Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditu se rruga Prizren-Tetovë do të fillojë shumë shpejt të ndërtohet.
Durimishi, përmes një postimi në facebook njoftoi se sot është nënshkruar kontrata për realizimit të rrugës me gjatësi 20.350km.
Sipas tij, kjo rrugë do të lidhë dy autostrada ndërkombëtare të cilat kalojnë në të dy anët e maleve të Sharrit, dhe lidhja e këtyre dy rrugëve në pikën më të afërt mes tyre.
Ai, po ashtu bëri të ditur se Organi Shqyrtues i Prokurimit e ka kthyer në rivlerësim Lotin 2, gjë për të cilin, Durmishi nuk dha detaje se pse është bërë një gjë e tillë.
Postimi i plotë:
Rruga -̈ po fillon të ndërtohet
Sot janë nënshkruar kontratat për realizimin e Rrugës Prizren-Tetovë, me gjatësi prej 20.350km, përkitazi ndërtimin e Rrugës Prizren-Kufiri me Maqedoninë e Veriut (Tetovë), për Lot 1 në vlerë prej 7,999,999.00 euro, si dhe Lot 3 në vlerë prej 8,346,804.38 euro.
Kjo rrugë i lidhë dy autostrada ndërkombëtare të cilat kalojnë në të dy anët e maleve të Sharrit, dhe lidhja e këtyre dy rrugëve në pikën më të afërt mes tyre, përveç se i afron dy qytetet dhe dy shtetet tona, ajo mundëson edhe hapjen e një korridori të ri rrugor me ndikim ekonomik për të dyja vendet.
OSHP ka kthyer në rivlerësim Lotin 2.