Ballina Bota E pazakontë në Francë! Anestezisti vriste pacientët për t’u hakmarrë ndaj kolegëve

E pazakontë në Francë! Anestezisti vriste pacientët për t’u hakmarrë ndaj kolegëve

Një ish-anestezist nga Besançon e Francës po përballet me akuza penale për helmimin e 30 pacientëve, 12 prej të cilëve vdiqën gjatë operacioneve.

Frenique Pessier, 52 vjeç rrezikon burgim të përjetshëm.

Rasti doli në dritë kur një anestezist në një nga klinikat e qytetit informoi autoritetet për tre arreste kardiake “të pashpjegueshme” të pacientëve gjatë operacioneve.

Besohet se midis 10 tetorit 2008 dhe 20 janarit 2017, Pessier kontaminoi serumin e pacientëve në dy klinika private në Besançon për t’i shkaktuar atyre arrest kardiak dhe për t’i ringjallur, duke demonstruar kështu aftësitë e tij.

Në të njëjtën kohë, ai donte të prishte reputacionin e kolegëve të tij me të cilët kishte konflikte.

“Rasti është “i paprecedentë” dhe “nuk po flasim për një rast eutanazie”, tha prokurori Etienne Mandeau.

“Është diçka unike” sepse “qëllimi nuk ishte të lehtësoheshin pacientët që vuanin. Po flasim për njerëz që në shumicën e rasteve ishin në gjendje të mirë dhe do t’i nënshtroheshin operacioneve të vogla” dhe për këtë arsye “jeta e tyre nuk ishte në rrezik”, shtoi ai.

Një dimension tjetër është se objektivi i të pandehurit nuk ishin vetë pacientët, por mjekët me të cilët Pessier kishte mosmarrëveshje, sqaroi prokurori.

Gjatë hetimeve shumëvjeçare, Pessier-it iu ndalua të punonte si anestezist dhe u urdhërua të largohej nga Besançon./vizionplus.tv