Ballina Bota Nëndetësja ruse fundoset në Detin e Zi, reagon Ukraina: Sulmi ynë pati...

Nëndetësja ruse fundoset në Detin e Zi, reagon Ukraina: Sulmi ynë pati sukses

Forcat ukrainase pretenduan se kanë goditur një nëndetëse ruse në portin e Sevastopolit të Detit të Zi, e cila u fundos menjëherë.

Rostov-on-Don, një nëndetëse e flotës ruse të Detit të Zi në portin e Sevastopolit u godit me sukses dhe u fundos menjëherë, sipas deklaratës.

Nëndetësja kishte pësuar më parë dëmtime të konsiderueshme nga një sulm me raketa ukrainase më 13 shtator të vitit që lamë pas.

Një sistem raketor anti-ajror rus S-400 në gadishullin e Krimesë gjithashtu u vu në shënjestër me sukses, pretendoi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në një deklaratë të postuar në Facebook.

Megjithatë Rusia ende nuk i është përgjigjur pretendimeve të forcave ukrainase.

Ukraina mban një qëndrim të vendosur për Krimenë, duke këmbëngulur se gadishulli është pjesë integrale e territorit të saj. Ukraina thotë se Krimea u aneksua ilegalisht nga Rusia në vitin 2014.