Autoritetet e Kosovës kanë arrestuar pesë persona të dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile. Operacioni është zhvilluar mëngjesin e kësaj të shtune në qytetin juglindor të Gjilanit.
Te arrestuarit dyshohet se ishin përfshirë në vrasjen e plagosjen e civilëve në fshatrat Llovcë, Pogragjë dhe Uglar në prill të vitit 1999.
Prokuroria i akuzoi ata edhe për “rrëmbim, përdhunim, rrahje, troturim fizik të civilëve, si dhe për plaçkitje, shkatërrim dhe djegie të pronave të shqiptarëve.
Pretendimet e prokurorisë janë mohuar nga zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, e cila në një reagim tha se të arrestuarit janë njerëz “të cilët kanë jetuar paqësisht për vite me radhe”.