Hezbollahu lëshoi dhjetëra raketa në qytetin Beit Hillel në veri të Izraelit mëngjesin e sotëm.
Sistemi i mbrojtjes raketore të Iron Dome i Izraelit hyri në veprim dhe ushtria pretendoi se kishte kapur shumicën e tyre.
Forcat ajrore izraelite u përgjigjën duke goditur objektivat ushtarake te Hezbollahnë Libanin jugor. Mediat libaneze raportojnë për një sulm ajror izraelit në një termocentral në një vend furnizimi me ujë në qytetin jugor libanez të Taybeh.
Sipas mediave botërore, SHBA dhe Izraeli presin një sulm nga Irani të hënën.
“Ne do të përgjigjemi dhe do të kërkojmë një çmim shumë të lartë për çdo akt agresioni kundër nesh, nga çdo arenë”, tha kryeministri Benjamin Netanyahu në hapje të mbledhjes së qeverisë.
Ndërkohë, SHBA u ka kërkuar qytetarëve të saj që të largohen nga Libani sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi frika për një luftë të përgjakshme në Lindjen e Mesme është në rritje.
Ambasada amerikane deklaroi të shtunën se ata që zgjedhin të qëndrojnë në Liban duhet të përgatitin plane emergjence dhe të jenë të përgatitur të strehohen në vend të sigurta për një periudhë të gjatë kohore.
Ajo shtoi gjithashtu se shumica e linjave ajrore kanë pezulluar fluturimet dhe shumë bileta janë shitur, por opsionet e transportit komercial për t’u larguar nga Libani mbeten gjithsesi të disponueshme.
Ndërkaq vende të tjera si Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Franca dhe Jordania kanë bërë të njëjtën thirrje për qytetarët e tyre të janë në Liban.
Mbretëria e Bashkuar tha se po dërgonte personel shtesë ushtarak, personel konsullor dhe zyrtarë të forcave kufitare për të ndihmuar me çdo evakuim të qytetarëve. Dy anije ushtarake britanike janë tashmë në rajon dhe Forcat Ajrore Mbretërore kanë vënë në gatishmëri helikopterët e transportit.
Tensionet midis Izraelit dhe Iranit fillimisht u përshkallëzuan me vrasjen e 12 fëmijëve dhe adoleshentëve në një sulm në Lartësitë Golan të pushtuara nga Izraeli.
Disa ditë më vonë, komandanti i lartë i Hezbollahut, Fuad Shukr, u vra në një sulm ajror izraelit në Bejrut, të vrarë mbetën gjithashtu edhe katër persona të tjerë përfshirë këtu edhe dy fëmijë.
Por vetëm disa orë më vonë pas kësaj, kreu i Hamasit, Ismail Haniyeh, u vra në Iran, teksa po shkonte për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Iranit, Masoud Pezeshkian.
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë se Izraeli do të vuajë një dëmin të ashpër për këtë vrasje. Kjo rrit edhe frikën se hakmarrja mund të kthehet në një front lufte në Lindjen e Mesme.