Imami Zekirija Qazimi i dënuar me dhjetë vjet burgim në vitin 2016 për rekrutimin e të rinjve në organizatat terroriste që luftojnë në Lindjen e Mesme, me të shkelë jashtë burgut ka fyer ata që, sipas tij, po u pengon feja islame, raporton gazeta Paparaci.
I akuzuari për dy vepra penale për rekrutim për terrorizëm dhe nxitje të urrejtjes, përçarjes dhe mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, ka cituar ajete kuranore duke thënë “cofni ju të gjithë që ju pengon islami, cofni”.
Qazimi, që ishte imam në xhaminë “El Kuddus” në Gjilan kishte ligjërata edhe në kanalin Youtube. Në ligjëratat e tij në “YouTube” kishte thënë se “pija më e mirë për myslimanin është gjaku i jobesimtarit”.
Ndërkaq, pas daljes nga burgu i rrethuar nga disa persona, duke cituar ajetet, ka thënë se “ata të cilët nuk janë besimtarë janë kafshë”.
“Cofni ju të gjithë që ju pengon islami, cofni. Ajeti thotë vdisni, por na e kemi në gjuhë shqipe për kafshët. Se ata të cilët nuk janë besimtarë janë kafshë. Ata janë më të humbur se kafshët. Se kafshët i nënshtrohen Allahut”, ka thënë ai pas daljes nga burgu.
“Jeta në këtë dynja është jetë e provimeve nuk është jeta e kënaqësive dhe begative. Nuk duhet me u mashtrue në provim me u marrë me gjana të tjera. Në provim duhet me u marrë se qysh me kalu provimin, shpërblimet kanë me kanë në ahiret”, ka thënë veç të tjerash ai.
Ai, bashkë me 6 persona të tjerë konsiderohen si ura kryesore që lidhte kosovarët me organizatat terroriste në Siri e Irak. Veprat penale për të cilat është akuzuar ai ka qenë rekrutim për terrorizëm, nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.
Përpos predikimeve radikale në xhaminë “El-Kuddus”, në Gjilan, Zekirija Qazimi, llogaritet të ketë qenë personi kryesori i cili i niste të rinjtë kosovar drejt organizatës ISIS.
Krejt kjo u zbulua nëpërmjet mesazheve telefonike, të cilat ai i shkëmbeu me bashkëpunëtorët e tij në “krim” dhe njerëzit që ishin të interesuar për të luftuar në Siri.
Kjo zgjati plotë dy vite, deri në momentin që ai u arrestua në vitin 2015. E krejt këto punë, imami i akuzuar për terrorizëm, nuk i kryente i vetëm.
Ilir Berisha, Burim Ballazhi, Jetmir Kyqyku, Sadat Topojani, Ilir Krraba e Liridon Kabashi ishin vetëm disa nga bashkëpunëtorët e tij, të gjithë këta ishin arrestuar bashkë me imamin Qazimi, në gusht të vitit 2015.
Prokuroria kishte dëshmi se imami Qazimi dhe ata nga Shqipëria e Maqedonia kishin bashkëpunuar edhe në veprimtarinë e tyre kriminale, për të nxitur të rinjtë për që të nisën për xhihad.
Zekirija Qazimi, i lindur në vitin 1980, përpos që kishte dërguar një numër të konsiderueshëm te të rinjve përkrah organizatave terroriste, ai dyshohet se gjatë vitit 2014 kishte shkuar edhe vetë në Siri dhe Irak. VIDEO