Reshjet e shiut janë shoqëruar me rrufe ditën e sotme në Prevallë, Kosovë.
Bëhet me dije se nga rrufeja është goditur një familje në atë zonë. Rrufeja ka vrarë një grua 64 vjeçare në fshatin turistik në Prevallë të Prizrenit.
Siç shkruajnë mediat kosovare, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, bëri të ditur se viktima është nga Ferizaj.
“Sot rreth orës 12:40 Policia e Kosovës është informuar se në Prevallë disa qytetarë janë goditur nga rrufeja”, tha ai.
Sipas tij, viktima është grua rreth moshës 64 vjeçare nga Ferizaj. Ajo ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Kujtojmë se reshjet e sotme në Prevallë vijnë pas disa ditëve me diell dhe temperatura të larta, të shoqëruara me zjarr që është shpërndarë në disa zona të Prevallës.