Agjentët e Shërbimit Rus të Sigurisë (FSB) arrestuan pak të njohurin ish-marisin amerikan Paul Whelen në hotelin Metropol në Moskë.
Më 28 dhjetor të vitit 2018, amerikan i akuzua se ishte spiun, shkruan agjencia e lajmeve “Reuters”.
Gjatë gjashtë vjetëve të fundit, deri në lirimin e tij të enjten si pjesë e shkëmbimit të të burgosurve, autoritetet ruse kanë refuzuar të lirojnë Whelan ani pse kishin marrëveshje të tjera për lirimin e amerikanëve, përfshirë basketbollisten e njohur Brittney Griner në vitin 2022.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se Whelan, 54-vjeçar, që po vuante dënimin prej 16 vjetësh burgim në një koloni ruse, ishte arrestuar pa faj nga agjentët rusë dhe se ishte cak veç pse ishte amerikan.
Si gazetari Evan Gershkovich dhe amerikanët e tjerë që u mbajtën në Rusi, rasti i Whelan ishte i komplikuar për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve mes Rusisë dhe Amerikës pas fillimit të pushtimit të Ukrainës në vitin 2022 dhe pas sanksioneve perëndimore ndaj Moskës.
Për familjen e tij, Whelan ishte peng në kohën kur presidenti rus Vladimir Putin thoshte se shteti i tij është përfshirë në një përpjekje ekzistenciale për rendin e ri botëror karshi Perëndimit të prirë nga SHBA-ja.
Rasti i tij ka aktivizuar nivelet më të larta të qeverisë amerikane, përfshirë Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili insistonte se akuzat kundër Whelan hapin një dritare të re dhe se Moska po e trajtonte ndryshe nga të arrestuarit tjerë.
Në vitin 2020 nën akuzat për spiunim, Rusia e dënoi me 16 vjet burgim.
Ai u mbajt në një burg në lindje të Moskës, i famshëm që prej periudhës sovjetike.
John Hardie, zëvendësdrejtor i programit rus në Fondacionin për Mbrojtje të Demokracive në Washington, ka thënë se burgosja e Whelan ishte “simptomë” e kthimit të politikave të Luftës së Ftohtë mes Rusisë dhe Perëndimit.
“Është gjendje e marrëdhënieve në të cilat jemi tani. Padyshim se jemi në Luftë të Ftohtë, ose në një garë të madhe të pushtetit”, ka thënë Hardie.
Leon Aron, specialist i politikave të Rusisë, gjithashtu ka parë shenja të Luftës së Ftohtë te qeveria e Putinit.
Sipas tij, Putini ka përdorur taktika sovjetike ndaj disidentëve dhe njerëzve të akuzuar për spiunazh me qëllim që të rriste pazarin në shkëmbimin e të burgosurve.
“Në shumë mënyra, Putini është duke imituar policinë sekrete sovjetike, në të cilën ai mpreh dhëmbët”, thotë ai.