Ballina Bota “Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër! “Gabimi” që shpëtoi 10 persona, ngatërruan portën dhe...

“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër! “Gabimi” që shpëtoi 10 persona, ngatërruan portën dhe nuk hipën kurrë në avionin që u rrëzua

“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”, thotë një shprehje shqiptare, por mesa duket zë vend edhe për vende të tjera të botës.

Një ditë më parë përplasja e një avioni në Brazil shkaktoi vdekjen e 62 personave në bord, mes tyre dhe një fëmijë i mitur.

Por bilanci mund të kishte qenë edhe më i rëndë, por ngatërresa e dyerve në aeroport dhe vonesat bënë që 10 persona të shpëtonin dhe të mos hipnin në atë avion.

Mediat raportojnë se fillimisht pasagjerat që nuk mundë të hipnin në fluturimin Voepass, u mërzitën por pas tragjedisë kanë kuptuar se sa me fat kanë qenë.

Ekipet braziliane të mbrojtjes civile punuan gjatë natës së premte deri të shtunën për të nxjerrë trupat e pasagjerëve nga rrënojat e aeroplanit.

Të paktën 21 trupa u gjetën të shtunën në mëngjes, tha qeveria e Sao Paulos dhe dy viktima u identifikuan në vendngjarje. Të gjithë trupat janë dërguar në morgun e Sao Paulos.

Dje, kompania vendase Voepass njoftoi se në aeroplan kishte 57 pasagjerë dhe një ekuipazh prej katër vetash, por sot kompania konfirmoi se kishte edhe një pasagjer më shumë, duke e çuar numrin e viktimave në 62, të gjithë shtetas brazilianë.

Një hetim ka nisur nga Qendra Braziliane e Kërkimit dhe Parandalimit të Aksidenteve Ajrore (Cenipa) për të përcaktuar shkaqet e tragjedisë ajrore. /Vizionplus.tv/