TIRANË- Një 43-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se arrrestimi i tij ka ardhur pasi 43-vjeçari kishte arritur të përfitone 23 mijë euro nga një 56-vjeçar në Itali me premtimin se do ti botonte një libër me poezi.
Policia bën me dije se i arrestuari Bledi Filipi akuzohet për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”. Gjithashtu, dyshohet se nëpërmjet disa videove personale e ka shantazhuar, duke i kërkuar para për mospublikimin e videove në rrjetet sociale.
Mësohet se i arrestuari nuk është figurë e padëgjuar më parë pasi Filipi është ftuar në shumë panele në media ku ka folur në lidhje me letërsinë dhe edukimin. Ai gjithashtu është edhe mësues i gjuhës dhe letërsisë ndërsa ka disa shkrime të tijat rreth autorëve të njohur shqiptarë.
Njoftimi:
Tiranë/ Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Book”.
Gjatë operacionit u ndalua shtetasi B. F., 43 vjeç, banues në Divjakë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”. Ky shtetas dyshohet se, nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar shumën 23 000 euro nga një 56-vjeçar, banues në Itali, me premtimin se do ti botonte atij një libër me poezi. Gjithashtu, dyshohet se nëpërmjet disa videove personale e ka shantazhuar, duke i kërkuar para për mospublikimin e videove në rrjetet sociale.
Policia e Tiranës falënderon emisionin investigativ “Piranjat” për bashkëpunimin në këtë rast dhe fton mediat dhe publikun që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie. Materialet i kaluan Prokurorisë..Piranjat