Ballina Bota VIDEO/ Tronditet Amerika, qëllohet me armë ish-presidenti Donald Trump

VIDEO/ Tronditet Amerika, qëllohet me armë ish-presidenti Donald Trump

Krisma në mitingun elektoral të kandidatit presidencial amerikan, Donald Trump në Pensilvani.

Në pamje shihet Trump i gjakosur në vesh.

Gjithsesi ai përshëndeti të pranishmit për të treguar se është mirë, duke ngritur grushtin.

Duket se Donald Trump u plagos në vesh, por informacionet mbeten të pakonfirmuara.

Trump u largua nga shërbimet e sigurisë me shpejtësi nga skena.

Sipas raportimeve janë dëgjuar zhurma të shtënash me armë para se Trump të ulte kokën.

Më pas ai është marrë nga efektivët e Shërbimit Sekret dhe është larguar nga podiumi.

Ish-presidenti Donald Trump është i sigurt pas një incidenti në tubimin e tij.

Këtë e bëri të ditur Anthony Guglielmi, shefi i komunikimit i Shërbimit Sekret të SHBA-së.

“Një incident ndodhi mbrëmjen e 13 korrikut në një tubim të Trumpit në Pensilvani. Shërbimi Sekret ka zbatuar masat mbrojtëse dhe ish-presidenti është i sigurt. Ky është tani një hetim aktiv i Shërbimit Sekret dhe informacione të mëtejshme do të publikohen kur të jenë të disponueshme, “tha Guglielmi në një deklaratë.