Lojërat Olimpike të vitit 2024 u hapën të premten në Paris në një ceremoni spektakolare me mijëra atletë që lundruan përmes varkave përgjatë lumit Seine.
Mediat më të mëdha botërore shkruajnë se gjatë gjithë historisë 128-vjeçare të Olimpiadës, nuk ka patur kurrë një organizim të tillë në një ambient të hapur.
10 500 atletët pjesëmarrës u prezantuan në një mënyrë të veçantë, duke lundruar me varka të “mbuluar” nga flamurët e tyre respektivë përgjatë lumit Seine.
Zakonisht parakalimi i atletëve është bërë brenda një stadiumi, ndërsa në Paris zgjodh që ky spektakël të mbahet në ujërat e lumit simbol të qytetit.
Rreth 10,500 atletë lundruan në një flotë prej 94 varkash dhe përshkuan 94 milje duke përshëndetur të gjithë spektatorët e pranishëm.
Ceremonia nisi me një një video të legjendës së futbollit Zinedine Zidane dhe një mirëseardhje të shkurtër nga presidenti francez Emmanuel Macron.
Fishekzjaret dhe spektakli me balona, por dhe performanca e yjeve të muzikës botërore si Lady Gaga dhe Celine Dion nuk munguan në ceremoninë madhështore.
Gjatë ceremonisë pati rreshje shiu të cilët e vështirësuan pak punën e organizatorëve francezë të cilët zgjodhën ta zhvillonin hapjen e Olimpiadës në ambient të hapur.
Shqipëria do të përfaqësohet nga 8 sportistë. Vendi jonë, merr pjesë në Olimpiadë, për herë të 10-të.
10 mijë e 714 sportistë nga 206 shtete që do të garojnë në Olimpiadë nga data 26 korrik deri më 11 gusht.