Ballina Aktualitet MPB dhe Blerim Sejdiu japin detaje për incidentin në Strimnicë të Tetovës

MPB dhe Blerim Sejdiu japin detaje për incidentin në Strimnicë të Tetovës

MPB jep detaje për plagosjen e sotme në Strimnicë të Tetovës

Sot (30.08.2024) në orën 14:15, O.I. (36) nga fshati Strimnicë, Tetovë, është paraqitur vetë në Stacionin Policor të Grupçinit pasi në një objekt hotelierik në fshatin Strimnicë i ka shkaktuar një plagë me një mjet të mprehtë F.B. (33) nga fshati Strimnicë. F.B. është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas raportit në SPB Tetovë, më parë, rreth orës 13:35, në oborrin e xhamisë në fshatin Strimnicë, F.B. e kishte sulmuar verbalisht B.S. (34), kryetarin e Komunës së Zhelinës, dhe e kishte sulmuar fizikisht I.I., babanë e O.I., pas së cilës kishte ikur. Rreth orës 14:00, sipas raportit, F.B. kishte shkuar në objektin hotelierik ku ndodhej O.I., pas së cilës kishte ndodhur një përleshje dhe O.I. i kishte shkaktuar një plagë F.B., njofton SPB Tetovë.

SPB Tetovë, në koordinim me Prokurorin Publik të Prokurorisë Publike Tetovë, po ndërmerr masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

Të nderuar qytetarë,
Për hirë të qartësimit ndaj opinionit të gjërë dhe duke mos lejuar që të devijohet lajmi i sotëm dhe t’i jepet konotacion tjetër (të pasaktë), dëshiroj që të njoftoj opinionin se sot ishim dëshmitarë të një situate të papritur e të palakmueshe, në fsh.Strimnicë, që në fund (pa prezencën time) më njoftuan se kishte përfunduar me përleshje fizike.

Ju njoftoj se, krejt kjo situatë filloi nga një person i cili ishte i sëmurë psiqik e i cili filloi në mënyrë agresive verbale dhe kërcënuese ndaj meje, duke më kërkuar që t’a punësoj.
Këtë person nuk e njihja, e as që kisha ndonjë problematikë të mëhershme, dhe i cili për shkaqe të problemeve psikologjike paska qenë në spitalin psikiatrik në Bardovcë dhe më herët i dënuar edhe me disa vite burgim, për vepra të kryera penale.
Pra, unë pasi dola nga xhamia në Strimnicë, u gjenda përballë një situate të papritur, të panjohur dhe të paralajmëruar se mund të më ndodhë të përballem me një person i cili mu shfaq para syve duke bërtitur, me tendencë të sulmit eventual.
Më vonë e kuptova, se personi në fjalë paska qenë në izolim nga organet e Bardovcit dhe i lëshuar në mjekim të domosdoshëm shtëpiak dhe nën kujdes prindëror. Pra, një person që më vonë e kuptuam nga policia se paska kryer me dhjetra vepra penale, për përdhunime, akte kriminale, rahje, sulme fizike dhe të ngjajshme.
Falë Zotit, unë personalisht bashkë me tre administratorë të komunës që ishin afër meje, për një moment ishim të rrezikuar nga ky person delikuent, por edhe falë disa dashamirëve (të cilët nuk i njoh dhe të cilët u ndodhën në vend ngjarje) ndërhynë në kohë (mesiguri e njihnin delikuentin), duke tentuar ta qetësojnë këtë të fundit, nuk lejuan që të vijë deri tek ndonjë rast i palakmueshëm apo të ndonjë sulmi fizik eventual ndaj meje apo personelit aministrativ të komunës që u gjendën aty.
Shpreh thellësisht keqardhje, për këtë situatë të papritur që e përjetuam sot, nga një delikent i cili sot duhej të jetë në izolim mjekësor të domosdoshëm, e jo në liri që t’i rrezikojë qytetarët.
Rasti në fjalë është i paraqitur në organet kompetente dhe personi në fjalë është duke u trajtuar në spital dhe ndaj të cilit do të merren masat e nevojshme ligjore./Blerim Sejdiu