Ballina Aktualitet EMRAT/ Babai i vrau nënën më sëpatë, djali e hodhi nga shkallët!...

EMRAT/ Babai i vrau nënën më sëpatë, djali e hodhi nga shkallët! Si ndodhi tragjedia me dy viktima në Konispol

Një krim i dyfishtë brenda familjes ka tronditur mëngjesin e kësaj të marte Konspolin e Sarandës.

Pas një sherri të çastit burri ka marrë sëpatën dhe ka qëlluar për vdekje gruan e tij.

Sipas policisë, Huso Islamaj e ka goditur me sëpatë disa herë gruan e tij Shano Islamaj ku kjo e fundit ka ndërruar jetë menjëherë.

Pas çaste më pas, 69-vjeçari është konfliktuar me djalin e tij, Klementin Islamaj 40-vjeç.

Ky i fundit gjatë përleshjes me të atin e ka shtyrë këtë të fundit nga shkallët. Për pasojë Huso Islamaj ka gjetur vdekjen gjithashtu në banesën e tyre.

Policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka nisur hetimet. Blutë kanë arrestuar djalit e dy viktimave, teksa po verifikohen motivet e krimit të rëndë.

Hetimet po drejtohen nga Prokuroria, ku ende nuk dihet se çfarë akuze do të ngrihet për 40-vjeçarin Klementin Islamaj, nëse do të jetë akuza për vrasje me dashje apo aksidentale./vizionplus.tv