzit tt çëllojnë
I hapin sajt si zombi
Po sikur kit ato t’mlidhen
Do ishte kot punë
Prapseprap nauk barazohen
Me at sa t’due unë
Se e kije xhakin e ombël
Ktau nauk ka dilemë
Amo dashurinë xhi kom për taaj
Pse e bon tabu-temë..?!
Kisha umut për shënvalentin
Tëm bojsh befasi
T’thaush: hajde se pi sot
Do imi bashkë ne di
Përkundrazi, taj ni behone
Menxaj se e kishe xhet
Kur thae se jom shaum i majr
Po pak si i sertë..!
Haha, m’çove tt thom
Diçka për ket rast
Mos u bazo te fotot e moja
Se çashtau dal me kast
MA KADALE ME ATO XHILPONA
Shiqir xhi t’ka pëlqejt poezia
Ama mos u emociono shaum
Ma kadale me ato inekcija
Mos e gjegësh dëni “pllaum”
Mos e përvlojsh dëni gjal t’rij
Ose vjerrën e dikuj
E vetëdijshme ije, e di
Se xhilponat nauk jon me ujë
Oni se te ne sot osht pazar
Ene tollovajtën shaum zona
Taj vinju ndjenjave kandar
Ma kadale me ato xhilpona
Do kisha qif t’ijëm agje
T’ma ndajsh zemrën me stateskop
Ta shohësh për taj, sa shaum rreh
Si me krajs dëni top
HOROSKOPI
Për botën e kom dijt se osht,
rrumbullak si topi
A shtaj frajk e kom msau,
xhi osht horoskopi
Për ta marrë vesh ma majr,
e pajta ni shoçin tem
Katër dit para shinxherxhit,
dilsha se jom DEM
E paa se s’e kuptova,
u zgërdhajnt si gjatë
Ma fjal’ tona, tha i thonë,
taj ije muzat
E çëllova…thash mo luën,
se m’u duk çudi
M’shkuën durët vet te kraja,
m’erdh si mem dal bri
….
Thonë se demat jon t’mençët,
en shaum hovardara
Ama pak si t’i kësdisish,
mos vu dil mo para
Te kjo shenjë m’duket jon,
kit njerzit ma t’zoti
Pi te un, e do trajma qerë,
njer te Kastrioti
Masande najsa t’i shoh,
kit ka njo ka njo
Xhi jon ene njerzit qerë,
shokët xhi i njoh
Nja di vllazën përgjashin nisoj,
si me konë dinak
Hakatshin kot t’i zonë peshqit
mbrenda te ni çanak
Njoni e kish dritau shigjetën,
prajtte kush t’kaloje
A luanin xhi ja lidhte nalt
s’kish kush ta lavdroje
Kishte qeshit qeshit xhojash,
disa me kandar
Ato xhi kan lind ka fundi verës,
kit konkan beqar
Për ato kur pajkin xhethet,
u thonë shkorpiona
T’heshëm jon po pse i kan,
bishtat me xhilpona.?!
Do inatçorë po me dinjitet
Vu thojshin bricjap
Kur e vendosin dikund t’mbrojnë
S’ka kush i kthen prap
Disa xhi pretendojnë shaum,
u thojshin ujorë
S’do ishin t’knaçët en t’i kishin
çelsat e botës n’dorë
Gaforet mendojn se kit botën
me dorë e kan kap
Nauk e shohën vitin t’shkretit
se jon te shku bithprap
Ktau e kuptova pse neve,
punët s’na hecin mbarë
Se krietaren e komunës tonë,
e kishim kandar
A pi kitve ma t’ngatraut,
ato xhi jon DASH
Ja kan mbet brina t’dritojn,
ja e çojnë kit rrafsh
P. S.
Shiqir ai xhi e ka mendau ket,
s’paska konë shiptar
Se dikund do duhet ta vinte,
ene shenjën kalë
JURIDIKE
Çe tre vjet, me akuza t’ronda
Si me konë prokurore
Lidhjen tonë e ke bo ma keç
Se proceset gjyqësore
Si ke zonë: “pse asaj i shkrun?
Pse disave u bon lajka
Komente, komplimente sicallës..
Si mem ngulë thajka”.
Ke harrau se xhi do me thonë
T’jesh figurë publike
Çe si unë shembull xhi mirrem
Me krijime poetike
N’demokraci, lirisë së shprehjes
Hapsirë i kanë dhonë
Taj dush ta bojsh me tatim
Plus me TëVëshënë
Dje thae: “kushtetutës sonë
Duhet me ia ndërrau ni ligj
E kom vendos, pi sot, ma majr
T’mbetemi vetëm miq”
Unë s’pajtohem, se kto m’duken
Dënime drakonike
Pa avokat, pa palën mbrojtëse
Si n’Greqinë n’Antike
Merre shfleto jurisprudencën
Epokat paraprake
Kto dekrete nauk figurojn
As te E drejta Romake
Kohës fundit shaum me çollom
Je bo si fodulle
Dashurinë ke zonë ta marrësh
Si kajde preambulle
Ke zonë t’bohesh e çuditshme
Kshau si propozon
Dëni ditë do najsish t’thujsh
Ta bojm ni koalicion
Kot e kije, unë s’hek dorë
Krajën me ma pree
Dashurisë nauk ka t’i ndërrohet
Nen, as alinee
Do boj ftesë për interpelancë
Përdit n’parlament
Unanimisht mos tët pranohet
Asni amandament
Me avokat të popullit do kërkoj
Mocion mosbesimi
Do nguli kom mos pranohet
Asnilloj ratifikimi
Bile dëm çojsh masa t’marr
Ta ngre ni padi
N’koftë nevoja do mledh njerëz
Për apologji
Për ta mbrojt dashninë, ta dish
Do shkoj ene Strasburg
Ama taaj s’ta jap kënaqësinë
Tëm shohësh si murg
Kot e kije, do fitoj unë patjetër
Pse bohesh qeshit
Mund ta provojsh me referendum
Ja me plebishit
Dush t’i prajshish kit konventat
Paktet bilaterale
Për do skandale t’vogla e ke bo
Si me konë penale
A shteti jonë kshau t’ka msau
T’bojsh si tët vaje?
Tu i shkelë ligjet, popullin e ka bo
Si pula pa kraje
Unë…pa konë i pandehur
Pse ta ngre dorën lart
Ta pranoj nise xhi s’duhet
Do ishte mëkat
Nëse s’e din, ta shpjegoj unë
Fjalën sakrilegj
Dashurinë pi ndjenjë hyjnore
E bon londë për dreq
Mo bon si caullët, po mundohu
Ti vemë ni kapak
Se ene universi nauk duron
Me ni dashni ma pak
Se përndrajshe, dëm kësdisish
T’shkoj ka Perëndimi
E mos pranoj, kit me u mbledhë
Asnilloj ekstradimi
BIOLOGJIKE
A shaum zamet t’duket
fakulteti mjeksisë?!
Mjafton ka pak t’dijsh
n’londën e biologjisë
Unë biologjinë, n’fillore
hezbere e pata boo
Emnat e kit qelizave
i dijsha njo ka njo
Pata msau për bimët
pistilin, kotiledonët
Për hormone e cikle
ene kromozomet
Kit qijf arsimtari
ene drit m’vinte pes’
Kur thojsha: me Aparatin e Golxhit
bojm fotosintezë
Ju hakatni kot
kushedi sa t’studjoni
Ka vajn e ka shkon dashnoja
prap sën e kuptoni
Flokët d’vu zbardhohen
si mantillat tuuj
Po prapë sën e xheni
teoritë du pajkin n’uuj
Ajo s’osht hormon
xhi gjondra e tajitën
Po pi energjisë madhe
njerzit i malitën
Nauk i xhindët melhem
as inekcii
Ene me koon smundje
vet osht terapi
Me bo rastsisht
dënise s’i gjoditën
Rauzat….t’bardha e t’kuçe
kit t’i shkoklitën
Donjo xhi s’o msau
pa dashnoj mo raje
Pi sikletit…bon,
si pula pa kraje
Ose si i thoni ju
(m’duket dekapitim)
Ajo me s’kon majr
s’kije drejtpeshim
E sheh,ene un dënise dij
nauk jom çaç naiv
Oni se e kom grupin e xhakit
B pozitiv.
DASHNI KIMIKE
Çe sa koh’ xhi mbajtëm,
t’xhej dëni formuul
Me dikond t’boj bashkdizim,
ja dëni leguur
Për t’u lidh me at xhi due,
m’duhët kohezion
Dëniher’ thom vet-me-viti,
si nauk jom karbon
T’kisha koon kso elementi,
gjene interesant
Ja do isha strukturë qimiri,
ja ose diamant
Kshau zamet xhit’boj,
“ALumin” m’ka boo nona
Veç matriall për tela struje,
ene për ballona
N’ondër Marie Kyri m’tha:
hiç mos e hakat
Ka mundsaj t’përfundojsh,
si karbohidrat
Osht proces shaum i rond’,
reaksion imadh
Si do bakterje pozitive
xhi, tomblin e bojn gjath
Atëher’ e pajta: si t’ja boj,
me ni Helium?
Tha: për taaj osht e koot,
boshllëk en vakum
Ma majr raj ma larg,
se osht gas fisnik
Mos u mundo se dët shkroje,
si dëni plastik
Po ama veç ta çulloj at,
s’mundi me u ngop
Kom gajle te mendau shaum,
do bohem izotop
Natën zrajtën si fosfor
ajo cauc Pollogi
Gjene kur del napër shehër,
largohet en smogi
Oni se jom pi Dervendi,
en bash pi Çifliki
Mos i mirrni fjalt e moja,
si helm arseniki
Bile ket kur e kujtoj,
m’vajn shaum sekëlldi
Bash ki fajksh e kish helmau,
Dadën Bovari
Mendelev-Bor-Lavuazje,…
ju kimist sa ini
Mund t’kallzoni për atomet,
për dashnoj nauk dini
Leni lidhjet kovalente,
njo a di-tre fishe..!
Dashnija s’osht solucion,
xhi e fajtim n’shishe
Ene pse osht ma e imët,
se pjesët kuantike
Ajo ma t’rond e ka pi kitve,
peshën specifike
Substanc’ krejt ndrajshe,
me forca ma t’mdhoja
Ene Letrën e Lakmusit,
e bon qeshit boja.
ME GRAMATIK’…
M’kan thoon se taj studjon
gjuh’ dhe letërsi
Mos mendo se gramatikën
un’ hiç nauk e di
Mom ngat’rro me pjesore,
fjaal morfologjie
Sën e lakoj emnin tond,
se shaum t’shkurt e kije
Qetër mëniir un’ nauk njoh,
veç at’ dëshirore
Ma frajk hajde, mom ço t’pres,
t’bohem përcjellore
Me ni vakët, sa majr ne di,
ishim kompozitë
A shtaj m’ke bo këpujore,
traupi m’o malit
Dikur i përdorshim përemrat:
i jemi, e jotja
A shtaj e tashmja na del…
se ishin fjalë t’kota
S’di t’i fajti fjalët n’thojza,
as t’përdori kllapa
Xhi kom, ashiqare e thom,
s’heci para-mbrapa
Mos e tepro me parafjaal,
veç tëm bojsh ngat’resa
S’jom xhi foli un’ mbas shpajne,
as me prapashtesa
M’thaue se s’di t’i përdori,
shenjat e piksimit
Prap do xhoja ma majr i dij,
se ju të arsimit
Pse nak thaue fjali t’majra,
po veç me kundrina
Mos va vin frazave kllapat,
se m’duken si brina
Nëse s’xhen dëni mbiemër,
ni ndajfolje fajtja
Veç ta dij pi onës tonde,
si do jese trajta
Nauk masande kur do shkoj,
t’najsish me pasthirrma
Lutjet tauja ateher do jen,
si vjershat pa rima
Mos u përdridh si pikpitje,
t’lakohesh si hark
Dëm kësdisish pik’çuditset,
të t’i nguli n’bark…!!!
METAFORA GJEOGRAFIKE
Due t’i thom do llafe
me fjalë gjografike
Pi se t’kom paa, m’kan kap
dridhje tektonike
Xhaki për taaj m’vlon
si vullkani Etna
Po si me e boo ni dit
une taj t’zatekna
Taj cauc me sajt mavaj
si Liqeni Bajkallit
Me traupin t’holl e t’gjat
si Mali Uralit
Mos ma bon jetën kshau
Shkretirë Atakama
Pa taaj vitin e ndaj
i ndaat si Vietnama
Mos u bjer t’majrave me çizme
alla Italia
Se m’i shkoklitën dëshirat
si Mikronezia
Do hipi ni dit t’bërtas
pi Kilimanxhare
Ne ta dijn kit se t’du
ene s’ap pes’ pare
Mos m’fug kodër mbas deti
ka Zelande Re
Se e kom zemrën e xhon
sa Deti Mesdhe
A s’u frojne tem coptau
si trojet shqiptare
Hala m’thaue t’shkoj t’mbajtëm
t’kcej pi Nijagare
Ni propozim xhi e kisha
t’u duk gjest banal
Kur thash se me taj kom qif
t’shkojm n’Madagaskar
Ni fjalë t’rondë xhi ma thae
tensionin ma hipi
Shaum keç…hiç s’terdh mbare
m’çove n’Karaibi
Pse s’pranon kur e di se,
t’du me hakikat
T’i shkrojsh akullnajat tona
ja t’bohesh rrafshnalt
S’jom si lumi Nerodimja
xhi derdhet n’di dete
As si shteti Afrikës Jugore,
me tre krieqitete
S’di si të ta spjegoj
Halis kom ra n’hall
Ke harrau se te unë ke hij
Si Gambia n’Senegall
Mos e ndro emnin n’fejsbuk
si Maqedonia
Po mlidhi mend si mbretritë
bonu si Britania
Taj cauc me fjokë t’gjata
si degët e Nilit
Me kom t’holla përstepri
si harta e Kilit
Mos fol jangri-jungri
ja si tt mtekët
Se unë pa taaj jom
bash si Deti Vdekët
Gjunahët s’do t’i laje
as Lumi Zambezit
Kije t’kputësh si Panama
Kanali Suezit
Me taaj de çojsha ni jetë
si shtetet Skandinave
Amo taj u beson shaum
llafeve grave
Për mu xhi s’kan thonë
m’kan boo en mangup
Se veç endem napër Evropë
si Lumi Danub
Sa ka shtete Amerika
çaç dët kisha lut
Sall mos merr ka e prapa
shpresat mos m’i kput
DASHNI PA LIMIT (MATEMATIKË)
Çe sa kohë ne xhi njihena
Sot mora vendim
Lidhjes tonë afatgjate
T’i boj ni përkufizim.?
.
Thash, do fakte konkrete
Ti çes n’rrafshin “Pi”
Po për ket e kom paqetër
T’përdori letërsi
Si duket relacioni jonë
I Pollgës ene e Dervenit.?
Ina ni bashkësi e thjeshtë
Apo Diagram i Venit.?
N’fillim atëherë, tt kallzoj
M’u duke simpatik
M’u “prajsh qijfi” kur kuptova
Se studion matematik
Po masandi kur e zbërtheva
Rrënjën tond katrore
Thash ket gjaal çkaç t’majr
Nauk e lishoj pi dore
Ene pse pak e tepron
Dëniher m’kësdisën
Se xhojave xhi kom studjau
Hakatën t’va vesh thyesën
Dije se kom boll respekt
Për shkencat e sakta
Po sën e thoni kurrë at’ xhi doni
Pra, vu duhet sintaksa
Ene ju kini shprehje palidhje
Tangjent e konsinus
Po unë, si taj mu fonetikat
Kurrë s’t’i kom përbuzë
Kit e dimë se dashnoja
Kallzohet me vepra
Ama fjalët e bukra romantike
Nauk t’i çet algjebra
Mund t’përdorish nëse duhet
Çfardo teoreme
Për ta shpreh do duhen fjalë
Rëndësin’ e pranis ‘teme
En me najs detira t’gjata
Tet’ her’ ta fshojsh drasën
Prap dashnojs xhi kije për mu
Kurr’ sën ja xhejsh masën
Paramendo taj ta shkraujsh
Ni poezi romantike..
Pale sa krahasime do bojshe
Me figurë gjeometrike
N’ket rast nauk t’ndihmon
As vet Pitagora
Se poezitë en letrat idilike
Bohen me metafora
E di se punët kini qijf t’i boni
Preciz e me rend
Po emocionet ene sentimentet
S’maten me tangjent
Për nise jom shaum e sigurt
Si delli ene hona
N’lidhjen tonë si kristalli
S’ka iksa e ipsilona
Udhët e qëllimeve tona
S’jon drejtëza paralele
Po dikund ato bashkohen
Pa bo asni prerje
E vetmja xho xhi “t’shpëton”
T’përdorish infinit
Ta vërtetojsh se për taaj jom
Dashni pa limit
ME LETËRSI
Tu e ngjau ni serenatë,
pi ato të Korçës
Thash ta shkrauj ni vjersh,
n’stilin e Xhorxhës
Pi ditën xhi t’pashë,
shaum t’kom begenis
Tu mendau për taaj,
lot kom derdh halis
Amo s’kom umut,
as dimnit as verës
Mo na ndodhje si “dashnoja,
n’vaktin e kolerës”
Kjo dashnoja jonë,
pse me çkaç pengesa
Si “Zonja Bovari” ja
“E kuçja dhe e zeza”
Mos i ngjo hallkit,
xhi t’mbushin me helme
S’jom i zi si Otello,
oj Desdemona jeme
Xhith kto vjersha kom bo,
si dëni Balzak
Thuje ni fjalë ma t’majr,
boll m’ke çu zhak
Se do shkrihem të kësdisem,
si telefoni kur s’ka valë
E të prehem tu i çëllau fotot,
n’fejsbuk xhi ke dalë
Kafshatë xhi s’kapërdihet,
konka kjo dashnia
Pi smetajs e harron shpajën,
en hijn ka kojshia
Fustanellë e verdhë,
bash si shkumë alltoni
Shaum jon tet ardh mbas,
si un s’don asnjoni
Mos mu bon pengesë,
si ferë trëndafili
Se vitin e ndaj dërmak,
ma tragjik se Eskili
S’jom si Asdreni, i matët,
t’i ve fjalët n’kandar
Tu i lut caucat, mbet i gjori,
xhith jetës beqar
Kshau si kom najs, nise,
pse m’thot nauk e dij
N’muze t’pafajsisë do jes,
100 vjet vetimi
Kohës fundit ni sekëlldi,
shaum e bezdisshme
Më mirren mend, si me hip
n’ “Lartësitë e stuhishme”
Xhi kom hakat njer shtaj,
kit jon tu pajk n’ujë
Kom mbet si “Koloneli,
xhi s’ka kush t’i shkruj”
Dikur thojshe se jom
“Ushtari i majr Shvejk”
Shtaj kom mbet “Gjenerali,
i ushtrisë xhi ka vdek”.
FIZIKE
Bone vitin ikajl,
mosëm bon shaum pitje
S’jom si dijetarët,
xhi kanë ene ligje
Ose si shkenctarët,
xhi mirren me fizikë
Taj mos çit shaum kajde,
vendose en pik
Pat thonë dikur n’Francë,
nifar Blez Paskali
Ma keç tët vrase ajri,
se tët shkelje kali
A thau se paska dijt,
nise ai far burri
Me t’shkel dashnoja o,
ma keç se pampuri
Njutni te ni bafçe,
vjodh molla për shkreti
U çuditën kur vu tha:
i zroj graviteti
Me zort e çojshin shokët,
t’këdoje Markonin
Pi sikletit se s’dinte,
va zbuloi radionin
Bejli e Meuçi për telefonin,
u përlanë si gratë
Kush i pari e shpiki,
u bo shaum fesaat
Amerikant italjonit,
me hile ja bonën
Prap t’vetit Bejlit,
ja dhan “marhomën”
Dashnoja jem për taaj,
osht centripetale
Si rrezet e Rengelit,
xhi çesën ashiqare
Mund t’ma hash krajën,
për dënise qetër
Gabimet e moja s’duken,
as me nanometër
Pi kur mundohem,
tt foli me fjalë t’buta
A taj i lakon fjalët,
i bon si amplituda.
ASTRONOMIKE
“Thauj illzit s’jon zarm”,
ka thonë ni shkrimtar
Mos mendo se ka astronomia,
kom mbet fillestar
Jom i gatshëm si Xhordano Bruno
vitin tem ta gjeg
Po dashninë xhi kom për taj
kërkush sën ma hek
S’foli me temsil si Galileo,
as si Johan Kepleri
“Teorinë” e Kant-La Plasit
ashiqare e shprehi
Saherë xhi jom ndalë tt foli
kom konë i sinqert
Taj me tajm ma ke kthaj
ke hik si kometë
S’du t’vërtajtëm unë rreth teje,
se s’jom satelit
Ama m’duket sikur e shoh,
imi me ni orbit
S’e kom besau se me taaj,
de kijëm çaç ters
Ta sajlli vitin tt kërkoj,
napër univers
Un i shkreti me fjalë t’majra,
taj çet me meteor
Don tëm largojsh si Plutonin
pi sistemit diellor
T’kom thonë, s’kije ku hikën,
oj cauc si sorkadhe
Unë për taaj nauk i frajgëm,
as Araushës Madhe
Kur kësdisëm sën t’shpëtoje,
as nona as tezja
Veç moo met grabit donjo,
pi ato Vrimat e Zeza
Mos merr prap si Venera,
n’at stilin e vjetër
Kit planetët vërtajtën mbarë,
ajo n’onën qetër
Njerëzit çuditën me sjelljen teme,
Te m’boe aheng
Nauk e dinë se zemra për taj,
m’krajsën si big-beng
S’jom poet t’thauri vargje
as t’këndoj serenada
Po Udhën e Tomblit do ta shtrojsha
plejada-plejada
Dëshira jote ka me tu plotsau,
tha, me ironi ni majk
Veç ka gushti kur ta shohësh
dëni iill te pajk
SI PANTULLËT SHTOF
Xhith ditën e lume,
jom mbajt si budaall.
S’dij si ta kallzoj,
malli sa m’ka maar.
Vërtajtu-vërtajtu,
thash tt thom di fjaal.
Sa jom tet desh,
s’matet me kandaar.
Un sen i ndriçi,
kit xhojat me rend.
Sa jom tet desh,
s’mund ta marsh me mend.
E pajs vetvitin,
mo’ m’ke boo munxhii ?!
Xhi m’dukesh e ombël,
si deni tatlii ?!
S’di si ta kallzoj,
sa shaum jom tet desh.
Vendosa ta shkrauj,
ket letër si vjersh.
Çashtau t’englendajsem,
me dëni stroof.
T’i paloj llafet,
si pantullet shtoof.
Ama un i shkreti,
sën t’preki me door.
Se ke thonë pi moti,
taj kije dashnoor.
E dij se kotekot,
jom fjaal te harxhit.
Ke thoon se je fejau,
kur ke koon n’vit dit.
Çashtau denise,
do hakas pi s’largi.
Tët shkrauj sa do mundi,
mo vdes pi meraki.
Mjeri un i mjeri,
s’kisha pas nafaak.
T’kijem ni dashnore,
t’dixhet per mu fjaak.
At’her n’vaktin tem,
kur isha pak ma i ri.
S’dilshin kerkund caucat,
kit t’mshelta me drii
.
A kjo t’duket roe,
haj mos u kësdis.
Kit caucat e majra,
shkojn me dëni pis.
SERENATA RAP
(Si ka Tetova)
Nauk e di shtaj a m’ngjon, po jom tu bërtajt
Desha t’thom, kto ndjenjat, pak m’jon tollovajt
Mendja si sahati struujs, osh tu m’u vërtajt
Ene frajma pi sikletit, m’jet dëniher’ n’fajt
Dit e nat hiç pa ndaal, lemza osh te m’bajt
Me hijën tem dëniher, jom tu u kacafajt
Kit për ket i kije fajet, taj xhi m’ke ngallajt
Se dashnoja nauk e ka, vetëm tet senajt.
Ene un sa gjindihall, s’e dij pse pranova
Kur u bo kjo marrveshje, fjalët si s’i ngjova
Nauk e dij ku i pata mend, a me qirà i çova?!
Taj kujton se jom tu lujt, amo un kom prova
Kit kto muj tu mendau, me zamet i kalova
Si ato pleçt ma përpara, kur jon laa me kova
Sa kom hec terma-teposh, e vogël m’duket Tetova
Ene gropat kit va njoh, udhve xhi përshkova.
Me taaj njeri s’mundet ndrajshe, veç tt kese ngat
Njo plus njo bojn di, ska qetër kontrat’
Dikush taaj tt eksploroje, me ngaa xhon-e-gjat
Kur nauk ije afër mije, zemra s’osh rahat
Çdo opsion përveç ksaj, nauk osht hakikat
Se ije torte xhi shkon teposh, hiç pa limunat
Veç për taaj tu mendau, dakik e sahat
Ene traupi m’osh dobsau, nauk kom hiç takat.
Leni librat e mjeksiisë, se ilaç nauk kaa
M’ka mçu si ai n’masalle, pi dardhe kom raa
Kom mbet si xheth lisi, as n’tokë as n’havaa
Pi nervozës i çudita, me kit tu u përlaa
Tu e dijt se s’e kom hallin, pse rash un’ n’sevda
Shtaj e kuptova se dashnoja s’osh për fukaraa
Osh nise xhi duket kit, si shehri pi n’Kalaa
Vu mbashtrojn rabat e majra, mjeri ai xhi s’kaa.
Abe s’kom xhit shtoj ma shaum, kur ije ije
Fund e kraje shaum e majr, si basëm Indije
Dhomët e bardh si vdora, hundën miskalije
Ene ni xho se kesh te harrau, të ta boj me dije:
Agje n’shkollë ku ije te msau, notat t’majra i kije
Përveç ksaj kit kan thonë, shaum kije terbije
Pun’t e shpaj’s me rend i bon, nauk raj veç ndër hije.
Dikush thot Shigjet e Erosit, a taj m’ngulën thajk
Jom bo shapshall, pantullët, pa kaish pa gajk
Pi smetajs tet kujtau, drunat i marr n’grajk
Çe sa koh’ te mendau, krajën se ve n’jastajk
Jom bo si Tetova pi tajmit, xhi s’dukët açajk
Mos vu beso fjalve fejsbukit, se sëm kije majk
Ne paqetër duhet me bo, diçka sa ma frajk
Mos vazhdo me dilema, po t’ja vem ni pajk..
Dvu kallzoj ene qerve, kush do hakase tt doje
Me taaj veçse nxhitas, tjetërse mo boje
Nëse me xhith zemër, do tët dashuroje
Duhet tt kapje shaum fort, pi dore mo t’lishoje
Sall ta boje si ta boje, mo dale pi loje
T’raje me taaj njer n’sabah, gjeli kur t’këndoje
Mos t’i vaje hiç gjunah, po hoshaf tët boje
Puplijat si follonzës, napër odë të t’i çoje.
Taj sa majr m’ke programau, a vet raj rahat
Sën duroj kshau si thaue, veç n’imagjinat’
Sikur e shoh kjo do dale, shaum dashnoj e thaat
Me e dijt pi kësdijës, m’ka hip ni inaat
Me flamura udhve shehrit, do boj demostraat
N’koft nevoja për ma tepër, do shtrojhem n’asfalt
Parulla e vetme do ishte, mom traus halà n’balt
Mos ma çaaj zemrën tem, si drunin me dalt.
Xhith ket dashnoj xhi kom, kallzo ku ta çoj
Ta fugi n’det pi zarmit madh, frajgem de shteroj
Pi zerzeles poterës madhe, peshkit di trishtoj
Me e fug n’tokë pi energjis, vullkan do krijoj
Me e çu terma pi rondsajs, malet di rrafshoj
Fundi fundit kom vendos, a e di xhi do boj?
Kom tt thom ni llaf me feell, po kshau nauk guxoj
Afrau ma ngat mo ndajn qerët, n’vesh të ta kallzoj.
Mka marr malli shaum për taaj, sa ni stadion
Dojsha t’vaj sa ma frajk, po skisha ballon
Fundi fundit do hakas, ta mbaroj ni DRON
En ta shkrauj se n’zemrën tonde, un jom autokton
Ne të mlidhet kit dunjoja, mu s’m’intereson
Mund tëm shkelin nëse duën, en me kamion
T’ma largojn dashnojn’ për taaj, askush sën e bon.
PUNËT I KOM KEÇ
Ma kan thaa grazhdin femnat, jom boo për gazep
Te çato xhi m’bante umuti, ma kan boo salep
Jom bo për askërkundi, therr e hiç pa rrep
Si dikond ta thajrish n’dark, t’i bojsh petë me çep
Kërkund s’i kuptoj femnat, te ne moo ma hiç
Dunë t’va rendajtish llafet, si flij nxhesh-e-piç
Kur vajn puna njer ataj, thoon: s’bon se ina miç
M’duket viti si ato caullet, moo tii-tiii se xhiç
Ene njona kohës fundit, ma ka shtau vesvesen
Si anija xhi e hup busollën, poshtari adresen
Kur desha t’raj veç me at, nauk e mbajti besën
I vajte mbare si ato nauset, kur e bojn palesen..
M’i kan vra kit njo ka njo, shpresat me pishtoll
Bile ni dit me do fjalë, kesh te dhonë autogoll
T’kçijat e dunjos m’jon mledh, thom a s’u boo boll
Pi at’her sen e maar vitin, si mem ra me bejsboll…
Kto di muj me dashnojn, punët si bërllok
Duhet shpajrtin te ma kthin, me elektroshok
Ene ajo zemrës teme, ja ka vu ni bllok
E ka troshajt si kallamboçin e ka bo kok-m-kok
M’duket se un xhith ket koh’, jom mbajt kotekot
Kit jon boo kunder mu, si me boo komplot
Si do shkoje ma tiqe, e di veç ni Zot
Po ni se’ osht e sigurt, keç jom sot për sot
Me ket xhi due ta thom, mo pajkish nesfes
Pak donjona tem kesdisje, e kom paksi ves
Ene pse disa mund t’ijen, si mjalt a pekmez
Kit çashtau taur e grumbull, i shtaj me ni thes.
MO BOHEM VESVESE
Taj m’kishe shkraujt,
po m’ke bo vesvese
E di se s’përdori,
as pika as presje
Po me disa llafe,
si shaum e tepron
Kur thaue me t’gjutme,
se hiç sëm kupton
Oni se s’kom shkollë,
prap fjalën e mbaj
Përdit jom tet shkraujt,
oj cauc kulumbraj
S’jom çaç i hupët,
oni se s’kom shkollë
E di se ma t’majra,
jon caucat midis’hollë
Oni se s’kom shkollë,
po nauk jom çaç valë
Ene un caucave heshme,
di t’u shkrauj fjalë
Kit njerzit e dijn,
s’e kom se t’livdohem
Vjershat i boj shaum majr,
veç pak t’kujtohem
Ene pse nauk jom,
i dhendët n’kalem
Llafët i gjoditi,
n’at mekomën tem
Çe taaj xhi t’duu,
pi t’honën njen dellën
Havajën e vronët,
për mu e bon kthellët
Ndoshta nauk e dij,
xhi osh metafora
Amo unë për taaj,
shkrojhem si shtaj vdora
Oni se s’kom shkollë,
prap dënise dij
Haj pajtëm xhit dush,
shqip e gjeografi
Xhi m’ka shku mendja,
sa majr do kish konë
Un e taj ta hecshim,
okoll-m-okoll dunjonë
Thujsh me Golf sën shkojmë
as njen Sllatajnë
Taj veç bonu ikajl
po dt bajsha n’shpajnë
Ket vjersh me kast
de përfundoj me presje
Pranoe ofertën,
mosëm bon vesvese,
LULE E MBËRDHAJFËT MARSI
Taj cauc e heshme,
e bardh si shkumë faksi
Xhi ke mbet si lule,
e mbërdhajfët marsi
Flutrat ene shpezët,
napër mal kanë dalë
Osh tu ardh pranvera,
taj s’bohësh e xhallë
Sagllom raj mbaj libër,
ja ke shku te dajxhët
T’kom thon mo m’so shaum,
se frajk njeri prajshët
Mo teptajs çaç tepër,
t’msojsh, oj cauc e majr
Kom ndaj tu thonë njerzit:
“pi msimit s’ka hajr”
Nauk besa lujsha,
mosëm ngjo taj mu
Xhi kom mbet pa shkoll,
kom mbet gjur e dru
Hiç mos u ndal,
vazhdoe at shkollë
Se taj ije e zoja,
ije mendehollë
Xhit boj un i shkreti….
as shkrim as kalem
Si thonë: s’dij ta shkrauj,
ene emnin tem
Ene pse nauk e dij,
sa germa ka alfabeti
Po zemrën e kom temiz,
si bafçe fakulteti
Oni se dukem i trashë,
si gume traktori
Po zemrën e kom t’bardh,
si setre doktori
Sa m’ka marrë malli,
nauk e kallzon lapsi
Dëm çojsh t’vaj agje,
si dëni letër faksi
Ja nja di ditë po ditve,
pi ktau, me taksi
Sall taj mo jesësh,
lule e mbërdhajfët marsi
A S’ PATE QETËR PUNË…?!
Çkto dit’ jom kësdis,
shaum me vitin tem
Hakas t’shkrauj diçka,
po e kom problem
Kohës fundit me mu,
nauk o’ nise n’rregëll
Kur jes pa frimzim…
jom si guskat n’megëll
Xhit boj un i shkreti,
fjalën xhi ta dhash
Se dët shkrauj vjersha,
po kom raa n’bandash
Majr maj cauc a s’pate,
qetër punë xhit bojsh
Po hine n’zemrën tem,
t’rajfmet t’m’i shpeshtojsh..?!
Kurniher as ni dakik,
mos me konë rahat
Tet kujtau xhith ditën-e-lume,
ka 18 sahat
M’ke hi napër damar cauco,
si dëni undajr
M’duket se i thonë kolesterol,
(se sën e gjoditi majr)
Due tt pajs, taj xhi mirresh,
me punë doktorllajki
M’o kallë ni zarm napër traup,
kallzom si ta fajki?
E dij se t’mirresh me mu,
nauk kije shaum vakët
Amo ta dish se tet kujtau,
m’bije shpesh-her t’pakët
M’duket se ki siklet shpajrti,
shaum problem do dale
Do duhet ni dit tëm apësh,
frajmë artificiale…
KU IJE..?!
M’fal maj cauc e majr
se shaum t’jom vardis
Po si jom te e paa
taj je hup halis
U mbajta tet kërkau
në fejsbuk a n’telefon
Amo kërkund s’xhindesh,
pa nom pa nishon
Mo ke shku t’bohesh bjonde
n’shtetet skandinave
Ose je punsau atje ku thae
te ai butiki grave
Mos o’ drishk numri jem
te telefoni jot
Se pi moti sëm ke shkraujt
Di javë u bonë sot
Kallzo ku je hup, ku ije.?
pse bohesh e keçe
Mos ke xhet di shoçe qera
ini bo Trileçe..?
Ahaa…e kuptova
shtaj m’pajki zhetoni
Pi se ka fitau te ne “zonja”
Tetovën de zaptoni
Mos i ngjoni rrenat e atine
xhi thonë ato shtriga
Kit e dimë se Tetovën
e kan marrë me trika
Hiç s’ma ndajn fundi fundit
ne t’i dale tajmi
Qimse e sajllëm t’shkretit
t’komandojn granajmi
Kit dunjoja ne t’rrëkllehet
en ne pajkje thajr
Vetëm taj m’intereson
qeshke t’ijësh majr
SHINXHERXHI
Se kom dalë ktau n’Itali
ni her sën e bona
Për shinxherxh t’ijëm agje
t’lahem me jorgovona
Se kom dalë ktau n’Itali
ni her s’e kom sajll
T’dal t’shotajti me 6 maj
me shokët ma t’majr
Krejt vaktët i kom qif
po çashtau llafi vajn
Dit e nat hiç pa ndalë
agje mend na rajnë
Nauk du si këngëtarët,
xhi e thonë për interes
“N’ket gurbet të zi oj nanë
pi mallit do vdes”
Veç për t’va marrë parët
përdorin kobija
I bojn kit vendet “pusto…
Zvicra e Gjermonia”
Nauk du si ato t’vajtoj
ju fort majr e dini
Se domkat xhi bon gurbeti
s’i lanë as varikini
Lumët ju agje xhi ini
pale si kini dalë
Boni flija en me bimë jeshile
mbaroni “kolarë”
Kolarët qeraher i bojshim
për rësk ja kismet
Shtaj shumica, sa ma frajk
t’sosin fakultet
Ene ktau kto pak xhi imi
dulëm pak n’shotaaj
Amo s’osht si agje, bile
na kapi ni shaj
Au sa shinxherxha shkuën
te ndajt n’Itali
As me lule, kaçajt flije
Bile en pa shoçni
Un e di se shtaj shumica
do najsin do thonë:
“Pse i kushton çkaç rëndësi
Kjo s’o festa jonë.?!”
Nauk du t’boj polemika
Me njerëz të tillë
Për mu si katundar, kjo dit’
Ka me mbet idilë
TREDHËT E PES’ DITË PA TAAJ
S’e harroj ditën kur u largove, me 21mars
Pi smetajs u vërtajtsha, si dëni kompas
T’keçi madh ka kit onët, u bona për t’plas
Dojsha t’hipi n’maje t’kodrës, ene veç t’bërtas
At’her prajtsha pranvera, t’dale ndëni qosh
Bashk me at ene taj, me dënise tëm gzojsh
Badihava kisha gabau se, mbeta durët bosh
S’e mendova se pi fejsbuki, çashtau dëm bllokojsh
Nauk m’u hafte kurnise, m’u ndalën kit midet
Sën e xhejsha vitin ku jom, ene isha i bindët
Si mem marrë n’pajke t’natës, hapesëz exhindet
Ja si caucave ma përpara, kur vu kan ardh inxhet
Pi at’her tredhët e pes’ ditë, kom pat siklet shpajrti
Thojsha: me bo mem dalë para, kocajt d’ja troshajti
Po u mendova pak ma majr, punët t’i shoshajti
Pele si e ka punën e shkreta, nauk due t’grashajti
Dojsha tët pajs at’her, po e kisha problem
Si de ndajshe vitin taj, t’ishe n’vendin tem
Si dikush pi sekëlldisë, ngrajhet hecën jerm
Ja si topi i Ronaldos, kur i bie me shkelm
E di se ene taj tëm hekësh, s’e ke pas çaç majr
Pele pi inatit e mbarës, sa je stërkuç n’ftajr
E ke dijt se jeta pa mu, nauk ka kurni hajr
Se shoçnia s’osht dëni xho, xhi lidhet n’sinxhajr
Gabimet xhi jom te i bo, halis m’koft jazëk
Për t’i pa ma majr xhojat, m’duhen do gjizllëk
Ato pes’ javë e vërtetova, sa kom pas boshllëk
Un e taj larg-njoni qetrit, osh budallallëk
Un e taj t’rajmë idhnauët, sën e paramendoj
E pamundshme çaç xhi m’duket, sën e krahasoj
Për ta kuptau pak ma majr, si gishti pa thoj
Përveçse vetmia t’mbajtën, en dhajmta nisoj
Paramendo për provimet, n’qershor kur do vaj
Dal napër Tetovë t’heci, a mom kujtohesh taj
Mo tët shoh taaj asniher, s’e kom çaç kollaj
Pajka e t’shkrojmes do m’u bofte, ma posht se kallaj
Sa mjerim kom pas at’her, m’u kujtau Migjeni
As larg as ngat nauk mundet, si di shina treni
Se lidhjet tona ishin t’forta, si basëm sateni
Krejt mu dukte si ato perimet, kur i kap gjereni
S’dojsha qetër veç me taaj, pandërpre t’isha
Asni sahat asni dakik, hiç nauk do u mërzitsha
Pi smetaajs du harrofsha, en çfar moshe kisha
Lumturinë para komve, përherë do ta bijsha
NAUK E DI SA T’ PRES
S’e kom dijt se do ijësh, me mu çkaç mizore
Dëniher i kije do gjeste, si caullët n’foshnjore
Fjalët tauja xhi i premton, shkrajhën si akullore
Ke harrau se ene pak, do bohesh profesore
Kohës fundit ene taj, ke zon t’bohesh send
Thaue se s’kije xhit bojsh, po Zoti t’ka dhonë mend
Organizoj xhojat ma majr, ne t’kese ni rend
Mos u premto njerzive kurrë, vend e pa vend
E kom vërtetau se për mu, pak t’intereson
Ndoshta kije qerë ma t’majr, me xhi kontakton
Kom shaum llafe të t’i thom, rrasët ni vagon
Pi zarmojs mungesës tonde, vuxhuti jem vlon
E kom dijt se luën me mu, po jo n’çket derexhe
E ke bo moralin tem, si lodër pi teneçe
M’i ka tollovajt kit stinët, sjellja jot e keçe
Si ai n’masalle xhi kish vesh, 99 ferexhe
Taj xhi frajk si mendoj, do bohesh me dipllomë
Mlidhi mend fajti n’kraje, mosëm shajt çollom
Ma frajk shkrauj dënise, se ngjo xhi dt thom
Ene ni dit si t’kapërcije, do smuhem sagllomë
SI PUPTESHKË DO KRAJSI
Për taaj cauc e heshme
paksi e lazraume
En Bjeshkët e Nemta
di boj të bekaume
Për tët bo ikajl di çoj
shkusit fajs mbas fajsi
Dije se me sën t’marrë
si pupteshk’ do krajsi
E kom ndaj se taj i kije
Dajxhët pi Leshnajce
Amo un kur e ve nuftin
Kom inat bollajce
Do bërtas njer n’havà
po kurrë nauk dorzohem
Unë për taaj n’koft se duhet
n’Tetovë dal trazohem
Ori cauc folloz’ e heshme
me ni degë bresliki
Kur do vaj ni dit pi ditve
dil ka kapixhiki
Sagllom taj do thaush:
“xhi ke teptajs shaum”?
Po kom gajle mo t’mashtroje
dëni qetër Pllaum
Mos raj me at mende,
mos e merr si ondërr
A t’kujtohet kur thash ni nat
Si mollë kom me t’hongër
Taj mund t’thaush, oni be
se dukem si llokum
Ama s’duhet t’fugësh ashtau
shaum si me huxhum
Taj valla mke çu t’bohëm
i unët si uk
Katilishi kesh te ta ngronë
buzët tauja pa bukë
Taj xhi te unë erdhe,
si dëni mirazh
Jetën ma ndrishove,
cigaren e lash
Masande për taaj,
un xhith ki nom gjali
E lash Barcelonën,
u bona ka Reali
Nauk du t’livdohem,
se larg osh Jupiteri
Po me thonë do kcijsha,
pi alikopteri
Pi havaje illzit,
kit me gur di zrojsha
Udhën ka do hecshe,
me ato de shtrojsha
Taj xhi ma ndrishove,
komplet jetën teme
Un dët kisha mbaajt,
si dëni kinxh besleme
Hajde sa ma frajk
Mos u bon e keçe
Ta bojm ni jetë t’ombël
Si dëni trileçe
T’mërkurën dajxha
bon darsëm t’madhe
Hajde ene taj
ta luajmë ni valle
Me at mindilin
Xhi ta kom dhonë
Ti smetajtim kit njerzit
Ataj xhi jon
Mo ma bon llafin di
mo thauj “ho xhi kije”?
Dëm kësdisish t’vaj tët hiki
me Fiat Italije.
PI DARDHE KOM RAA
(BALADA)
S’e kom dijt se do ijësh
me mu çkaç mizore
Fjalët tauja xhi i premtove
u shkrojtën si akullore
Katër muj pi në prill
sa shaum ne u deshtëm
Po taj u largove hapasëz
s’e prajte as vjeshtën
Taj u zhduke s’e di ku
pa nom pa nishon
Pi zarmojs mungesës tonde
vuxhuti jem vlon
E kom dijt se luën me mu
po jo njer n’çket derexhe
E ke bo moralin tem
si lodër pi teneçe
– – – – – – – – – – – – – – – – –
A i harrove me ni vakët
di fjalë kur ti thash:
Duhet ta dish se dashnija
nauk o kash e lash
Me kanun e vërtetaume,
dem baba dem
Mos e ha fjalën e dhonë
se bohet problem
– – – – – – – – – – – – – – – – –
Majrpo taj ni dit shkove
en s’u ktheve prap
Dashninë e bone si shpajë
Pa derë pa dollap
M’vajn inat ta thom nise
po prap imi njerëz
Ta dish se largimi jot
ishte shaum lotsjellës
Pi sikletit zu tëm vërtajtët
Dunjoja okolla
Pi hutajs hipa n’kumbëll
A najsa t’ha molla
Mbas ni kohe n’spital isha
n’mend kur kom ardhë
Than doktort t’xhetëm taur
ishe ndër ni dardhë
Sa keç m’erdh pi sikletit
u bona për t’vraa
Thash e hongra un i shkreti
pi dardhe paskam raa
– – – – – – – – – – – – – – –
“SI S’E DESHA PAK MA SHAUM”
Ajo ishte shaum e majr, melhem
Me atë e ndajsha vitin si pllaum
Shtaj mbas ni vakti thom me vitin tem:
si s’e desha pak ma shaum
Për e heshme, njo kish bo nona
Plus me shkollë, lexojte dëni libër
Sot-e-kësaj-dite s’e di xhi bona
Pse ta prajshe ket ekuilibër..?!
Raj e mendohem, ku gabova
Unë me temën boll kom hakat
Ajo ni dit, hapasëz tha: “shkova”
M’la ta ha vitin me ket taksirat
Pak jom “kësdis” me Fatos Arapin
At poezinë xhi shpesh ja lexojnë
Se disa si ajo, veç ket varg e kapin
Mesazhin kryesor rrallë e kuptojn
Ni dit m’u duk si me folë jerm
Kur tha ni fjali xhi m’boni kahar:
“T’majrës xhi pate, i rae me shkelm
Se s’arrite tëm dush pa karar”
Nejse…po m’vajn keç për ni xho
Si thonë pleçët “m’ka mbet gom”
Ta pajtsha ene sa duhet, hazër t’isha bo
Xhi e dashmja për atë, t’jese tamom
KËNGË PËR BALLKONE NË KOHËN E KORONËS
Oj dora me konë, oj dora me koon
Ku i ke sapunin xhi ta kom dhoon
Sapunin e kom, sapunin e mbaaj
Ka dëniher durët me ato i laaj
Pse s’i laan ma shpesh oj delije
A frajgesh se osht pi Italije..?
Kohës fundit nise, kom najs ta kuptoj
Neve t’Italisë, na kini marrë munoj
Mos u bon ashtau me di ftajra
Italisë ja do veç xhojat e majra
Me konë dëni Nutella e ndron meselën
Do ishe n’gjendje t’ja hashë ene tegllën
SI AJO NAUK KAA
N’vendin tonë shkoi mo vera
S’ka mbet asni lule
Mu t’shkretin m’dixhet zemra
Për ni cauc fodulle
Sa herë at kur e kujtoj
Bohem si zog pule
Ta zateki sa ma frajk
I thom vitit: mule..!
Ene shoçet i ka t’majra
Po ajo va kalon
Sa herë kur i thajrën t’mlidhen
Ose te ato shkon
Gjoja e shajshët e asaj
Xhi osht si allton
Ah sa ombël ajo kur folën
Llafet i shqipton
Me krejt virtytet xhi i ka
Rekordin e then
Gjene kur i thom se e duu
Hala ma majr ma kthen
Dita-ditës sa ma shaum
Zemrën ma rrëmben
Thonë se n’shkollë agje ku mson
Ma e majra, hepten
Si thonë pleçët, me i raa drit:
Osht hirii, si femën
Bile përdit s’e lo rahat
I shkrauj me at t’emën
Ene n’shpajn de kisha mbaajt
Hiç sajvin s’ma tremën
Se dashnis e vetmja n’botë
M’i ka vu ni emën
Dëniher kur ma trazon vnerin
Thom: me zonë de mbajti
Flokët d’ja shkuli ka njo ka njo
Ja d’ja nxhes për fajti
Po kur m’çon foto ene video
M’vajn mëniher shpajrti
Ene moo najsi me fantazi
Fellë e fellë senajti
Osht pak si e mbaraushme
Po oni, s’ka problem
Do vaje vakti kur d’ja largoj
Ene ket dilemë
Kur do hunxhna ngat njoni-tjetrit
Ajo n’prehën tem
Nauk o çudi se mund ta haa
Si tortën me badem
N’vendin tonë ka dalë mo vera
Ka ndrau kjo havaa
Ktau caucat jon shaum t’majra
Si ajo nauk ka
Ene n’darsma kur shkon, dihet
Pajsën për at shaum gra
Veç ta shohësh nauk ka shansa
Mo lishojsh sevdaa
Un për viti, jom tu e kujtau
Përdit e përnat
Xhumi m’ze me emnin e asaj
N’sabah prap me at
Pleçët ma para e kan gjodit
Majr ni nasihat
T’ish zije femna ene niher
Do haheshte si mjalt
Kur i çëlloj siretat ene videot
Foli me vitin tem
Dëniher pi smetajs madhe
M’vajn si me konë jerm
Thom: kjo cauc, a osht halis
A me sajt kom problem
Jaja vetllat si me ja vizatau,
Dikush me kalem
Mo najsi shtaj me rend xhojat
Kit t’i përhkruj
Se çaç shaum xhi kaa vlera
Dëm duhet ni muj
Mu për viti flaka m’shkon
Po kuj t’i thom, kuj?
Ket zarmoj sën e fajkin
Niçin kova me ujë
Kto kit xhi jom tu i thonë
Bile ka halaa
Xhi m’ka bo, t’thom si caullët:
“E duu njer n’havaa”
Saher zemra pi atëherë
Veç për at ka raa
Paramendo, une at ende
Pi ngat s’e kom paa
Shtaj për fund du t’i thom:
Eh si u çmenda
Se dashnia çkaç magji ka
S’ma ka marrë mendja
Çe tre sahat, m’duket njer shtaj
Nimijë her e përmenda
S’kom xhi boj, ka hij fellë
N’zemrën teme mbrenda
RUJ T’DALMET..!
Çe nja tre javë kimi najs
T’shkraujm hiç pa ndalë
Taj e zonët me fakultetin
A unë punët vërdallë
Na ka kap dashnia fort
Zemrat na i shtërngon
Për botën tonë, s’e për qera
Hiç s’na intereson
Ene pse larg njoni-qetrit
Me hatër pa hatër
Prapseprap me bisedat tona
Na vajn si me konë afër
Un për viti, jom tet kujtau
Përdit e përnat
Xhumi m’ze me emnin tond
N’sabah prap me at
Me kto sireta mke çu t’foli
ene me vitin tem
Tu i çëllau, pi smetajës
kujtoj se jom jerm
Thom:”kjo cauc a ekziston halis
a me sajt kom problem?
Ja-ja vetllat, si me ja vizatau
dikush me kalem”.
Si taj cauc, si thonë ka ne
Nauk ka n’ket dunjoo
Përveç se ije shaum e dashët
En shkollë bajgi ke bo
Mo najsi shtaj me radhë xhojat
Kit t’i përhkruj
Se çaç shaum xhi kije vlera
Dëm duhet ni muj
E di se kije nevoj t’dalësh
Se s’rajhet me ni vend
Veç ni lutje xhi e kom për taj
Duhet ta mbash mend:
Ruj t’dalmet nëpër Shehër,
kit mos i harxhit
Kur do vaj, me mu di përdorish
do dalëm përdit
I HIPI GJALI VILISPITIT
I hipi gjali vilispitit, rreth kataundit raa
Ajo cauca xhi e due, oj nonë a m’ka paa?
Nauk e di be gjali nonës, çish ni ditë t’kallzova
Mos u asdis napër kataund, po dil ka Tetova
Se agje va kan boe, udhët për merak
Me vilispit t’i bish rahat, shehrit rreth e qark
E mur gjali bilispitin, shkoi ta boje ni kruk
Po pi trondmes i kish bo, bithët si pambuk
Napër gropa e trotuare, pa pas asni shteg
Ene rabat e parkirme, qametin kish hek
Plus ni gjalë pi “Vardarske” i kish bo problem
I kish thonë: haj puditu, se ki o territori jem
DEVRI I GËRSHONVE
SHKOLLIMI…
(Dikur ene shtaj)
Ene pse n’at vaktin tonë,
kushtët katastrofë
Po për t’msau si duhet,
vullnet kishim me kovë.
Përveç skomës madhe,
ene lisht ka parët
Plus, pak paralele,
bojshin për shiptarët.
N’Tetovë at’her ishin,
katër shkolla t’mesme
Pi ka kit onët vajshin,
bile en pi Prespe
Lene se për ne klasa,
kishte shaum si lisht
Plus xhimcat e londve,
na i bojshin shkenisht
Neve t’kataundit kraja,
na u bofte si karpuza
Xhith ditne lume vajshin,
veç di alltopuza
Vërte imi mundau shaum,
e kimi pas zort
Po tepër kimi msau,
si sot profesort
Babat e shtajshëm,
menher “marën malin”
Huxhum me kërcnajm:
mos ma çurto gjalin.!
Me kallzau për klasat,
ndoshta s’u zihët besë
Mbaj tredhet djem,
a cauca katra-pesë
Me caucat sën folshim,
veç dëniher rrallë
Atëherë kur i pajtshim:
“a kije ni penkallë?”
Nauk e përcajllshim modën,
turlifar marke
Kit motmoti kapërcite,
me di-tre palë rake
Sën mbrojshim kurniher,
te Armani a Guçi
Po ni setre e veshshim,
n’her un n’her babuçi
Juve shtaj vullnetin,
va ka hongër uki
Va merr vaktin viberi,
vatcapi, fejsbuki…
Sot va boj ni urim,
po s’e di sa do ngjoni
Thenja komën shajtonit,
ene najsni msoni!
TETOVA SI T’U DUK..?!
Hasret t’vaj pi Italie, kraja m’bohet shuk
Se kur kthehem disa pajsën:”Tetova si t’u duk?”
S’di xhi t’thom, e kanë shkelë, çizmet me topuk
Si ni plakë e palëvizshme, xhi raj n’shtrat ulluk
Çe 100 vjet halà aktuale, pitja e Konicës..!
Pi n’Malsaj, Pirok, Dervend..e te Kalaje Nicës
Dikush n’xhum na ka vu, me çaj t’kamelicës
Cigaret n’astall, hizmet te i bo, kafes ene picës
Raj be shoç..i thom atij, mosëm shtaj n’kujtajm
Se nauk due tt shes mend, ja t’kallzohem trajm
Për ne t’gurbetit xhi menxaj, rrallë dëniher vajm
Na duket si kafe e vjetër, e mbushët me tajm
Për ta kuptau pak ma majr, a do shembull tjetër?
Na kanë fajt neve t’ngratve, te ni alltopuz i vjetër
Çështjen shiptare s’e kan lujt, as ni milimetër
Si mangupat kur t’i vjedhën, parët pi n’kuletër
Jon përzije muhabetet, jon ngatërrau fazat
Nauk dallohen profesor’t, se kollin xhambazat
Nauk hakasën t’shpërthin, t’i çelin kafazat
Për t’ardhmën e pop’llit tonë, i pajsën sihirbazat
Katilishi me Tetovën, kit çashtau jonë marrë
Ama kto t’fundit përnime, paskan konë kobarë
Qëllimi ktajve si rezulltat, ta çesën n’vend t’parë
Ja me tajm ja me bastore, ku luhet komar
Due ta pajs donjo pi atajve, xhi u kallzofte trajm
Xhi për ta dritau qitetin tonë, caktuën granajm
Premtimet xhi i dhan, mo’ i kanë shtaj n’harrajm
A u kanë pajk napër gropa, ja jon përzi me tajm
Donjo xhi ka talent i shkreti, kot e kot mo raje
Hakatën t’boje dënisa, po sën çese kraje
Kitve partive mbaj 20 vjet, çorbën va kimi paje
Kshau s’besoj se dëni devër, pak ma i majr t’vaje.
POP’LLI JONË…(I SHKOKLITËT)
Osht ni se’ xhi kit e dinë,
s’kom pse t’foli tajnës
Sllavët ma pak se ne jon,
a na kan çit kok-shpajnës.
Pi asaj xhi kom msau,
me dijet e moja
Ne si popull imi ktau,
pi se o’ kurdis dunjoja.
Kontinentet kur kan konë,
ndërmjet viti t’nxhitta
Bile tonët ishin ispatë
kur hupi Atlantida
Kimi konë dikur nisoj,
si lisat e zabelit
U ngatrraum kur e ndriçëm,
Kullën e Babelit
Masandi u daktajsëm,
pes’ mijë fajse u bomë
Po ne prap nauk u hupëm,
pa nom pa nishon
Pak n’Azi e n’kit Evropën,
kanë jetau Pellazgët
Pi atine xhi s’kan ndrishau,
ilirët en baskët
Pak ma vonë dulën do popuj,
as çen as zagar
U vërsulën vendeve tona,
na boën kahar
Di mijë vjet si egërsajna,
na bonë për kërkund
Na dërmaun na përçanë,
si pemë te na shkund
Ene Evropa na ka hak,
pi n’Kongres t’Berlinit
Kur na lishoj napër jemek,
pajkat e pelinit
Pi qoshit t’dunjosë erdhën,
do sllav njo ka njo
Lene se na i zaptaun vendet,
po sën u bojm zoo
Osht zamet t’i shkrauj kit,
hekat e shiptarit
Përveç sërbit i duaraum,
shkelmat e bullgarit
Pak ma vonë zi e ma zi,
me komunist’t e Titës
Xhi na çojshin t’i njehim illzit,
ene n’pajk e t’ditës
Shtaj ma n’fund xhi e kan çit,
përsheshin mbaj ujë
Kolt’ e Shemës me kërpesha,
n’dorën e qetër kuuj
Si thash, ma nalt:ni grusht sllav,
pa koshtar, si çiçe
Na jon taurr serbes-serbes,
jon te na fajt n’shishe
Me luft’, u çaam te i mundë,
a s’mbushën me mend
S’e kuptoj pse dalldisin
ta marrën ket vend.?!
Kot hakasën ta marrën ket vend,
ta fugin mbaj viti
Se nauk mbushët paqet’ e mallboros,
me fajlle qibriti
Kur e panë se me luft’,
i fugëm n’Vardar
Mëniher’ intervenoj Bota,
çoj do misionar’
M’kujtohet për ta ndal luftën,
kur na tha Evropa:
Do vu apëm xhi t’kërkoni,
veç mo bohi copa
Do udh’heqës pa u mendau majr,
murën ni vendim
S’duna kurxho pi ktij shtetit,
veç pak integrim
N’Ohër e bon’ ni marrveshje,
si kolt’ napër livadh
Ja trazaun kocajt t’shkretit,
Dervish Himës madh
Pi se u murën ato vendime,
s’ka “dremit” liqeni
U sekëlldisën n’Pogradec,
Lasgushi e Kuteli
M’u kujtau fjale Nolit:
“Nënë vajto merr malin..!”
Se zullumin ktaj hiqimeti,
si zort se d’ja ndalin
Sikur t’na shajfshin t’parët tonë,
se n’çfar gjendje ina
Do vu dukshim si ato prallat,
xhi jon me Nasradina
Çaç na ndanë, sa për bashkim,
na jon shtau dilemat
S’na ka mbet tjetër t’bojm,
veç t’dhendim kalemat
Tjetër ilaç un’ nauk shoh,
veç t’i rrokim librat
Sall me dije ene me punë,
t’i matim kalibrat.
NAUK OSHT POLITIK…
Thojshin shpesh her’ njerzit toon,
çish n’vaktin e Titës:
Bon xhi t’bojsh po prap me puçën,
raj larg politikës
N’koft’ se do t’kijësh nder,
en ta raujsh çat kraje
Sa ma larg raj politikës,
se osht orospaje
Kjo xhi thom s’osht politik,
pse njerzit s’e kuptojn’
Po skomje madhe, katastrof’
en malet vajtojn’
Gjene s’kan’ faj mileti,
s’kimi pas kurrë hajr
Politikant’ sallde mtrashën,
ne imi boo liktajr’
Napër shkolla, n’alltopuza,
ma shaum napër kafe
Nauk bojn dëni punë ma t’majr
po sall çato llafe
Nauk hakasën t’i dritojn,
çështjet tona shiptare
Po kan’ gajle n’koalicion
“Qetri” kon do marre
Pleçt’ e kan’ loon ni fjal’
xhi s’e lun as tërmeti:
“Kur e ka mbreti zgeben,
at’her krauhët mileti”
Osh te na mçu si magjari,
kur uki e ka hongër
I ka kcaaj n’shpajn’ herifi,
ai thot’ mo jom ondërr
Kur s’ken t’zoti me dijeni,
haj than’ do bojm’ luft’
Po ma keç xhojat plasën
si gumja kur ka lluft
Nejse ato xhi e kurdisen,
s’kan kon’ çaç hajvona
N’luft’ u vran’ djemt ma t’majr,
a kto kanë bo miliona
Ne do dalëm prap do votojm,
përinat palës qetër
Amo ato xhi na kini premtau,
mo jesën sall n’letër
Si pik’ e par’ partit’ ta dijn’,
t’bohet regjistrimi
Ta shohëm ni her e majr,
sa i mi kush imi…
Ta shohën pse deputetët
çataj n’vend ka mbet
Si petkaxhit napër darsma,
veç nizet-e-pes’ vet
Nauk hakasën t’bohen bashk’,
kundër palës qetër
T’i kallzojn se ku e kan’ vendin,
me kalem e letër
Amo kot, kuj di thaush,
prajt se do dale bar
Kit trajmnojn e kallzojn,
shiptar me shiptar
Mbare t’na vaje, ni grusht sllav’,
ma shaum se ne dijn
Na kallzojn prejardhjen ton’,
na shkraujn historinë
Di kisha lut kit vajset tona,
shiptar kushdo koft
S’ka mbet veç ta bojm’ ni dua’:
Zoti na udhzoft’
Nauk ja mbaa kërkuj onën,
po ndrishim kom desh
Se kshau si osht te shku,
gjatë do lajmë l…
SI LOJA E SHAHIT
E vendosa gjendjes tonë
T’ja boj ni përmbledhje
Për kto vjet xhi na kanë lodhë
Me fushata e zgjedhje
Shaum zamet do ish, si duhet
T’i boj ni epilog
Se ene shtaj me qeverinë e re
Punët i kimi bërllog
Kjo çështja e popullit tonë
M’gjaan si lojë shahi
Me hamendjet: si e pse…
Na çet pa xhum sabahi
S’kom besau se për shiptarët
Njer ktau do vaje puna
Na i hoçën figurat ma t’majra
Mbetëm veç me piuna
Tu i mendau gjatë potezat
“Ma merr, ja marr, ma merr”
Kundërshtarët na bojn mat
Veç me ni llomfer
Pi n’fillim na bojn me hile
Kur najsin me potezat
Vet i marrën figurat e bardha
Neve na apën t’zezat
Çe sa vjet kushedi sa loja
U çamë tu hakat
N’vend se t’çesëm dëni remi
Mbajtna t’jesëm pat
Ato kurrë sën i mundim
Kot kina marrë hov
Se dikund mduket i mson
Dëni Kasparov
Na kanë mund ene atëherë
Kur kanë lujt pa topa
Se kolt tonë te u përla
Hijshin napër gropa
Shtaj ma n’fund njerzit thanë
De bojm ni rokadë
Po s’ish problem ene me qerët
Tonët t’bojn kontratë
Me muj mbajtën te i nda
Ministra e drejtor
Shumica me ci-vija t’mbrazta
Dikush me autoshkollë
Disat xhi mo idhnohen, i bonë
Pa resor niher
Ene ato e dinë se shaum frajk
Do bohen milioner
Kojshitë ma shaum n’politik
I sajdisin gratë
Ka ona jonë kit maskilista
Vu shkojnë me inaat
Kojshitë me t’vetit, si duhet
I pastraun hesapët
Neve prap çajo erë d’na vaje
Se s’i ndraum çorapët
Njoni tha: s’besoj mo se do kese
Rrena ja padrejtësi
Se n’mesin e ministrave tonë
Kimi en do haxhi
Ne shiptarët kshau si imi
Duhet t’mirrna vesh
Do fitojm kur di çesëm piunat
Topa a mbretnesh
MARRËVESHJA E OHRIT
N’dimij-e-njishin siç e dini
Patëm ni fesat
Ene u mlodhën pi ka kit onët
T’na dajn dhent e dhajtë
Kosem e bonë ni marrveshje
Po na dul e thatë
Për ne shqiptarët s’ishte qetër
Veç përshesh me dhalltë
Ja vun emnin simbas qytetit
Po shkurt e qujtën MO
E nënshkraujtën udhëheqsit xhi ishin
Kit ka njo ka njo
Ene pse me e tajr holl e hollë
S’ish gjajti kurxho
Prapëseprapë çato pika
I lan pa i bo
Asaj i ndodhi si dëni caucës
Xhi lindën pa rend
E çuën pi Ohri n’Shkup
Ta rajtin n’kuvend
Kosem t’ja plotësojn kushtet
Kit ja çitën mend
Ditët kalaun ajo ket mot
I bon non-tmdhët vjet
Pi atëherë n’parlament
Te bo veç si gremza
E kanë përmendë gjajti përdit
At e mbajti lemza
E lonët çashtau e dërmaut
Si xheth kur e ha vemza
Pa e pa dellin e zbardhaut
Si me i ra pemza
E murëm ni dit me ni shoç
E çitëm n’shotaj
Po e shkreta n’komë sën rajte
Se kishte kputsaj
Na erdh keç kur e krahasaum
Me shoçët e asaj
E kan sos shkollën e mesme
Ja frizerka n’shpaj
Sefte dulëm pak ka Shkupi
T’i shohe përmendoret
Najsi t’dridhet pi sikletit
Si me e kap orët
N’Tetovë tha hiç mo ndali
Se mteken dëshmorët
Kur kapërcajëm ka Kërçova
Ju tollovajtën zorrët
N’Strugë pak i erdh çerja
Po kish niçfar halli
Kur e pa Ohrin dojte t’fluturoje
Si dëni shipe mali
Najsën sajt t’i shkëlqejn
Si shkëndija stralli
Dojte t’thote se për vendlindjen
Shaum e kish marrë malli
Hakatëm boll ta gjallërojmë
Po s’kish shenja jete
Ka fundi i tha me zort do fjalë
Çashtau me isharete:
N’doni ta dini ashiqare
Thelbin e ni t’vërtete
S’ka qetësi njer sa ne t’jesëm
T’daktajsët n’pes shtete
Sa i përket ktij shtetit…gjatë
Do jese n’pelena
Asniher s’ka për t’u dritau
Se nauk shkon me rrena
A s’e shajfni se n’dorë e kanë
Kit do derdimena
I mbashtrojn njerzit me dallavere
Veç t’fitojn poena
Mbajsi e hecëm me anije
E fugëm te Drini Zi
Mo do bohet sirenë de marre ujti
De çoje n’Shipni
T’va kujtojm se ne imi vllazën
Nauk na kan kojshi
Mos e lujn lojën e strucit
Ta shtajn krajën n’hi
DO BOHEM KËNGTAR
Kohës fundit nisè
shaum kom najs t’mendoj
Ene un’ de bli ni sinti
do najsi t’këndoj
Napër shehre e kataunde,
nauk ka mbet muhaall
Kudo napër vendet tona,
pa pas ni këngtar
Kur e paan motrat Mustafa,
se shkojn’ me inaat
Ka ken e ka s’ken u mlodhën,
pi dii u boon shtaat
Iliri ene Shkëlzeni,
(si ja kan’ zanat babat)
I ngallajtën me zor t’këndojn’
djemt e vet Korabat
Shkurte Fejza, caucën Grejsën,
Sabria Ermalin
Veç Remzija ma e zoja,
vllajn e vet Nexhatin
Gra, burra, t’mdhi, t’vojxhli,
pi kit racave kina
Amo ma shaum (m’duket nizet),
vetëm Adelina
Me ni vakët Ziber Avdiu
shaum pat marr huxhum
Me Ajshen te ngron molla
kishin mbet n’podrum
Prapseprap nauk duhet t’qahena,
po t’jena krenaar
Sa banoor ka Luksemburg,
ne kina kongtaar
M’vajn keç se ne pes’ vllazën,
ene kit ni shaarr
N’mos ma shaum si vllezrit Mziu,
do ishim bo këngtaar
U thojsha vllaznive, t’najsim,
ta bojm ni kaseet
Ato: jo se mbarje madhe,
do bona për n’gazeet
E di se kur do këndojshim,
nauk do pajkte thajr
Amo t’paktën tekstet bere,
do i kisha bo majr
Hallkit nauk jon’ te u ndaal,
mashkëll koft a femën
Pare u çaan te fitau,
plus jon bo me emën
S’vu intereson xhi jon te thon’
se s’u folën kush
Qëllimin e kan t’shkojn n’diaspor
ene ta bojn fuush
S’e çajnë krajën se melosit tonë
i hecin me hile
Xhi e përlijnë e tollovajtin
me muzik kopile
Gjene reperat, hala ma keç
ma shtojnë tollosumin
Njoni me ftajrën si…papuçe
thotë:”ta du majmunin”.!
KUJDES ME GJUHËN..!
Viteve fundit kanë vlau rrjetet
Ene mediat shiptare
Pi qifit madh se gjuhën tonë
E kanë bo zirtare
S’e di me ket rast xhit boj
A t’çeshi a t’kaaj
Si përher ene kjo m’duket
Do dale dredhaj
Jon përmbledh Kosovë e Shipni
Kit politikant
Te urau te bo komente
Se u vajn interesant
Bile partitë te ne halà ma keç
Jon bo për gazep
Te u livdau, për ket “arritje”
Kush u bo sebep
Raj e çuditem me kto njerëz
Pse çkaç jon gjazmau
A shtajrën se s’e dinë qëllimin
A çashtau e kanë kuptau.?!
Shaum ashiqare shkraun ataj
Nauk duhet komente
Gjuha shqipe osht zirtare
Tek-tuk n’disa vende
Me at shprehjen “20 përqind”
Na kan lonë shaum mbrapa
Si etni ne figurojm
T’fajtët mbrenda n’kllapa
Neve me ket na barazojnë
Me pakicat qera
Me ato xhi me numër jonë
Sa ni paqetë sheqera
Gjene s’kan faj, na kanë diktau
Se ne knaçna me pak
Ene mbroj e sa ma shaum
Na shtajn n’qorsokak
Politikant shqiptarë, ka jon
Si nauk kanë fiqir
Për gjuhën ma t’vjetër n’botë
Dikuj i kërkojn mëshirë
S’osht problemi ataj, se askush
Sën na ndalën gjuhën
Po imi vet ne xhi me t’madhe
Asaj i fugim pluhën
T’parët tonë jon mbajt me shekuj
Me Abetare e kongrese
Ta raujn e ta forcojnë gjuhën
E përhershme t’jese
Njona pi ktine mbledhjeve
Osht mbajtë n’Manastir
A bash agje gjuha shqipe
S’ka asni hapsirë
Përveç domeve xhi na bojn qerët
Ene vet e kimi fajn
Rëndësi pak i apëm drejtshkrimit
E shkraujm si na vajn
Ku t’shkojsh n’botë shkollat fillore
Rregull e kanë kit
Kush s’e mëson majr drejtshkrimin
Sën dale klasa e ditë
Veç te ne ndrishon, si t’najsish
Me nxënës e profesora
Kur shkraujn me gabime, un çuditem
Si s’vu dridhet dora.!
Për ket gjuhë xhi dikur njerzit
Kanë derdh gjers e xhak
Kom gajle se për kto lëshime
D’na zone dëni hak
“TURP” I MADH PËR RININË
E moj rinia jonë e shkretë
E patë si o dunjoja
E kom dijt se her-do-kur-do
Do dalën fjalët e moja
A vu kujtohet kur vu thojsha:
Çallshajtni, lexoni..!
Se nauk i dihet dëni ditë
Si mund përfundoni
Lene se keni bo “anketim”
Plus n’televizor
S’vu ka shku mendja se dikush
Do vu boje “horr”
E kini dëshprau zavendsministrin
Ai foli me keqardhje:
“-Rinia jonë ende s’i dijnë
Xhojat elementare
Shumica pi juve, mbare t’u vaje
Me diploma fakulteti
S’e kishi dijt se “Mesharin”
E ka shkrujt Barleti
Bile prap fer u kallzau, s’e zgjati
(E boni m’duket me kast)
Nauk va çiti t’zezat qera
E përmendi veç ket rast
Na i kini korit universitetet
Ai dul pak ma i zoti
Se studimet i ka bo n’Shkup
N’ “Kirili dhe Metodi”
Turp të kini o ju të rij
Si ini katandajs
Ministrat en deputetët
Na i kini shashtajs
Me kto njohuri xhi i kini korit
Profesor e mësus
Do i detyroni ministrat tonë
T’çelin dëni kurs
Kur ta mendojsh fellë, ket herë
Prap majr kini kalau
Si do ishte sikur ministri arsimit
T’kishte reagau..?!
” MO’ SE, S’DI SI T’RAAJ..! ”
Kohës fundit napër Tetovë
ni shtos shpesh e ndaj
Kur e livdon dikush donjonin
thot:”mo’ se s’di si t’raaj”!
Me ni vakët, veç me fjalë
Shtaj en me dokument
Te shpërnda mirënjohje, lëvdata
Vend e pa vend
Ni dit ni shoç veç u krenofte
Se kish marrë lavdatë
Ja kishin dhonë, se te ni tubim
Durve u ka ra ma gjaatë
Njoni pi qifit xhi e kan sajdis
Çeshte si caull pes’vjeç
Se e kish lexau majr at poezinë
“Ca pika…mbi qelq..”
Dihet se ato xhi shpërndajnë
Nauk vlersojn halis
Po s’dinë sajtë si t’ja zonë
Ndrajshe ministrisë
U bo bajat me kto mirnjohjet
Valla m’kan bezdis
S’va lonë rendin t’livdohen atine
Xhi e meritojn halis
Sartri Nobelin e ka refuzau
(950 mijë dollarë..!)
Ato veç me ni letër t’thjeshtë
Kosem xhi kan marrë
Mo bojm fjalë për fejsbuk
A n’rrjetet qera sa kaa
Me lajka e komente fallce
I ngrenë njer n’havaa
Me komplimente e fjalë bajate
Flutrën e bojn ballon
A me i graj fellë si duhet
Raportet i kanë viron
Çashtau kitve na ka mçu
Kërkush s’di si t’raje
Pi qijfit te e livdau njoni-qetrin
Imi përdredh n’kraje
Kjo s’ka ndodh te asni popull
Simbas mendimit tem
Osht ni sëmundje shaum e rondë
S’i xhindet melhem
E përdredhmja n’kraje, shaum keç
Nauk ka terapii
S’na ndihmon as leshi delës
Me voe e jakii
SI U BOMË KOMUNITET
Ndoshta kto fjalë disat
D’i shpojn si tërvelë
Amo un e kom vendos
T’foli me karta çelë
Çe ni çerek shekulli i vum
Kit punët n’kandar
Ku ka mbroj me politikë
Faktori shiptar
Pi se u prajsh Jugosllavia
Ene ne u bomë shtet
Kit u dritaun, sall ne shiptarët
Çashtau kimi mbet
Si “kojshitë” ene ne atëher
Çelëm do partija
Po detyrat i bojshin shtremët
Si n’fletore pa vija
Ma vonë zun ta dredhojnë
Punët i bonë përshesh
Njoni-qetrit te i thonë:
“Ju nauk mirrni vesh”
Masandi ka njo ka njo
Tjerat kit e ngrajsën
Veç për interes t’vet hakatën
A popullin e batajsën
Mbas luftës, si e dimë kit
Hala ma beter
Dikush me burg e tortura
Dikush deputet përher
Shtaj ka fundi hala ma zi
Dulën do fodulla
Na shajtën mend si patriota
A n’fakt u bonë pula
Juve politikanve tonë
Tatari va marrt veshtën
Verën na e boni dimën
Pa e kapërcaj vjeshtën..!
Dikur e shaajshi njoni-qetrin
Me zënka e fesat
Shtaj prap ju u boot bashkë
Veç neve na përçatë
Rezultatet tuja politike
Pa asni marifet
Te konë popull ma i madh n’Ballkan
Na bonët komunitet
Xhi ndodh n’parlament me ju
Mos osht dëni sindrom
Për ligjet xhi jon n’domin tonë
Pajtohi boni “bajrom”..!
Pse nauk mirrni nasihat
T’msohi pi kojshive
A se shajfni se s’çesën qetër
Përveç “atine dive”
Politikën tuj t’shëmtaume
Me dert e me halle
Ndoshta ene Vllaznit Grimm
S’de bojshin masalle
Vu bojm apel ashiqare
Bollni me kto kajnka
Si thonë pleçët na kini shkoklit
Na kini bo poçajnka
Vet na thoni se n’ket vend
Imi mbaj ni milion
Kur vajn t’i dajmë hesapet
Asni proporcion
O ju politikan mendemdhi
Nise na kallzoni
Xhi vu ka bo poplli juve
çkaç xhi e dëmtoni?!
O politikanë, ndërgjegjet tuja
A kanë lodra e zile?
T’va bojn me dije se popullit
I hecni shaum me hile
Bollni me rrena na kini gjegë
Si zarrm a qireç
Se kur d’vu kthehet populli juve
De kini shaum keç
Ju mund t’bohi ene shkije
Ta fshoni bithën me kind
Amo at llaf ta harroni
Se imi 20 përqind
PËR 8 MARSIN
Nasradini me ni vakët
I kish pas di gra
Po i shkreti prapseprap
Kmajshën përher pa laa
Ene pse ishte n’ket gjendje
U rajte me politikë
E dinte se de pajsën njerzit
Përdori ni trikë
Shkon te e para i thot tajnës:
Merre çket unozë
Ene ta dish taj ma shaum t’due
Se t’kom si follonzë
Pak ma vonë shkon te e dita
Çashtau ene asaj
Merre unozën mo t’shohe qetra
Ma shaum t’due taaj
Ni dit njerzit e pajtën me tallje:
“Nasradin he pllaum
Na kallzo, callën pi grave xhi kije
E do pak ma shaum?
Nasradini shpejt përgjigjen
Va dha me mjeshtëri:
“Asaj xhi ja kom dhonë unozën
Ajo vet e di”
E paska mçu si udhheqsit tonë
Xhi si ze vendi vend
I mbanë lidhjet me tu dija
Veç t’raje n’pushtet
Nejse kshau si mendon taj
I gjanë monzi pelës
Po nauk due t’ja ndrishoj
Kuptimin meselës
E kuptova ku e kije qëllimin
Don ta shfritzojsh rastin
T’thush diçka, se po afrohet,
N’lidhje me 8 marsin
Pikërisht çat, për ket ditë
Duhet me thonë do fjalë:
Erdh koha gratë mos ankohen
Se imi t’njejtën shkallë
Ju gra sikur s’e dini se i kini
Drejtat e barabarta
Me vu dhonë ene molla t’ombla
Juve u duken t’tharta
Si mos ini ene shtaj t’knaçta
S’di xhi t’thom atëherë
Maqinat i lajnë enët e raket
Ju rajni n’viber
Kohës fundit, e pranojmë
Shkëlqeni si dritë hone
Ndash me punë, patriotizëm
En ma shkollovone
Shoqërisë tonë n’çdo aspekt
I kini dhonë duk
Jo si ne xhi shesëm mend
Te ndajt sall n’fejsbuk
S’dimë ndrajshe si t’shprefna
Xhi t’va forcojm bindjen
Kini desh pesthajt me pesthajt
A e kini shtau përqindjen
Fjalët e ni filozofit madh
S’duhet t’i harroni:
“Nëse burri osht kraje familjes
Ju…çafa xhi e urdhnoni”
Mos ankohi se kini mbet
Pa kurnifarë t’drite
Pi kitve gjinive xhi ekzistojn
Ju ini favorite
Respektin xhi va bojm juve
Duhet të na e dini
Se do kësdisna masande
De bojmë si Nasradini
Sidoqoftë, me sinqeritet
Pastër si shkumë faksi
Kitve grave n’botë va urojm:
Gëzuar 8 Marsi
ÇELSAT E… (Pjesa e parë)
Dje kisha ma shaum vakët
Dola, kot hecsha
Kur dikund n’trotuar
Xheta ni taur çelsa
Lene be shoç xhi ke teptajs
Ne kina qera halle
Krize madhe na ka shashtajs
Taj kallzon masalle
Nauk osht masalle po halis
Bile ishin t’rondë
Te njoni shkraujte:kit odat çeli
Përveç numrit nontë
M’duket s’e kije menden t’ndalësh
Zune t’hijsh fellë
Najsja shtaj:ka konë ni mbret
Ka jetau n’kështjellë
Ishin përla…ki i joni kësdisët
Kish thonë: un dal pi loje
Ja fugën çelsat presidentit
Xhit dose ne boje
Aha demek te u përlaa
Kërkush s’i ka marrë
Pi frajgës askush s’u ka dal zot
Kanë pajk n’trotuar
Lene po sa i mora, m’hini gajlja
Thash me kto do ngeli
Shkova i xheta ato derët
Najsa kada t’i çeli
Zemrën e fortë, kshau si taj
Kërkush s’do guxojte
A e di se tt kish paa dikush
Buk taurki dt bojte
Lene be atje xhi kom paa
Ish tem raa t’pakët
Dë t’i kallzoj javën qetër
Se m’duhet shaum vakët
A kit punët e shëmtaume
S’kish kurnise n’hajr.?!
Nauk e di valla s’di xhit thom
Zoti e boftë majr
I pashë se 2 ishin ndrajshe
Sa hina n’koridor
Njoni ishte çels alltopuzash
Qetri për traktor
Alltopuzi osht xhi i ka bajtë njerzit
I ka çit përjashta
Me traktor kanë mbajllë n’fushë
Lule en sallata
ÇELSAT E… (Pjesa e dytë)
E xheta pallatin, e najsa ta çeli
Derën e parë kadale
N’fakt ajo nauk ishte dhomë
Po si kajde salle
Atje i kishin caktau detirat
Sicalli xhi do boje
Me kast ta shajnë njoni-qetrin
Populli mos i diktoje
Me kit pajisjet:drasë e shkumsa
Bile numratorën
Për pesmdhët vjet kit kto tonët
E kishin sos fillorën
Kishin bo ene projekte tjera
Udhëzime dëmtuse
T’çelin sa ma shaum kazinoo
T’mshelin shtëpi botuse
Për fabrikat me dalë t’protestojn
I mshelim mëniher
Ne përlahën me t’punsaumit
Po jo tu vemë filter
Popullit vetëm mirnja votën
Ene t’i ndalët zoni
Njerëzit xhi kanë kapacitet
Mos i favorizoni
S’kimi nevojë pi njerzive t’aftë
Për asni lloj msimi
Nëse duën t’zbulojn diçka
Ne shkojn ka Perëndimi
Xhi ta raujn komoditetin
T’jenë përher rahat
Për mënirën e dëbimit t’atine
Kishin elaborat
Te ode dit, pi erës keçe
M’erdh gjajti me vjeell
Ishin mledh treçin vet
Çashtau rajshin msheel
E pajta njonin: kush ini ju..?!
Tha:shaum konke naiv
Neve kshau grumbull si na sheh
Imi votues fiktiv
Ma ka qoshi ishte ni dhomë
T’zeza i kish dritarët
Sa her xhi ka pas votime ataj
Kan fjet ndërkombtarët
Masande te shku ma fellë
Hina te ni odë qetër
Ataj mbrenda xhi me paa
Ni shifonjer i vjetër
Rrasët oda me dokumenta
Raftet me qeshit shkrime
Ni enciklopedi kushdi sa façe
Tekstet me gabime
Te ni qosh ni libër me pluhën
E fugët, kapakat çelë
Ajo ishte Marveshje Ohrit
Xhi kit e kishin shkelë
I kësdisët pi asaj xhi pashë
Kit m’u prenë shpresat
S’e vazhdova, po dola jashtë
Ene i fuga çelsat
DIMNI I VËSHTAJR
Ki dimni egër i simjetshëm
Gjatë do mbahet mend
Lene se vdorë me bollëk
Ene shaum muhabet
Kitve me sajre na mbërdhajfi
Na boni si eskimët
Politikant e kan ma keç
Se vu kan ngroj qëllimet
Njoni tha: ka kush i driton
Mos u sekëlldis
Verës va lajnë krajën me akëll
Dimnit me antifriz
Thonë kur bohet ftofti madh
Ene kafshët afrohën
Veç politikant s’e kanë menden
Se…ka kush i ngrohën
Ato për viti kanë sigurau
Me bollëk zahire
S’va ndajn për ne xhi imi thaa
Imi bo dahire
N’çajtore për qeverinë e pajtën
Pi liderve njonin
Po ai i kish thonë:”a m’keni votau
Shtaj mo va ndaj zonin.!”
Ma problem e patëm t’mlidhna
Ta zgjedhim krijeplakin
Se shtaj kollaj ktaj shtetit tonë
T’ja dritojm oxhakin
“Meqë kërkesat e platformës sonë
Janë shumë të mëdha”
Kshau tha njoni: si t’hijmë n’qeveri
Duhet bojm “mashalla”
Shumica thonë: lene politikën
Se imi bo vner
Si t’ja bojm pi skomës madhe
T’dalëm njer n’pranverë
Disa xhi hanë sall ajvar e xhizë
Sën e ndalin lemzën
Doktori mençët thotë:s’kije xho
Veç dikush t’përmendën
Ka pi atine xhi shet çollom
Qetrin e bon sil
E kom therr dje ni gulak t’madh
Ka pas nja 500 kill
Njoni tha: çe ni muj jom
pi gripit shaum smuntë
Qetri: kjo qoftë e shkume
Se mu m’jon sos druntë
Unë u çava te i ra, te hec
Tetovës rreth e qark
Kërkoj pare udhe t’xhej
T’hiki dikund larg
P. S.
Ene ket vit m’duket çashtau
Kurxho nauk shoh n’rregëll
Si ndotja e madhe xhi e ka bo
Tetovën tajm e mjegëll.
QEVERIA, KISMETIN E RONDË
Mot për moti shtetit tonë
I del dëni problem
Kjo xhi ndodhën me qeverinë
S’shkrauhet me kalem
Çe di muj terma-teposh
Pa asni rezultat
Kit me sajre jon sekëlldis
Kërkush s’osht rahat
Kimi raa n’hall me ket qeveri
Jon te bo si caull
Ndërnjet viti kan najs t’përlahën
Bile vihen me kaull
Ndajva dikont te këndau:
“Kjo vera e simjeçme,
me qeverinë, pa asni grue
Duket shaum e betshme”
Njerzive te bo si zorra n’praush
Veç llafet va shtoi
“A do kese, a s’do kese? Se di.
Kallzom tët kallzoj..”
Kjo s’ka ndodh as n’Vatikan
Çkaç shaum xhi e zgjatën
Se kardinalët prap çato jon
Kan problem me papën
Kur e paanë se sën xhojnë zgjidhje
En ngelën me insont
Shkuën n’Reçajc te ish pazari
Ku jon shajt hajvont
Ndoshta ket kanë desh ta lidhin
Me thonien e lashtë:
N’mos ma shaum pi ksaj mledhje
“Do dale ni kosh kashtë”
Atje u mshelën njer natën vonë
Ka njo e pesmdhajët
Po prapseprap asaj marrveshje
Sën ja lidhën krajët
Un kom ndaj:”akshom pazari”
Për t’i vu ni kapak
Kshau ma keç n’pajke t’natës
Mund t’marën ograk
Dulën te thonë: kurxho s’u bo
A urimet najsën rend
T’Kosovës ene t’Shipnisë ma shaum
Pa pas korrespondent
Na ka mçu si ajo meselja
Nausja n’shpaj ka hij
A dhondri ka teptajs me t’vetën
Sën e bojn razi
Gazetarët xhi i qerasën me pizza
Najsën t’i livdojnë:
“A e paa sa burra u kallzaun tonët
Pij xhi nauk lishojnë”
S’e paskan kuptau se ato e bojn
Veç me muhabet
Ku e patën ket trajmnoj
Tepër se pasmdhet vjet.?!
S’patën xhit bojn, n’ fund përdorën
Ni qetër strategji
E çunë shkus at t’madhin tonin
E bonë rixhaxhi
D’va thom nise juve xhi ini te fjet
N’stilin e araushës
Ta dini se kjo qeveri d’na dale
Sa ksula e kraushkës
ANALISTAT
Përher para ene mbas votimeve
Kërcllojnë intervistat
Nejse politikant e kanë paqetër
Po xhi duunë analistat.?!
Hasret ta kallish televizinë
Napër kit kanallat
Analistat hiç nauk durohen
Te bo si xhinkallat
S’kije komën ku ta veesh
Çaç shaum xhi jon bo
Mundi t’thom se sicalla shpaj
T’paktën kaa ka njo
Dikur m’zort ishim pi këngtarëve
Shtaj kto kanauk vlojnë
Do ish majr t’u organizohfshin
Ni estradë ta bojn
Lene po kur najsin t’shkraujn
Pa rregulla drejtshkrimi
Ene përmbajtja fund e kraje
Asnifar kuptimi
Flokët e veta me kast s’i krehin
Kosëm nauk kanë vakët
Te i thajr shpesh napër debate
Vo jonë harxhit rakët
Do ishte majr në televizion
T’vu venë ene kreveta
Ma shaum rajnë napër studio
Se n’shpajat e veta
S’e di xhi jon prajr ta bojn
Ket zanat her qeshiti
Kur e dinë se shiptarët s’ngjojn
Sicalli o’ mbret n’viti
Për niçin euro e shesën nderin
Mos thom diçka tjetër
S’vu intereson se popllin e ngratë
E prekin keç n’sedër
Kosem kërkuj s’ja mbanë onën
A izmet i bojn partisë
M’përgjajn si ato magjistarët
E Mesopotamisë
Njonit ni dit xhi e njifsha majr
Drit ja thash do llafe:
Kur u bone…xhi njer dje me mu
Ke lujt gjurzi n’kafe.?!
Politikant xhi kanë konë ma para
Deputet n’kuvend
Sën bonë atëher kur duheshte
Shtaj na shesën mend
Jon shtërngau njerzit t’i ngjojn
Si me pas dëni zort
Ato asniher kurxho s’gjoditin
Veç ja fajtin kot
Idetë e atajve si shaktat n’udhë
Xhi u mungon kapaki
Mund ta dritojn veç at “ministrinë”
Xhi ka thonë ai plaki
PSE S’NA VOTAUT NEVE..?
Eh mor popoll me ju t’ngratit
Nauk osht nise n’rregëll
Me kto votimet na kini kësdis
Imi bo tajm e mjegëll
Me folë ka del shpajrti, me ju
Osh për t’u çudit
Pse s’na votaut neve Hallkive
A pse kallzaum drit
Pi kit qerve ne va ofraum
Premtimin ma t’majr
A vu tham se kit njerzit tonë
Di bojm me ni ftajr
Se d’vu çesëm ka Perëndimi
Me vizë a pa vizë
T’shkoni rahat për veç ni drejtim
Me bileta gratis
Tetovën tham de çesëm n’kodër
Nalt te ni livadh
Mo vu zihet frajma pi bërllokeve
En pi tajmit t’madh
Urat di prajshim en napër udhë
Do bojmë gropa qera
Se kishim gajle te i mat ato
Po bohi inxhiniera
D’va mundsojshim ta shfritzoni
Talentin xhi kini
Me t’rishitme verë e dimën
Vendin e parë ta zini
Ene nxënsit di rahatajsshim
Mo hekën zamet
Shkollave do va hiçshim kulmin
Di bojshim kabriolet
Me aktorët du mirrshim vesh
Mos vu jese hatri
Se parlamentin de kishim bo
Si kajde teatri
Napër spitale do blishim kreveta
Ene për doktort
Mo va zonë vendin pacientve
Po t’flejn ma komod
Ju s’besoni po ne di bojshim
Kit punët sagllomë
Asni njeri n’vendin tonë
S’e lishim pa dipllomë
A s’e mendaut se t’fitojshim ne
T’hijshim n’qeveri
Punët tona do shkojshin rrafsh
Kit sallamadi
Njoni u ngushtau, s’dite xhi t’those
Foli pak si te çesh:
Unë du votojsha, po m’erdh mbare
Se shaum numri keç
Pse folën i thash si caullët xhi bojn
Pufka me mastik
Si kundra vakti xhi ka ardh shtaj
Numri osht simpatik
N’tubimet tuja tha kan marrë pjesë
Veç nja di tre vet
Se ju s’na kini çu letra si qerët
En s’kini mbajt koncert
Çish n’fillim vu kallzaum drit
Pa asni dredhaaj
Përveç fushatës, bile ene rakët
I murëm veresaaj
M’qetësoj shoçi jem se m’tha:
Mos u gjut, kadale
Do mbushen me mend herën qetër
Te zgjedhjet lokale
KUR DO RAJTËSH XHI DO BOHËSH?
M’kujtohet si caull kur na pajtshin
Babat e nonat tona
Kur do rajtësh xhi do bohësh?
Ne s’dishim xhi t’thona
Ene ja najsshim me fantazia
(Kishim ondrra plot)
Njoni msus, tjetri direktor bonke
Dikush thojte pilot
Shtaj kit xhojat kan ndrishau
S’kan kurni dëshirë
Ni dit ni bisedë e ngjova
Ku folshin bab e bir:
A s’e sheh dimdhet vjet ke bo
Klase dit ke mbet
Me ket shkollë taj mund bohësh
Veçse deputet
Nauk kom qijf pse m’çon me zort
I thojte babës djali
A s’e sheh sën dalëm kërkund
Te na shaa sicalli
U kësdis baba tha: kur foli unë
Taj mo’ kce si gjel
Sën e marr vesh ka ke dalë
Çkaç shaum teveqel
Ene unë me ni vakët s’kisha
As shkollë, as zanat
Po m’dul rëska shiqir m’zgjedhin
N’sicallin mandat
Ma para u mirsha me pllauma
Ja i përlajsha çent
Pak ma vonë kur i pashë qerët
U mbusha me ment
Kur najsi lufta dola n’mal
Veç nja di sahat
Mëniher mi dhanë gradat
M’boën komandant
Masandi m’u çelën udhët
Drit hina n’parti
Ataj halis e xheta vitin tem
Te shku sallamadi
Punë ma t’majr e ma t’lehtë
Mo kërkojsh se s’ka
Shkon raj urt xhith ditën, i ngjon
Tjerët te u përla
Nak duhet shaum filozofi
Atje raj veç ngjo
Ato qerët xhi do vendosin
Taj veç bone PO
Përveç rrogës xhi e merr kot
Plus dëni tender
Për pak kohë, si n’masalle
Bohesh milioner
Pare…sa tët dose shpajrti
T’i bajsh me kolic
Katër rabë, tre shpaja bomë
Plus ni vikendic
Te shotajt natën napër kafe
Pa xhum kur kom mbet
Si u ndefsha n’sallë kuvendit
Si me kon n’krevet
Nime osht bezdi e madhe
Po s’e kisha zamet
Për t’kalau vakti kap telefonin
Hijsha n’internet
Sa kaa xhi jom ktau po kërkush
Mu sëm ka bërtajt
Se s’kom përzij turli çullnash
Hiç s’jom baravajt
Sa ma shaum ta mshelish gjojn
Mo çesësh xhevap
Çaç ma tepër njerzit t’respektojn
Ene t’votojnë prap
Hap sajt se ene caullët tjerë
Notat si taj i kanë
Mund t’jese konkurrencë e madhe
Për politikan
A i kuptove kto xhi t’i thash
Mosëm bon problem
Mbas nizet vjetve kur do dal unë
Taj do hijsh n’vend tem
Vini n’vesh si vonth kto fjalë
Mo tët msoj përdit
Kjo n’familjen tonë përher
Ne t’jese traditë
DARDHA T’KRAJMTA
Na shkoj jeta n’Maqedoni
Veç te bo marrveshje
Po prap njerëzit s’jon rahat
Vazhdojnë me përleshje
E para na fajti krajën n’ujë
Qetra na përzhajti
Ajo e Prespës, halaa ma keç
Na ka nxhit për fajti
Qerët te bo kompromise
Neve na shtohet dhajmta
Kshau si shkon, kom përshtipje
Do dalën dardha t’krajmta
Ato, marrëveshjet jon te i bo
Ta dritojn vetvitin
Neve shiptarve mo Zo’ ma keç
Hiç s’na llogaritin
Ato xhi hakasën t’kapërcin
Napër bith t’xhilponës
S’ka mbet qetër veç ta lipin
Niqahin e nonës
Vazhdojn me moton shoviniste
Xhi ne sën va ndalim:
“Vrajtni, rajfni ju sa t’mundni
se kit do va falim”
Kur osht puna për mbështetje
Na bojn temenaa
Sa e shohën se dalën pi shpelle
Bohen si azhdaa
Tonët duhet t’folin ma shaum
Ta dridhin parlamentin
Po u vajn keç se ato qerët
E hupin identitetin
Ni deputet ja vu kapakin
Me do fjalë harbute
Kur tha se ktau nauk do ketë
Ndërrim kushtetute
Me kto gjeste shumica kan najs
T’bohen me vesvese
Mbeten pa u zbardhë aktet barbare
Ene shaum procese
Ajo xhi ndodhi me 27 prill
Kërkund s’ka bo vakii
Ktau te ne jon gjajti t’thonë
Ishte ni rastësi
Njoni, nauk ka gajle qetër
Po sall i livdon “fodullët”
S’dihet ni dit, kthehet ka e prapa
Ene i zgidhën pantullët
Për t’u bo ki shtet si duhet
M’duket se s’ka shanca
Se ato i mbajti inati, zullumi
Neve toleranca
Nauk dritohet ni shpaj e prajshët
Xhi s’ka as temele
Me njerëz t’egër, pa kërpesha
Ma keç se hergele
S’jom pesimist, po ket xhi thom
De marrëm vesh tevona
Do na kushtoje ma shaum tërkuza
Se sa vet kumbona
VOTIMET
Promë e pashë ni ondër t’keçe
Vitin gjatë sën e mora
Sikur ishin mledh ni taur shipe
A bojshin si sorra
(Mos u merzit, kjo xhi kallzon
S’kona ondre keçe
Se ktau bile hala ma zi imi bo
Si mojza pëpërdhece)
Amo kadal s’e kom përfundau
Ta çes ondrën n’qosh
Ato va hajshin krajën njerzve
Si dëni kallamboç
(S’osht zamet për ta spjegau
Kjo ndodhën halis
Kit kto xhi ije te i kallzau
Dikush i ka kurdis)
Zullumin atajve sën va ndalshin
As topat e sulltonit
Veç frajg kishin, mo ta marre mendja
Pi do Kukllave bostonit
Pse çuditesh, ndoshta t’jon duk
Se rajnë me ni vend
Amo sicallën xho xhi e kanë bo
Me pllon e me mend
Poplli e kish hup vullnetin
Kërkuj s’i zishin besë
U daktajsën napër vende t’huja
U bonë pajk e pesë
I mbashtroj njoni vu kish dhonë
Sheqera si gume
Po ato ma vonë zun t’vu krajsin
Se kishin konë bume
Jon mbrazë sheret e kataundet
Jon bo xhonxhi, si pistat
Kom gajle me dalë t’votojnë
Sën di mbushin listat
Nauk osht problem, se ato,
Xhi e çojn ket hore
Deputet kan zonë t’i çesën
Ene me foshnjore
Njoni e najsi kshau fjalimin:
Nëse votoni për mu
Do va apem për katër dimna
Ka pes metre dru
Disa si ato napër stadion
Xhi shtesën soka e fara:
Si t’fitojm ne, s’du dhome kraja
Për turshaj e ajvara
Nime duket shaum palidhje,
Po konan t’sinqert
S’kan xhit premtojnë mo, pa ujem
Vendi ka mbet shkret
Majr për dimnit, na siguraun
Po shtaj xhi ka dalë vera?
Mo baj gajle se do kese
Prap votime qera
SHKUPI 2014
Para tredhet e sa vjetve
Te ni vjersh pa rima
“M’ka marrë malli për Shkupin”
Ka thonë Ali Podrimja
Për ket zarmooj t’madhe
S’ka pas faj i shkreti
Si me dijt se n’ket gjendje
Do vaje krijeqiteti
M’vajn keç po kohës fundit
N’Shkup en mu sëm rajhet
Pi kur kanë najs me projektin
Dimijë e katërmdhajët
Zullumi ka najs pi moti
Pi xhashdhet e treshin
A shtaj halis mbaj ujë
E kanë çit përsheshin
Ni dit e ndajva te fool Lekën
Nervoz tajm e njegëll:
“Tha: A s’e shajfni o shiptaar
Se punët nauk jon n’rregëll..?!
Ato xhi dikur voon erdhën
Pi Vladivostoki
E sajllëm vitin Shkupin ta bojn
Si letër e krajsët soki.. ”
Dikush pi “atine” ka konë gjuetar
Ja i ka raujt dhent
Permendoren ja kanë ngrojt
E kan bo legjendë
Nauk jom kundër përparimit
Po nise s’e kuptoj
Pse ndërtimet s’i kanë bo
Ka kit onët nisoj
Ene pse për kto jon harxhit
Mbaj 500 miljon
Mos mendoni se kit kto pare
I kanë çu zijon
Ndërtesat ka ona qetër
Duken pi n’Prilep
A shiptarët për t’paa dënise
Hipin me nalle n’plep
Ka qendra ene rreth Vardarit
Luana n’sicallin vend
Napër muhallat tona shotajtin
Macat ene çent
Skënderbeun me kalë t’vogël
Rrallë njerzit e shohën
Mo bojm fjalë për Nexhat Agollin
Xhi disa s’e njohën
Matonë udhët e sokakat
Me stil Italije
Ka shiptarët kur bije shaaj
Duhet t’përdorim anije
Ka ona qetër do buxhovona
N’kodër shkojn me lift
A napër murnat e shpajve tona
Osht te kullau zift
Ka pjesa shiptare asni ndërtim
Bile halà kanë prajsh
Veç do duqona me elbebia
Llustera, bardaka çajsh
Çe disa vjet xhi ka kapërcaj
Mos e shtajn n’haresë
Njoni tha:po ama kanë marrë
Pes vjet minuta shtesë.
DEVRI I GËRSHONVE
M’teptajsën do njerëz
T’i ap disa mendime
Populli jonë n’ket shtet
Sa ka bo ndrishime?
Kur va dhash përgjigjen
Dikush m’çëlloj vronët
Çe nizet vjet thash, veç
kanë vringllau gërshonët
Përher i kanë mbaajt
Gërshonët me viti
Se për sicallën xho
O vëndau shiriti
Huxhum napër kamera
Kanë dalë si fodulla
En at’her kur mbarojshin
Koshare për pula
Merrememend, udha
Di metre e xhonë
A e prajtshin shiritin
Tet’ vet’ me gërshoon
Kanë pre sa kan mundë
Për cing e gazep
Jon bo si te ai filmi
Xhi e luun Xhoni Depp
Na e prenë Flamurin
E boon sa ma t’vogël
Na e shkurtaun Gjuhën
T’folim vetëm n’ondërr
Kur e paan se u lodhën
Thajrën çirak t’rij
Traditën ta vazhdojnë
Zanatin për t’grij
S’e di pse s’vu prajshën
Gërshonët atine
M’duket se i kanë ruse
Nauk jon prodhim Kine
S’u ka mbet xhit presën
Shtaj s’ka ene gazeta
Veç t’zonë t’i çethin
Dhent e dhajt e veta
S’E DIJ KU PUNOJ
Ni dit dola ka Tetova,
shotajtsha me ngaa
Hop ni shoç e zateka,
Moti s’e kisha paa
U hunxhëm ta pajm ni kafe
E najsëm t’bisedojm
Ja pajtëm hallët njoni-qetrit
Ku e xhi punojm…
Si kit qerët najsi t’kahët
Tha:”kriza na mbajti
Problemet sën i përballoj
Osh tem dalë shpajrti
Me rogën s’jom hiç i knaçët
300 euro marr
Se shpenzimet tepër t’mdhoja
N’mujt menxaj se dal..”
Kur e pajta konkretisht:
Ku ije me punë?
U mendau, e kraujti krajën
Tha: “s’e dij ene unë..”
Çe pes’ vjet jom i punsaut
Po ku, tamom s’e dij
M’duket, kujdestar spitali
A dikund n’ministri
Dët kallzoj ni dit qetër
Sëm kujtohet shtaj
Se vërtetimin e punësimit
E kom harrau n’shpaj
E çullova pak si gjatë
Se m’erdh shaum çudi
Kshau si unë, tha ka plot
Pele a nja shtat’ mijë
(Desha t’i thom):
Ngjoni kho ju xhi ankohi
A pare mirrni për hatër
Mo shkoni kërkund qetër
Po drejt e n’psikiatër
GJIMNAZIN MOS E PREKNI!
Desha t’shkrauj diçka
Po s’kom inspirim
M’i ka hutau muzat
Kto dit’ ni “Lajmërim”
Sefte kur e lexova
N’rrjetat sociale
S’desha t’i besoj
Thash mos o’ masalle
Pi sikletit madh
M’ka kap ni e dridhme
Kur ndajva se Gjimnazin
De bojn me tre nd’rime
M’ka ardh si mem raa
Qeremindja pi strehës
Se kjo xhi kanë vendos
M’gjanë si “kukamçehës”
Ene thonë “mo fol”
Jo po do bërtas
Asniher s’pajtohem
T’ndodhje kjo n’gjimnas
Ne kur bojm protesta
Kërkush s’bohet vner
Shkijet pes vet dulën
I ngjaunë mëniher
Për ni orë me kërcnajm
Va fajtën linxhirën
Nauk pajtën:si e ku?
Va plotsaun dëshirën
As konsultim me popullin
As me profesor’t
Gjimnazin e dërmaun
Si me konë pa t’zot
Unë si ish nxënës
Va çoj ni porosi
Atajve xhi vendosën
Për ket gjurulldi:
O ju me politikën
Si dëni kasht thekni
Boni xhit boni
Gjimnazin mos e prekni.!
Nauk jom kundër qerve
Mos e keçkuptoni
Po s’osht zgjidhje majr
Kshau ju si veproni
LEGJENDA E UNIVERSITETIT
Ishin mledh dikur njerzit,
t’bojn universitet
Për temelët ato u hafshin,
a duhet dëni adet..?
Kapërci ni plak u tha:
“Mo mbajti me llafe
Para se ta mbaroni at,
ndriçni nja tre kafe
A halà se kini kuptau,
ju xhi boni shkolla
Se fakulteti nauk e ha,
pa kafe okolla”
Ai masande i tha do fjalë
qera shaum me vend:
“Boni kafet pak ma t’majra,
n’doni t’kini student”.
Njoni tha:”Studentët msojn,
nauk jon mishteri
Pse t’vu ndriçim restoranta,
ene pizzeri..?!”
Amo plaki kish pas t’drejt,
çe mbas 20 vjetve
S’dilet hiç napër Tetovë,
s’luhet pi studentve
Nime çato kafet xhi tha,
kanë niçfar efekti
Napërmjet atajve m’duket,
xhallnon universiteti
Studentët e pandërgjegjshëm
Behone kan xhet
-Profesort, thonë s’na bojnë
Përçat s’kemi vullnet
Të dy palëve simbas mu
Hiç s’u bon ki ves
Kur hakasën kit me sajre
T’i shtajnë me ni thes
REGJISTRIMI POPLLIT
E di se me kto fjalë do bohet tërmet
Prap duhet me i thonë, dikund do zonë vend
N’dimij e njishin si e dimë, ndodhi ni qamet
Xhith ajo luftë u bo, për t’konë majr 10 vetë
Politikant tonë si dhent i ka zonë vapa
Xhith ajo luftë u bo, për t’shku ka e prapa
Ni deputet njer ni dit, ka vozit alltopuza
Dëni qetër n’pazar mund t’kish shajt karpuza
Deputetve tonë jonë për t’va ngrojt dorën
Shaumë punë kot i bojnë, a jo at kriesoren
Si mo bohet regjistrimi, s’kije ku ve para
Tamom si me dal t’larojsh, a nauk kije ara
Lopët prap ma t’zoja, a ne sën mirna vesh
E bonë si e bonë ato, u shkraujtën para nesh
Dikush mund t’thote, si m’vajn ja fajti
Bash jom te folë drit, ande ka del shpajrti.
NE T’GURBETIT
Mos vu vaje juve inat
Se lavdrona me rabat
Me kredi agje i marëm,
Menxaj i pagujm ratat
Kot e kot me limuzina,
ne çollom vu shesëm
Kur vajn koha për t’u kthaj,
pa pare udhe jesëm
Kit na thonë “t’Italis,
hiç nauk dijn t’vozitin”
Ato t’vendeve qera,
nauk e shohën vitin
Ne kur vajm pi gurbeti,
dënise hakasëm
Veç t’i ndriçim dhomët,
en t’bojm dëni darsëm
Me 50 rabë Tetovës,
i bina okoll m’okoll
A nause kimi t’marëm,
çataj n’Kapizhdoll
Ja bon taaant pi çollomit,
rabën e huton
M’e kthaj krajën dikush i thot:
“o shoç xhi çullon.?”
E bojn sinet huu ni gjalë,
n’Zhelinë a n’Trebosh
Me t’krajsme kallashash,
havajn de zrojn posh’
Bojn muhabet di vet,
njoni o boo kahaar
Shaum i zonët ishte Meda,
se at de kisha marrë
Cauca, gra, caull,..
bile ene burra
I mbushin traktorat, rabat,
en shkojn lipin pula
Për fukaratë mos u vaje,
hiç as keç as mbare
Se ene ato de bojshin ma zi,
sikur t’kishin pare
Ju xhi ini përher n’vilaat,
pak do na duroni
Se nauk ina kushdi kush,
çaç sa ju mendoni
Menxaj se e sajllim t’vajm,
tre javë a ni muj
Se veç shpajrti jonë e di,
si osht vendi huj
Leni mo kto pitjet bajate,
se na kini mërzit:
“Aha…kur paske ardh,
do rajsh dëni dit..!?”
Nauk thom ju t’na prajtni,
me temenaa njer n’kom
Amo jo t’na sajllni dellin,
mbaj kraje ni pllom
VJESHTA ME TELASHE
Si e shajfni vllazën tetovarë
Zullumi sall mtrashet
Dit’ për dit’ zi e ma zi
Te na i shtau telashet
I kanë hij shoçnisë xhahilat
Si kancer përmbrenda
Metastazat kanë zonë t’i bojnë
Ku s’ta merr mendja
Mos mendoni se imi n’vjeshtë
Do vu shkruaj për mollat
Kur e dini se horrat tonë
Jon te i dërmau shkollat
Me analizau fell e feell
Shpalon shaum qëllime
Pi te programet skandaloze
En librat me gabime
Mo bojm fjalë për objektet
Xhi jon si n’Banglladesh
Përher thonë di rregullojm
Po prap kurni presh
M’duket se hiç nauk va ndajnë
Treçin topa t’krajsin
Kurniher s’u bohet vonë
Se rininë e batajsin
Shaum probleme na kan bo
Po kjo s’tolerohet
Direkin e fundit si ta prajshin
Tetova do shkatërrohet
Profesort’ si kanë saaj e ftajr
Orët t’i zhvillojnë?
Kur e shohën se xhimca e nxënsve
Napër klasa mungojnë
Hasret t’dale dikush t’boje
Shkrime bombastike
Vërsulen do zagarë e thonë:
“Me tendencë politike”
Gjene shtaj i kan harrau kit
Se kan marrë huxhum
Na “kallzojn” se si paqetër
T’votojm për referendum
Kot hakasën ato t’mburren
E dinë en callët n’gjep
Se qetërkush pak ma i madh
Për ket o’ boo sebep
Duhet me va thonë ashiqare
Se u ka ardhë mo fundi:
Ja dritoni punët si duhet
Ja du bojmë për kërkundi
TURISTËT N’TETOVË..!
Para do ditëve kishin ardh,
n’Tetovë do turist
Ishin mledh ni taur njerzi,
vu bojshin intervist
Na thanë se i kishin ndalë,
çashtau nja 2 sahat
Njoni xhi folte kapak anglisht,
vu mbajte nasihat
Kish najs herifi t’i ape kosës,
për “arritjet e mdhoja”
Tu e livdau pushtetin lokal,
shkuma i shkojte ka gjoja
Thojte:” krijetaren ne xhi kimi,
askush nauk e kaa
Mot për moti për çdo verë,
çadrat i ngre n’havaa
Qitetet qera pi inatit,
me rend jon te plas
Me u ndalë natën ta shajfni,
duket si Las Vegas
Përveçse osht inteligjente
ene shaum e heshme
Përgjigjet disave, kur e pajsën
va ep përher me t’çeshje..”
E ndalëm ne xhi ishim kundër,
i tham ashiqare:
Pse i rren njerzit e huj,
a hiç nauk t’vajn mbare?
Pastroe be shoç fjalorin,
bonu ma temiz
Ene pak at krijetaren,
da zgjedhni për miss
S’ka nevojë, kto vet e shohën,
pse kot i mashtroni
E shajfni vitin, ini smetajt,
nauk dini ku t’i çoni
Atij xhi pajtën për Kodrën e Dellit,
me hartën planimetrike
Kallzoj se për agje, o prajsh
lidhja teleferike
Se i paski vu nja tre çadra
livdohi për kulturë
Ndoshta udhën kto e kan hup,
se ktau s’do vajshin kurrë
E ka bo Tetovën okolla,
si kotar i dhenve
Natën vonë ene n’sabah
s’livizet pi çenve
N’at orar njerzit frajgen
pi shpaje sën dalën
Për t’shku n’punë jon detirau
dëni taksi t’marrën
Ne sa her i kimi kërkau
Asaj llogari
Nauk ka dhonë asni përgjigje,
po ka çesh me ironi
Për t’kallzau se bojn dënise,
jon mbledh nja 7 veta
Te ni Park me krijetaren,
kanë bo do sireta
Te ajo foto kit çollom,
ka dalë si fodulle
I ka mledh fotoreporterët,
se paska mbajll ni lule
Nëse doni gjendjen tonë,
ma majr për ta paa
Shkoni hipni te ajo kodra,
ja ose pi n’Kalaa
Ato çadrat nime duken,
si lulet n’ livadhe
Po napër qoshet e Tetovës,
papastërti e madhe
Për ta kthaj rininë ka viti
e ndreçën parullën
Injoron këngëtarët ma t’majr
dekoron Ledri Vulën
Çe pes’ vjet kurxho konkrete
veç këng’ e sefaa
Na bon kureshtarë ta dijm,
çfarë prejardhje ka
Për kto xhi i kanë ngrojtë,
çadrat nalt n’havaa
Nauk e shohën vitin t’shkretët,
ndërgjegjën e kanë pa laa
Nauk i çesëm ne pi mendës
kanë premtau vet
Kataundi mbaj nimijë shpaja
pa shkollë fillore ka mbet
…….
U kacafajtëm njoni me qetrin,
i madh u bo skandali
Ndërhini njoni pi turistëve,
menxaj se na ndali
Foli si ka ne: “mos bërtajtni
se s’imi n’pazar
Kto qerët jon anglez, gjermon,
a un jom shiptar
Si e shoh…qiteti s’kona
për t’i bo vizitë
Bile m’vajn keç se me kto shokët
tepër jom korit
S’ka nevojë, t’na kallzoni
e vërtetaum frajk
Tu hec, tu i çëllau ato çadrat
n’gropa kem tu pajk
Kur isha ktau para 5 vjetve,
than de bojm si Roma…
Po m’duket se njerzit en kit qiteti,
paska ra n’koma
Nejse ikëm, vu lomë me ondrën
e Bashkimit Evropian
Po na kallzoni ku ta presëm
autobusin urban..?!”
SHTET PI PLASTELINE
Me ni kohë Tita me shokët
Lujte me plastelinë
Te hakat me qeshit figursh
E boni Maqedoninë
U tha atine: mo va ndaj mo
At shprehjen e kralit
Kjo nauk osht as “Juzhna Serbi”
As Banovin’ e Vardarit
E dini se ka ma shaum shiptar
Përçat kshau veprova
Se ku ta dish mund t’vaje ni kohë
I bojn di Kosova
Se çato sllav xhi kan mbet
S’dishim ku t’i çojm
Kshau d’va vemë berem ni emën
Me shtetin xhi de bojm
Pi atëherë kur ja vunë temelet
Me dallavere e rrena
Nauk o’ punë t’rajtët t’zhvillohet
Halà ka mbet n’pelena
Mbas komunizmit prap çashtau
Vajn kush vajn n’pushtet
Ja lagin buzët pak me biberon
A pllazmat i hanë vet
Kohës fundit, na erdh pak çerja
Kur dulën do Katica
Po ene ato sën bojn ma shaum
Veç t’i venë patarica
Krijeministri i ri xhi erdh
Halà ma rezil
E harroi qametin xhi ndodhi
Me 27 prill
N’fushata tha se de shkatroje
Tandemin e maparshëm
Prap çato i mur me viti, se i diktoi
Jon ma t’përshtatshëm
Ju xhi çuditi për kto dredhaja
Dijeni ni t’vërtetë:
Krajët xhi përkulen shaum
shpata nauk i pret
Me i marrë faktet t’i analizojm
T’kthena ni vjet mbas
Kurxho s’ka ndrishau veç xhojat
Jon vërtajt n’kompas
Bile ma keç, se kesh te gabau
(Për ket kërkoj ndjesë)
Proceset xhi kanë bo ma para
I kanë lonë n’harresë
Do na duheshin nja 10 Platona
Për gjendjen e mjeraume
Me najs t’shkraujm apologji
Për rastet e montaume
Lavdrohen se do hijmë n’NATO
Do Pisa t’qeverisë
Nauk e dinë se ket Amerika e bon
Përinat t’Rusisë
Sa për n’Evropë, thonë ato
Moti do kishim konë
Po si e shajfni grekët e poshtër
Nauk jon te na lonë
Gjene grekët sall lujn “Janina”
Ama hiç s’va ndajn
I kan rendajt kolt e Shemës
Ene sall u kcin n’shpajn
Pi n’fillim va prenë shkurt
Ato pi Atine
Hiçnja dellin se do va shkroje
Shtetin pi plasteline
Ma n’fund e ndraun ene emnin
Plus do kushte qera
“Tonët” s’folin, veç e kthin guzofin
Ande ka fron era
Mbledhjet e para kur i fillaun
Ta bojn shtetin e ri
Haxhia tha: kush ndjehet shiptar
Le t’shkoje n’Shipni..!
Halà mend vazhdojnë t’na shesën
Zuzarët e shajtonit
Xhi kanë bo, vu kallzon shaum majr
Ai plaki i Llojonit
BUDALLALLËKET TONA
Sall n’Tetovë kafe ka,
për t’i mbush thasët
Kur ta shohësh s’marën frajm,
sicalla osht rrasët
Njoni ni dit majr tha,
gjoditi do llafe:
Ma frajk te ne dashnore ze,
se vend t’lirë n’kafe
Caucat n’fejsbuk u bojn,
rekllamë kuzhinave
A gjemt dihet moo,
para limuzinave
Kur zonë me shipe flamura,
bohen patriot
N’vendse t’punojn dënise,
xhith ditën rajnë kot
Pi atajve moti i kom laa,
durët me sapun
Nauk e dijn se patriotizmi,
kallzohet me punë
Xhith ato pare pi gurbeti,
euro me miljarda
Kot e kot shkojn zijon,
për qijfe për darsma
Do adete pi ma para,
veç vajn te i zmadhau
Bile mot për moti ma shaum,
qera jon te shtau
Festë e bojn ene caullës,
kur i del dhomi parë
Ene dikush n’Gjermoni,
letrat xhi i ka marrë
Shkon i shkreti n’qosh dunjos,
paret i çet menxaj
Shpajën xhash kat e ka bo,
a veç ni haxhi raj
Para asaj ni park me bredha,
lule qeshit feje
N’veçallëk grumbëll rajn,
mo prajshët shpaje reje
Kan s’kan pare, po çollomi,
mendën sall va merr
Jon memqimi gjemt t’i bojn,
sinet ka di her’
Kanë teptajs ni babë kan,
mbroj e ço haxhi
Po ai s’ndrishon s’bohet qetër,
prap plak sevdali
Ma n’fund si shkijet te vorrët,
mbarojn piramida
Si me s’e dijt se n’at dunjo,
për kit fajkët drita
Atje s’ka, kush ka gabau,
koft mcus a hoxhë
“Shpaajn” ta bojn sa me feell,
xhash kat për teposh.
KUR KOLLËN AMERIKA
I mlodh kto “tonët” me ni takim
E vu tha Mogherin:
Çe do va plotsojm do dëshira
Veç ni xho ta dini:
Ne n’Bashkimin Evropian
Punët i kimi bërllok
Fajtas shkojm me njoni-qetrin
Përdit te u rrok
Kimi çatajs, me ekonominë
Gjendja osht virone
Dumë ta prajshim, veç na mungon
T’xhojm dëni behone
Hakatëm t’i mlojm problemet
Po badihava, s’shkon
Shtaj na duhet për ta shkatrau
T’xhejm solucion
Kimi ndaj se dikush pi juve
E ka prajsh Jugosllavinë
Kini gisht en n’shtete qera
Psh, n’Ukrahinë
Për kso punësh, drit me thonë
Halis m’kini bind
Kur mendoj se ene popullin tuj
E bootë 20 përqind
Çuditem me ju, se saherë popullit
Ka ni dhajmt ja shtoni
Ju s’mërziti, po mblidhi dikund
Me sefaa festoni
Me kto gjeste kimi konstatau
Se shaum punë bitisni
D’vu pranojm n’BE, xhi ene neve
Ma frajk t’na kurtalisni
Hakatëm t’bona si Amerika
Po s’na dul hesapi
Te pranau qeshit shtetesh
U bomë lesh arapi
Shtaj e kini shancën, si provë
Aftësitë t’i dëshmoni
Me hij në NATO, si pikë e parë
Mëniher ta shkatrroni
E ndajf Trampi reagoi keç:
Tha:”Kujdes moj bjonde,
Para se t’i msojsh qerët xhit bojn
Dritoe Italinë tonde..!
Ju picimula xhi ini rajt
Me tombël bolshevik
M’duket se halaa se kini msau
Xhi do me thonë Amerikë
Nise ta dini ju picimula dreqi
Për hatër drejtësisë
Ne në NATO do vu pranojm
Veç përinat Rusisë
Çarli Çaplinin e procesaum
Pse ish komunist
Mendonja ju si do kapërceni
Xhi ini komplotist
Kur di shoshajtim punët ne
D’va çesëm për majdoni
Për t’shpëtau veçse t’hikni
Dikund ka Junoni
Mos lavdrohi për do arritje
Boni si pishpirika
Se asnise nauk do kish zgjidhje
Pa thonë Amerika.
TË RRËFYERIT E NJËRIT NGA ATA
(Sikur të kishte ndërgjegje)
Jam nga udhëheqësit e lartë
Në Kosovën e çliruar
Kam livadhisur gjërë e gjatë
Por askush s’më ka penguar
Kam bërë çka kam dashur
Dy dekada, në mos më shumë
Ata që kanë qenë të pakënaqur
Me “ilaçe” i kam vënë në gjumë
Unë, bashkë me disa të tjerë
Me pretekstin se kemi luftuar
Askurrkush dhe asnjëherë
T’na bëj me gisht s’ka guxuar
Po të flasim shpirti ka del
Ne s’kemi qenë në fushëbeteja
Urdhërat i kemi dhënë përherë
Duke qenë n’hotele e ndeja
Ata që me t’vërtetë luftuan
E nëpër këngë sot këndohen
Shumica u vranë e u harruan
Disa i bëmë t’na nënshtrohen
Qëllimi ka qenë që Kosovën
Ta kthejmë siç ishte më parë
Ta paralizojmë edhe Rugovën
E t’ia zbehim çdo ideal
Edhe figurave si Ukshin Hoti
Ua kemi shuar ideologjinë
Pastaj doli një djalë i zoti
Shpesh na ka prishur rehatinë
Përveç popullit, edhe të huajt
Ne kujtuam se do t’i mashtrojmë
Por erdhi koha (Zoti na ruajt!)
M’duket keq do ta pësojmë
Jo që s’dinim, por ashtu deshëm
Që kur pranuam disa diktate
Edhe n’bisedime kur u ndeshëm
Pa arritje dhe rezultate
E kam dëgjuar Zahir Pajazitin
Kur tha diçka plot helm e vrer:
“Për Kosovë jap njëmijë herë shpirtin
Për këtë popull asnjëherë”
Tash e kuptoj se ka pas’ të drejtë
Me këtë popull që për ne vuan
Çka s’ju kemi bërë njëzet vjet
Për çudi, prapë shumë na duan
Deri diku populli edhe s’ka faj
Fakti i Uçëkësë neve na shpëton
Sepse na di si themelues të saj
Çdo gjë tjetër e harron
Harrojnë tmerrin e mëparshëm
Sa burra e gra janë vra’ e pre’
Kam përshtypjen, janë të gatshëm
Të thonë se historia fillon me ne
E VËRTETA DEL N’SHESH
Kanë konë dikur nja di shokë,
bile pi t’njejtit vend
Kishin dalë, si shumica atëherë
larg dikund n’gurbet
Kur erdh dita, udhën murën
për t’u kthaj n’vilat
Dembelit xhi s’kisha fitau hiç
i hipi ni inat
E kishte gajle si do shkoje
n’shpaj pa asni pare
Sall mendojte, e hajte vitin
si t’ja boj ni qare
Kur u hunxhëm t’pushojn pak,
rreth ni zabeli
E mur tajnës ni gur ta mbajte,
at qetrin, dembeli
Kur i ra gjalit, para se me vdek
i dulën do fjalë pi goje:
“Për ket sherr xhi ma bone,
delli do kallzoje”.
Majr po Dembeli ato fjalë
hiç s’i vu n’vesh
Ja mur parët, at e la taur
ene shkoi tu çesh
Nejse, kalaun shaum vjet
dembeli ish bo plak
Ni ditë folte me menden e vet
kur kish dalë n’çardak
I tha gruja: “kohës fundit, nise
ka zonë mendja tët lone,
saherë çëllon ka havaja,
çëshën me mendën tonde..!”
Niher s’dojte, po prap i kallzoj
(se ajo ja vu zortin)
Ama, çëllo, kërkuj kurxho
t’boj bije për Zotin
Ama gruaja, kaloi ni kohë
kish harau krejt
Kur i zateki do shoçe, folshin
keç për burrat e vet
Tha: ai i jemi hala ma zi
jo bo Kraja valë
Saherë xhi çëllon ka delli
çeshën si budallë
Çashtau llaf mbas llafi
goja i shëptoi
Kadalë Kadalë, tu hij ma fellë
ngjarjen va kallzoi
E kuptoj kit kataundi
dembeli e mur vesh
Se asni xho n’ket dunjo
s’jet pa dalë n’shesh
LEXO EDHE: